Izrael

Izraeli goditi Rripin e Gazës me tank: 2 të vdekur

Si rezultat i zjarrit të hapur me tank nga Izraeli në Rripin e Gazës, humbën jetën dy palestinezë.

Duke folur për Sputnik, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetit të Gazës, Eshraf al Kidra tha se në zjarrin e hapur nga tanket izraelite në Rripin e Gazës, është marrë në shënjestër kulla e vrojtimit në lindje të Portës Kufitare Refah.

Kidra i cili tha se objekti i përkiste krahut të armatosur të Hamasit, njoftoi se si rezultat i këtij sulmi, humbën jetën 2 palestinezë.

Ndërsa në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite, u njoftua se sulmi me tank është bërë për shkak se është zbuluar se palestinezët kanë vendosur eksploziv në kufi.

Burimi: Sputnik News