Liban

Enis Nakash: Nëse Izraeli hyn në front nuk do të largohet aksi i Rezistencës

Unë gjithmonë e bëj këtë thirrje.Që nga 5 vite duke e përgojuar tërheqjen e Amerikës nga regjioni, bënim thirrje për formimin e një rrjeti, për shpërndarjen apo së paku për një dialog. Ende po e bëjmë. Formimi i një rrjeti, punët adekuate do t`i parandalojnë konfrontimet brenda jush. Sikurse ndërmjet shteteve, një rrjet mund ta themeloni edhe brenda shtetit.

Moderatori: Përshëndetje të gjithëve nga Shami. Sot i kemi shumë kryetituj. Duke filluar nga Shami, duke i shikuar ndodhitë nga Irani në shtetet e Gjirit, do të flasim për Turqinë dhe periudhën që po e jeton dhe për Jordaninë. Më pastaj do ta diskutojmë Izraelin që u detyrua të marrë pjesë në këtë periudhë dhe për zhvillimet e tjera. Kemi shumë gjëra për të pyetur lidhur me këta kryetituj. Regjioni drejtë ku po rrokulliset? Misafiri i nderuar në studio është ztr. Enis Nakash, kordinator i Këshillit për Siguri dhe Strategji. Mirë se erdhët.

Enis Nakash: Ehlen ve Sehlen. 

Moderatori: Skena mori një gjendje amullie. Kemi vështirësi në ta ndarë në pjesë. Shtetet e Gjirit, i tërhoqën ambasadorët e tyre nga Katari. Izraeli, haptazi mori pjesë pranë grupeve të armatosura. Çka thoni?

Enis Nakash: Amulli nuk ka në realitet. Janë të logjikshme edhe reflektimet e ngjarjeve. Media globale e ka kthyer fytyrën drejtë Ukrainës. Gjersa ngjarja e sotshme është tërheqja e ambasadorëve nga Katari. Nëse i përshtatet, janë në një garë me qëllimin që të marrin pjesë në faqen e parë. Arsyeja që flenë prapa gjithë këtyre zhvillimeve është mundimi që të riformohen balancet. P.sh. shohim shtete regjionale që mundohen ta plotësojnë boshllëkun e formuar në vendet që një fuqi e madhe i humbi. Jemi dëshmitarë të një lëvizjeje. Njerëzit me këtë lëvizje mbase është e re nuk janë të mësuar. Themelimi i balanceve të reja gjersa në disa vende bëhet me dhunë në disa të tjera po bëhemi dëshmitarë të lëvizjeve ekonomike-politike. Fatkeqësisht lëvizja në regjionin tonë është duke u përjetuar dhunshëm; Iraku, Siria, Jemeni, Libia, Egjipti etj. Në regjionet tjera, p.sh. në Europë dhe në Ukrainë grada e dhunës është më e ulët. Së bashku me këtë shohim se disa shtete mundohen ta plotësojnë boshllëkun, të marrin pjesën e vetë dhe të forcohen. Rusia kërkon t`i dalë zot popullit të vetë dhe ta mbrojë federatën.

Gjersa perëndimi me qëllimin e të hyrit në republikat rreth federatës, është në favor të copëtimit të federatës me qëllimin e dobësimit të Rusisë. Gjersa shtetet e Gjirit shohin se u janë dobësuar aleatët real, kanë filluar të tërhiqen nga regjioni dhe kanë filluar të bëjnë marrëveshje me Iranin me gjithë dhjetëra kërcënimet që ia bëri Sirisë. Duke u prishur balancet zotëron një frikë në shtetet e Gjirit. Kuptojnë se duke filluar ta zhvillojnë një politikë nuk po mund të bashkohen rreth ndonjë programi të ri. Doli prushi nën hi me tërheqjen e ambasadorëve. Të gjithë këto janë të lidhura me disbalancet ndërkombëtare.

Në pjesën hyrëse bëhet fjalë prej “Networking” (themelimi i rrjetit). Unë gjithmonë e bëj këtë thirrje. Që nga 5 vite, duke e përgojuar tërheqjen e Amerikës nga regjioni bënim thirrje për themelimin e një rrjeti, shpërndarjen dhe së paku për një dialog. Ende e bëjmë këtë. Themelimi i një rrjeti bashkëpunimi do t`i parandalojnë konfrontimet mes jush. Si ndërmjet shteteve mund ta formoni një rrjet edhe brenda shtetit. Sot nuk ekziston ndonjë shtet që është larg nga kjo rrethanë krize. Gjersa edhe Turqia nuk mundi t`i shpëtojë kësaj krize që mendonte që do të mund të lozte si të dojë me shtetet e regjionit. Edhe nëse nuk ekziston ndonjë krizë e dhunëshme nëse do të plasë dosja kurde, kjo krizë do të bëhet e dhunëshme. Së bashku me krizën ekonomike marrëzia e korrupsionit e kërcënon partinë në pushtet. Iraku dhe Siria çdo ditë kërcasin. Nuk ka stabilitet në Egjipt. Së bashku me aktet e terroristëve në Egjipt ka krizë ekonomike. Nëse nuk do të shpejtojnë që t`i dalin përpara kësaj krize sa të dojë Egjipti të thotë se “unë jam shteti më i fortë arab” Nuk do të mund ta fitojë jo vetëm rolin nacionalist por edhe qeverisjen stabile.

