Autoritetet fetare muslimane në Kenia i shpallin luftë ekstremizmit
Afër 300 dijetarë muslimanë dhe imamë nga Somalia, Kenia, Tanzania, Etiopia dhe nga Republikë Demokratike e Kongos kanë lëshuar një Fetva, Vendim, dekret fetar kundër Al Shabaab dhe kundër Doktrinës të saj ekstremiste Vehabiste.
Ata thanë
se tani e tutje do të bashkohemi me qeveritë e tyre përkatëse kundër ekstremizmit,
pasi u kuptuan se idetë ekstremiste duhet të luftohen. Ata paralajmëruan se
radikalizmi kërcënon ekzistencën e shteteve sovrane dhe ekonomitë e tyre.
Pas një konference dy-ditore në Mackinon Road në qytetin Kwale County, autoritetet
fetare thanë se grupet selefiste, të cilave edhe Al Shabaab i takon, janë të
motivuara nga doktrinat Vehabiste dhe e kanë
rrëmbyer Islamin.
Ata u takuan në Qendrën Islamike Al Mahmudijeh nën ombrellën e Konferencës Ndërkombëtare të Sufinjve të dielën dhe të hënën dhe pranuan se edhe pse Sufizmi përkrah tolerancën dhe moderim, ata nënvlerësuan ankesën dhe përcaktimin e doktrinave si vehabiste dhe grupe selefiste.
Në një deklaratë, autoritetet fetare thane se Islami nuk e mbështet dhunën, vrasjen dhe shkatërrimin apo dëbimin e muslimanëve dhe jomuslimanëve, madje edhe kur ka një diferencë të interpretimit fetar.
Studiuesi amerikan me prejardhje nga Somalia, Muhammed Ilmi, u bëri thirrje muslimanëve në rajon të punojnë me qeveritë e tyre për të mposhtur Al Shabaab-in dhe ekstremistët e tjerë.
Islami është krejtësisht kundër ekstremizmit dhe terrorizmit dhe ne jemi mbledhur këtu që të hartojmë rrugën përpara në çmontimin dhe shkatërrimin e të gjitha ideve ekstremite që propagandohen nga grupet që pretendojnë që po luftojnë në emër të Islamit, tha Dr. Muhammed Ilmi.
Ai tha se konferenca ka vendosur për të përhapur Tolerancën dhe bashkëekzistencën midis ndjekësve të Islamit dhe Krishterimit.
Burimi : Standard Media