Përkujtohet mësuesi i njohur i Kur'anit nga Somalia

Publikuar në Tet. 26, 2017, 2:54 a.m.

Përkujtimet u mbajtën në qytete të ndryshme  nëpër Somali për të shënuar përvjetorin e një prej mësuesve dhe aktivistëve më të shquar të Kur'anit në Somali.

Shejh Abdullah Muhamed, i njohur si Abdullah Xhakaf  vdiq para 9 vitesh.

Ai ishte një figurë shumë e respektuar mes popullit somalez dhe ishte i njohur për devotshmërinë e tij, sjelljet e mira dhe përpjekjet për të promovuar Kur’anin në shoqëri.

I lindur në vitin 1915 në Somalinë qendrore, ai filloi për të mësuar përmendësh Kur'anin në moshë të hershme dhe gjithashtu mësoi shkencat islamike të Sheriatit.

Në moshën 20-vjeçare, ai u bë drejtor i një shkolle të mësimit të Kur'anit në vendlindjen e tij dhe u përpoq në rrugën e shërbimit ndaj Kur'anit deri në ditën e fundit të jetës së tij.

Ai gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në promovimin e paqes dhe miqësisë midis grupeve të ndryshme të njerëzve dhe fiseve në Somali.

Një numër i madh somalezësh që e kanë mësuar Kur’anin përmendësh kanë  diplomuar në shkollën e tij të mësimit të Kur'anit.



Burimi : IQNA