Palestina dhe rëndësia e saj sipas Sejid Ali Khameneit (6)
1- Fuqia e popullit
Arroganca kolonializuese nuk e di se ka një fuqi përtej fuqisë së armëve të tyre. Është fuqia e popujve. Nëse njerëzit besojnë te parimet dhe vlerat e vwrteta me vendosmëri të patundur, atwherw asnjë fuqi, qoftë edhe fuqia atomike, nuk do të arrijw t'i mposhtë ata. Shtypësit nënvlerësojnë fuqinë e popujve dhe fuqinë e Allahut të Plotfuqishëm, që qëndron para vullnetit, vendosmërisë dhe iniciativave të popujve. Në ajetin 20 të sures “Isra” Allahu thotë: “Ne i mbështesim të gjithë edhe këta, edhe ata. Dhuratat e Zotit tënd nuk i mohohen askujt.” Çdo grup që punon për qëllimet në të cilat beson do të ndihmohet dhe përkrahet nga Allahu i Plotfuqishëm. Nëse një grup beson në Allahun, përballja me të dhe mposhtja e tij do të jetë dhjetë herë më e vështirë.
2- Lufta heroike e popullit palestinez
Lufta që filloi populli palestinez, nuk është luftë e një ushtrie kundër një ushtrie tjetër, për të thënë se sa tanke ka kjo dhe sa tanke ka ajo tjetra. Është një luftë e trupave dhe e shpirtrave të njerëzve, që nuk i frikësohen vdekjes. Çdo i ri sakrifikon e i del përballë regjimit pushtues, e kërcënon po aq sa një ushtri e tërë. Ata që nuk mund t'i përgjigjen këtij të riu me tanke, raketa, avionë dhe helikopterë “Apaçi”. Edhe një individ i vetëm, që nuk i frikësohet vdekjes dhe përgatitet të sakrifikojë për hir të Allahut dhe të detyrës, ai përfaqëson rrezikun më të madh për padronët e padrejtë të botës. Ky shpirt i martirizimit nuk është rezultat i ndjenjave dhe emocioneve, por është rezultat i besimit në Islam, në jetën pas vdekjes në Ditën e Gjykimit. Kudo që ekziston Islami në kuptimin e tij të vërtetë, ky rrezik për arrogancën është i pranishëm. Arroganca është e detyruar të luftojë për dominim mbi Palestinën. Lufta me Islamin do të thotë luftë kundër botës islame. Dhe është një luftë që nuk ka rezultat. E vërteta e çështjes është se sionistët dëbuan dhe shpërngulën një popull nga vatrat dhe jetët e tyre. Dhe ky popull ka të drejtë të kthehet e të rifitojë vatrat e tij dhe të kthehet në vatrat e tij. Është një luftë e vërtetë. Dhe Amerika e quan terrorizëm, por arrogancën e sionistëve kundër muxhahidëve palestinezë nuk e quan terrorizëm!
Populli palestinez është sot një popull i shtypur, por shumë i guximshëm, pavarësisht nga shtypja. Ai e meriton të quhet Populli heroik palestinez. Palestinezët janë një popull që reziston i vetëm ndaj pushtuesit sionist. Arroganca globale, e armatosur me të gjitha armët e vrasjes dhe të shtypjes janë bwrw të paafta përballë këtij populli heroik.
3- Boshti kryesor i luftës kundër regjimit sionist
Vija e përgjithshme e luftës kundër regjimit uzurpues sionist duhet të jetë izolimi i tij brenda kufijve të territoreve të pushtuara, kufizimi i frymëmarrjes së tij ekonomike dhe politike, shkëputja e lidhjeve të tij me mjedisin përreth, vazhdimi i rezistencës dhe i luftës që populli i Palestinës po bën brenda vendit të tij dhe ofrimi i të gjitha formave të ndihmës për këtë popull deri në arritjen e fitores përfundimtare.
4- Modeli i muxhahidinëve palestinezë
Palestina është pushtuar më se shtatëdhjetë vjet më parë. Palestina pati rininë e saj edhe shtatëdhjetë vjet më parë. Ky i ri palestinez që hyn pa frikë në fushën e betejës, kush e mësoi atë dhe cili është modeli i tij? Modeli i tij është besimtari i ri, muxhahid, besnik në Liban. Në demonstratat që zhvillohen në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të lumit Jordan - që janë zonat e banuara nga palestinezët - ata ngrenë fotografi të liderit të Hizbollahut në Liban, Sejid Hasan Nasrallah. Ata ngrenë flamurin e Hizbollahut libanez mbi kupolën e xhamisë Al Aksa. Sigurisht, sionistët nuk e lejuan Flamurin të qëndronte atje, por, gjithsesi u vendos te kupola e Xhamisë Al Aksa. Dhe kështu i riu u bë model për të rinjtë palestinezë. Televizioni Al Manar, i lidhur me Hizbollahun, regjistron numrin më të madh të shikuesve brenda territoreve të pushtuara të Palestinës, të cilët jo vetëm i ndjekin programet e tij, por pinë prej tij si i eturi, sikur të jetë ujë i pastër dhe shërues.
