Izraeli fillon të vendos barriera në kufirin detar të Rripit të Gazës
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar se kanë filluar të vendosen barriera në kufirin detar me Rripin e Gazës dhe se planifikohet se këto punë të përfundojnë deri në fund të vitit.
Lidhur me këtë çështje, ministri i mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Lieberman u shpreh: “Bëhet fjalë për ndërtimin e një strukture bllokuese të paparë në botë, e cila pengon në mënyrë efektive mundësinë e depërtimit në tokën izraelite përmes shiritit bregdetar.”
Lieberman gjithashtu vuri në dukje se ndërtimi i barrierës do të prishë planet e lëvizjes Hamas e cila është në pushtet në Rripin e Gazës dhe do të bëjë ‘armën strategjike’ të padobishme.
Ministria e Mbrojtjes izraelite thotë se vendimi për ndërtimin e barrierës është marrë pas operacionit të zhvilluar kundër militantëve në Rripin e Gazës në vitin 2014.
Thuhet se valëpritësi me gurë i mbuluar me tela me gjemba në pjesën e sipërme, është projektuar për të mbrojtur Izraelin nga sulmi i ushtarëve detar palestinez, të cilët më parë kishin tentuar të depërtojnë përmes kufirit detar.
Burimi: Sputnik News