Zyrtari amerikan: Militantët në pozicione për të mbajtur territorin e Irakut
Shkruan: Mark Hosenball
UASHINGTON (Reuters) –
Militantët sunni janë në pozitë të mirë për të mbajtur një sipërfaqe të gjerë të territorit të pushtuar në Irakun verior dhe perëndimor nëse qeveria e Bagdadit nuk ka siguruar mjete fuqishme për kundër-ofensivë, tha të martën, një zyrtar i lartë i zbulimit amerikan.
Shteti Islamik në Irak dhe Levant (ISIL),
i cili mori qytetin kryesor verior, Mosulin, më 10 qershor 2014 dhe që ka
marshuan pothuajse pa kundërshtarë në drejtim të Bagdadit, është suksesi më i
madh në vite, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti sepse
ata ishin duke diskutuar informata të ndjeshme.
Zyrtari tha se ISIL-i rrezikon vetveten
në qoftë se ai zgjerohet shumë shpejt.
Zyrtari tha se ISIL-i ka para dhe armë
pas grabitjeve të pajisjeve ushtarake në Siri dhe Irak dhe rritjen e fondeve
përmes rrëmbimeve, plaçkitjeve, kontrabandës, duke përfshirë vendosjen e një
takse rrugore në Mosul.
Zyrtari tha, megjithatë, raportet e medias që sugjeronin si të diskutueshme të ardhurat e ISIL-it, në të vërtetë, të ardhurat u rritën në qindra miliona dollarë, duke vënë në dukje marrjen e Mosulit arritën në “miliona dollarë.”
ISIL ka përforcuar aftësinë e tij për të
marrë dhe për të mbajtur territorin duke
bërë aleanca të mrekullueshme me krerët lokalë fetarë sunni e fise, dhe me
rekrutimin e njerëzve lokal në radhët e tij, tha zyrtari.
Por disa aleanca lokale mbeten të
brishta. ISIL tashmë ka krijuar një reagim të ashpër në Siri me politikat e
dhunës nganjëherë pa dallim, duke fituar denoncimin e udhëheqjes së mbetur
qendrore të al-Kaidës, e cila ka mohuar ISIL-in dhe që shpalli një grup rival, Xhabhat al Nusrah, si degë e saj zyrtare
siriane.
Grupe të armatosura në të gjithë
Irakun e veriut, të udhëhequr nga ISIL-i i cili kërkon që të asgjësojë shi’itët,
ka lënë qeverinë shi’ite të dominuar në Bagdad duke luftuar për të filluar një
efektiv me kundër-sulm. Ç'është më e rëndësishme, luftëtarët e ISIL-it kanë
marrë përkrahje nga fiset sunnite, që dikur luftuan ashpër kundër tyre, një
shenjë e tjetërsimit të gjerë sunnit nga Bagdad që nga fundi i pushtimit
amerikan.
Agjencitë e inteligjencës amerikane
vlerësojnë se ISIL ka paraqitur një total prej rreth 10.000 luftëtarëve, prej
të cilëve 3.000 deri në 5.000 luftojnë në Irak dhe pjesa tjetër në Siri.
Zyrtarët thanë se ishte e vështirë për të vlerësuar se sa prej luftëtarëve të ISIL-it
aktualisht në Irak janë të huaj.
(Redaktimi i tekstit nga Jason Sszép dhe Grant McCool;
Editimi nga Ken Wills)