Komuniteti Musliman Polak proteston kundër racizmit, terrorizmit

  • None
Publikuar në Dhj. 5, 2015, 1 a.m.

Qindra njerëz protestuan në qytetin polak të Poznanit të dielën kundër terrorizmit dhe racizmit, në një nga demonstratat e para të tilla të organizuara nga udhëheqësit muslimanë në Poloni në këtë vend me shumicë dërmuese katolike, sipas raporteve të medias.

Rreth 300 demonstrues u mblodhën në qendër të qytetit perëndimor të cilët që bartnin parulla ku shkruante Muslimanët kundër terrorizmit dhe Stop racizmit.

Ne dënojmë të gjitha format e terrorizmit dhe shprehim solidaritetin tonë me popullin francez dhe të gjitha viktimat e sulmeve terroriste në mbarë botën, ka thënë Jusuf  Chadid, imami i Poznan-it që organizoi protestën.

Polonia, ku 90 për qind e popullsisë  prej 38 milionë banorë është katolike, vlerësohet të ketë rreth 15.000 deri 25.000 muslimanë.

Ai tha se disa prej polakëve  janë  shumë racist dhe mendojnë se të gjithë muslimanët janë terroristë. Pra, ne po protestojnë sot kundër terrorizmit dhe racizmit, tha ai.

Qeveria e re konservatore e Polonisë ka marrë një qëndrim të ashpër mbi krizën e emigrantëve në Evropë, duke refuzuar të pranojë  refugjatë nën programin e rishpërndarjes të Bashkimit Evropian.