Kryetari i Gambisë deklaroi se shteti tani është Republikë Islamike
Kryetari i Gambisë, Jahja Xhammeh të premten ka deklaruar shteti më parë ishte laik tani është një Republikë Islamike , një ndryshim që ai tha se është projektuar për të distancuar shtetin e Afrikës Perëndimore më tej nga e kaluara e saj koloniale.
Një vend i vogël, emri i të cilit rrjedh nga lumi nga i cili anijet britanike gjuanin, për t’i zgjeruar kufijt. Gambia tani bashkohet me radhët e republikave tjera islamike si Irani dhe Afganistani.
Në përputhje me identitetin dhe vlerat fetare të vendit, unë e shpalli Gambinë një shtet islamik, tha kryetari, Jahja Xhammeh në televizionin shtetëror. Muslimanët janë shumicë në këtë vend, Gambia nuk mund të përballojë më për të vazhduar trashëgiminë koloniale, shtoi ai, raportoi Agjencia e Lajmeve Reuters.
Popullsia e Gambisë ka rreth 1.8 milionë banorë prej të cilëve 95 për qind janë muslimanë. Ai tha se qytetarë tjerë të besimeve të tjera do të vazhdojnë të lirë për të praktikuar besimin e tyre.
Jahja Xhammeh e tërhoqi Gambijën nga Komonuelthi në vitin 2013, duke e quajtur atë neo-kolonialiste.
Pavarësisht lidhjeve të forta tregtare me Britaninë e Madhe dhe shtetet tjera evropiane, shtetasit e të cilave janë vizitorë të rregulltë në plazhet me rërë të bardhë të Gambisë, kurse marrëdhëniet me Perëndimin janë përkeqësuar në vitet e fundit.
Burimi : IQNA News