5- Xhihadi është detyrë e Bashkësisë Islame
Të gjithë juristët thonë: Nëse armiku pushton një vend mysliman dhe kërcënon entitetin islam në një vend mysliman, atëherë është detyrë e të gjithë myslimanëve që të luftojnë kundër armikut në kuadër të një xhihadi të madh e gjithëpërfshirës, ta dëbojnë atë dhe ta dënojnë atë. Ymeti Islam duhet të kthehet te vetvetja dhe të zgjohet. Përgjumja e tij është fatkeqësia më e madhe që u ka rënë myslimanëve në kohët e sotme.
Asnjë mysliman nuk e vë në dyshim vendimin e zbatueshëm për çështjen palestineze. Është një çështje e përmendur në të gjithë librat e jurisprudencës islame që trajtojnë temën e xhihadit. Nëse jobesimtarët do të vinin dhe do të pushtonin ose do të rrethonin një vend mysliman, asnjë nga juristët e hershëm apo të sotëm myslimanë nuk do të hezitonte të merrte parasysh detyrimin specifik të xhihadit. Të gjitha shkollat (medhhebet) e mendimit islam njëmendësohen për këtë kuptim. Xhihadi fillestar është një detyrë e mjaftueshme, por në raste të tjera, xhihadi mbrojtës, i cili është forma më e dukshme e mbrojtjes, është detyrë personale.
6- Kryengritja e Xhamisë Al Aksa
Kryengritja e parë u ndal nën ndikimin e sugjerimeve të sionistëve dhe mbrojtësve të tyre, premtimeve se palestinezët do të merrnin privilegje me mjete paqësore dhe presioneve të Amerikës dhe Perëndimit. Kalimi i dhjetë viteve nga ajo datë vërtetoi se të gjitha përpjekjet e mbrojtësve të sionizmit në botë kishin për qëllim shpëtimin e regjimit izraelit nga presionet e xhihadit, të kryer nga myslimanët dhe se ajo që ata u premtuan negociatorëve palestinezë nuk ishte asgjë, veçse një mirazh, një iluzion. Kryengritja e Xhamisë Al Aksa është fillimi i një zhvillimi të madh në luftën e popullit palestinez.
Qëndresa palestineze ka provuar shtigje plot kthesa, ka kaluar nëpër lloj-lloj makinacionesh dhe sfidash të vështira dhe veshët e saj janë mbushur me shingrellimat e armëve dhe zhurmën e avionëve dhe të artilerisë armike. Sot e ka kuptuar shumë mirë se e vetmja mënyrë për t'u çliruar nga kthetrat e kriminelëve dhe mbështetësve të tyre është xhihadi, rezistenca e vazhdueshme dhe opinioni publik islam që e pranon dhe e përkrah këtë strategji.
Boshti kryesor i Kryengritjes (Intifadës) Al Aksa është Jerusalemi. Pra, shkëndija që çoi në shpërthimin e zemërimit të popullit palestinez ishte fyerja e xhamisë Al Aksa nga sionistët. Për të ruajtur një nga vendet më të shenjta për myslimanët, populli palestinez doli në skenë dhe me vetëmohimin dhe sakrificën e tij ndezi pishtarët e shenjtë të rezistencës dhe të luftës kundër pushtuesit sionist. Konteksti i dorëzimit - dhe projekti i Oslos në veçanti çoi në ndarje midis palestinezëve. Por Kryengritja e bekuar qe rivendosja e unitetin kombëtar në arenën palestineze. Në këtë luftë morën pjesë të gjitha segmentet e popullit. Rrymat islame dhe kombëtare u rreshtuan përkrah njëra-tjetrës.
7- Faktori i rilindjes palestineze (Kryengritja e Xhamisë Al Aksa)
Nuk është Republika Islamike apo populli i Libanit që çoi në revolucionin palestinez. Faktori i revolucionit palestinez janë vetë palestinezët. Arsyeja e rilindjes dhe e kryengritjes palestineze është dhimbja dhe shqetësimet e akumuluara te brezi i ri, që sot ka hyrë në arenë me shpresë dhe gjallëri.
