Spor

Trajneri francez i futbollit e pranoi Islamin

François Bracci e pranoi fenë Islame
François Bracci e pranoi fenë Islame

  Një trajner i famshëm i futbollit francez dhe ish-futbollist ndërkombëtar i Francës ka përqafuar Islamin.


   François Bracci, i cili aktualisht është trajner algjerian në Ligën e Parë, në klubin futbollit Laghouat Club, njoftoi zyrtarisht për pranimin e fesë Islame, raportoi të dielen website reflexiondz.


     Bracci ka stërviur ekipet e futbollit në disa shtete të Afrikës Veriore, në Marok, Tunizi dhe Algjeri që nga viti 2003.   

   

    François Bracci,  63-vjeçar, thotë se ai  e ka studiuar Islamin dhe mësimet e tij gjatë këtyre viteve në  tri shtete muslimane dhe pasi gjerësisht ka studiuar për fenë e ka përqafuar Islamin.
     Bracci njoftoi  se e ka pranuar fenë Islame në Xhaminë e Imam Husejnit, në qytetin Laghouat, rreth  400 km. në jug të kryeqytetit Algjer.

 

   Para tij, Kasr el-Hiran, menaxher i krishter i ekipit futbollistik Shahab të Algjerisë e kishte pranuar fenë Islame.