Kenia nderon muslimanin që mbrojti të krishterët në një sulm terrorist
I ndjeri Salah Farah, një musliman nga qyteti i Mandera-s në verilindje të Kenias u nderua pas vdekjes me Urdhërin Luftëtari i Madh nga presidenti i Kenia-s, Uhuru Kenjatta për mbrojtjen e të krishterëve gjatë një sulmi terrorist në një autobus në Mandera.
Unë pas vdekjes e nderoi Salah Farah me “Urdhërin Luftëtari i Madh i Kenia-s”, tha kryetari Uhuru Kenyatta. Ai ishte një musliman i cili u vra duke mbrojtur të krishterët. E nderoj Salah Farah, i cili ishte një mësues, i cili vdiq duke mbrojtur të krishterët gjatë një sulmi nga al-Shabaab .
Kryetari Uhuru Kenjatta ishte duke folur të enjten me rastin e një fjalimi për Ditën e Shtetit, të Kombit.
Salah Farah ishte mësues dhe zëvendësdrejtor i shkollës fillore në Mandera. Në muajin dhjetor të vitit 2015, sipas të mbijetuarëve, Salah Farah u qëllua nga militantët e Al-Shabaab-it pas refuzimit të ndahet nga të krishterët gjatë bastisjes. Ai vdiq më 19 janar 2016.
Në sulme të ngjashme në këtë zonë, militantët kanë vrarë të krishterët dhe kanë kursyer muslimanët. Më 22 nëntor 2015, militantët vranë 28 jomuslimanë, pasi i ndarë ata nga muslimanët gjatë një bastisje në një autobus në Najrobi.
Al-Shabab është një grup terrorist që është një degë e Al Kaidës dhe e ka bazën në Somali.
Burimi : World Bulletin