Populli iranian i admiron, i bekon dhe i konsideron si vetat e tyre popullin palestinez. Palestina është pjesë e trupit të Islamit dhe populli iranian ndien lidhje vëllazërie dhe gjaku me rininë palestineze dhe me popullin palestinez. Këta të rinj janë ata që bëjnë kryengritje.
8- Palestina është boshti i zgjimit islam
Rilindja Islame, ose, të themi Zgjimi Islamik u shfaq me forcë të plotë në rajon dhe në botën islame pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran dhe lëvizjes së Imam Khomeinit (Zoti qoftë i kënaqur me të!). Boshti kryesor i kësaj rilindjeje dhe i kryengritjeve është çështja palestineze. Kryengritja Al Aksa mundi të tërhiqte të gjithë popujt myslimanë dhe arabë në arenë, madje edhe jashtë kufijve gjeografikë të Palestinës dhe jashtë fushëveprimit të popullit palestinez.
Demonstratat milionëshe të popujve myslimanë të botës islame - nga Perëndimi në Lindje për të shpallur mbrojtjen dhe përkrahjen e tyre për Intifadën e Xhamisë Al Aksa, dëshmuan se populli palestinez mund të mbështetet në ndihmën e tyre. Njëherësh ato luajtën rol të dukshëm për unitetin mes myslimanëve.
Ditën kur u formua Rezistenca Islame në Liban me përpjekjet e burrave heroikë libanezë dhe me rekomandimin dhe mbështetjen e Imam Khomeinit, Izraeli po pushtonte Bejrutin, kryeqytetin e Libanit dhe po kontrollonte aftësitë politike të këtij vendi. Kur Rezistenca Islamike në atë kohë hodhi sloganin "Marsho, marsho, marsho drejt Jerusalemit", disa injorantë i përshkruan ata si mendjelehtë dhe shtruan pyetjen: A është e mundur të marshosh drejt Jerusalemit kur ju, libanezët, nuk jeni në gjendje të hyni në kryeqytetin tuaj? Që nga ajo datë deri në fitoren historike të rezistencës islame mbi Izraelin kanë kaluar vetëm 18 vjet dhe 18 vjet nuk janë një kohë e gjatë në historinë e luftës së popujve.
9- Rezistenca është kusht për çlirimin
Kryengritja e Xhamisë Al Aksa qe një kryengritje popullore që vërtetoi se palestinezët kishin hequr dorë nga të gjitha metodat e dorëzimit dhe zbuluan se fitorja varej vetëm nga rezistenca. Rezistenca - si një model i suksesshëm para syve të Ymetit Islam - mundi për herë të parë të çlironte territoret e pushtuara pa i dhënë asnjë privilegj Izraelit dhe pengoi regjimin sionist të arrinte dëshirën e tij për të ngritur flamurin e tij në tokën e kryeqytetit të këtij vendi arab, pra, të Libanit.
Në Camp David, kushti për tërheqjen e Izraelit ishte që ushtria egjiptiane të mos shkonte në veri të Sinait. Por në Libanin jugor, Izraeli ishte i shqetësuar për forcën e rezistencës islamike dhe kërkoi me lutje që ushtria libaneze të dërgohej në kufi, mes Palestinës dhe Libanit. Kjo do të thotë se Rezistenca islamike ishte në gjendje të rivendoste plotësisht sovranitetin kombëtar libanez në Libanin Jugor dhe pjesën tjetër të territoreve të pushtuara.
Palestina Dhe Rëndësia E Saj Sipas Sejid Ali Khameneit (5)
1- Truku i paqes Truku i sotëm i sionistëve dhe i mbrojtësve të tyre - ...
Palestina Dhe Rëndësia E Saj Sipas Sejid Ali Khameneit (4)
1- Zgjidhja diplomatike e çështjes palestineze Për problemin e vështirë palestinez, gjithmonë propozohen dy lloje ...
Palestina Dhe Rëndësia E Saj Sipas Sejid Ali Khameneit (3)
1- Rezultati i përçarjes në bashkësinë Islame Nëse myslimanët do të ishin sot të bashkuar ...
Palestina Dhe Rëndësia E Saj Sipas Sejid Ali Khameneit (2)
1- Rëndësia e çështjes palestineze Nuk ka dyshim se sot, në jetën e myslimanëve dhe ...
Palestina Dhe Rëndësia E Saj Sipas Sejid Ali Khameneit (1)
1- Si u uzurpua Palestina? Në kuadrin e një procesi historik që përfshinte dhjetëra iniciativa ...