Si përfundim në vend të themelimit të një rrjeti zgjodhën konfrontimin. Nëse do të vazhdojë konfrontimi të gjithë do të humbasin. Si e pashmangshme, edhe nëse të gjithë do të dalin humbës, do të jetë një palë që do të fitojë mbase është e fortë. Duke e përfshirë edhe Turqinë, mund ta përjetojmë skenën e pas Luftës së Parë Botërore. Duke menduar se bëmë revolucion, u konfrontuam, luftuam, mund të përçahemi dhe mund të fitojë perëndimi.

Moderatori: Tani sa jeni edhe ju këtu dua të ju pyes për këta kryetituj të rëndësishëm. Dua t`ia filloj nga hapësira ajrore ushtarake e Sirisë. Si e shihni hapësirën ushtarake? A ka përparime? 

Enis Nakash: Paraprakisht çështjes siriane muaj më parë iu bashkangjit edhe një faktor tjetër. Të gjithë e pranuan se nuk e zotërojë forcën e zgjidhjes ushtarake dhe se zgjidhja duhet të jetë politike. Nga ana tjetër mund të themi se ushtria siriane e mori iniciativën në dorë sërish. E forcoi veten dhe i shpëtoi shumë zona. Sot, nëse i shikojmë lëvizjet ushtarake në dorë i kemi tre kryetituj. Më e rëndësishmja dhe e para kompromiset. Kompromiset, ia bashkërenduan racionalitetin sërish rrugëve. Njerëzit që e kuptuan se kjo gjendje e konfrontimeve nuk do të lind ndonjë rezultat, shpëtuan nga hamendjet. Veçanërisht me këto kompromise iu dol përpara derdhjes së gjakut. Gjersa pika e dytë është përparimi i ushtrisë siriane në shumë akse në zonat strategjike. Nuk bëj fjalë për pozicionet vetëmbrojtëse ose të marra rastësisht. Ajo i merr për bazë duke i zgjeruar rrezet e regjioneve që i merr nën kontroll. Pika e tretë është bërja copë copë e opozitës, jo vetëm në arenën politike po edhe në frontin ushtarak me luftën më të egër.

Brenda dy muajve në luftën brenda vetes i vdiqën rreth 3 mijë militantë. Ky numër është me të vërtetë një numër serioz. Kjo luftë ja hodhi të gjitha slloganet. Që të dyja palët marrin tekbire Allahu Ekber. Që të dyja palët janë për të sjellur Sheriat dhe Kalifat. Që të dyja palët fshihen mbrapa Kur`anit. Dhe që të dyja palët vazhdojnë të luftojnë në formën më të dhunshme. Që të dyja palët që deklarojnë se bartin identitet islam nuk janë duke mundur ta gjejnë një pikë kompromisi ndërmjet tyre. Jo vetëm që u dobësuan ushtarakisht por u zbuluan edhe politikisht. Unë mendoj se këto tri pika janë në të mirë të popullit sirian.

Moderatori: Le të flasim lidhur me çështjen e dytë në të cilën potencuat që ushtria kishte përparime të rëndësishme. Tani shihet se edhe zhvillimet në Yabrud do të kenë refleksione edhe në Liban. U morën kodrat përballë zonës El Sehel dhe Jabrud. Cila është rëndësia e marrjes së Yabrudit? Në rast se mirret nën kontroll a janë duke u ndërprerë të gjitha rrugët e ndihmës për në Liban nga malet Kalamun?

Enis Nakash: Grupet realisht të armatosura dhe kontrolluesit e kryengritjes, gjithmonë, përqendrohen në pika të caktuara në të cilat mund të mbështeten dhe të marrin përkrahje. P.sh. në veri në luginat e Azazit dhe Idlibit gjenden pikat e kontrollit. Gjersa pikat e mbështetjes i kanë në Turqi. Edhe në regjionet afër kufijve të Rakas dhe Irakut në mënyrë të njejtë e kanë një qendër kontrolli dhe pika mbështetjeje. Në jug në luginën e Deraa-së gjenden qendra ku janë përqendruar dhe përkrahjet që vijnë nga Jordania. Gjersa në frontin perëndimor gjenden zonat e Kusayrit dhe Kalamunit. Këto janë regjione që e kërcënojnë Shamin dhe marrin përkrahje nga Libani. Në Kusayir përjetuan një humbje të rëndë. Tani nëse mirret edhe Kalamuni nuk do t`i mbetet ndonjë rëndësi qendrës së komandimit në kufi me Libanin. E keni vërejtur se kur ushtria i përqendroi operacionet në luginat në veri. Çka është arsyeja sipas jush? Halepi asnjëherë nuk u bë opozitare, nuk deshi t`i përqafojë armët. Sulmi erdhi gjithmonë nga luginat që mbështeteshin në Turqi. Nëse e mbyllni luginën në veri do ta ndërpritni informimin e Halepit me qendrën e kontrollit në veri. Pra ushtria arabe e Sirisë është duke e bërë një operacion të integruar dhe strategjik. Duke i zgjeruar rrathët e kontrollit është duke u munduar ta ndërpresë komunikimin ndërmjet opozitarëve brenda dhe qendrave të kontrollit.

Moderatori: Gjenden të atillë që thonë se është zgjatur shumë procedura e të marrit nën kontroll e Kalamunit. Gjithashtu është duke u raportuar se të armatosurit janë shumë të fortë në këtë regjion. Dihet se në duar kanë edhe raketa Kornet dhe të tipeve të ndryshme. A janë duke e vështirësuar këto përcaktueshmëri?

Enis Nakash: Paraprakisht ta themi se Yabrudi nuk është një fshat. Yabrudi është një qytet në vete. Në një periudhë më të gjatë se dy vite janë përqendruar në këtë regjion. Mihën tunele, i shtuan forcave të tyre forcë këtu. Mendoj se kanë çdo lloj arme nëpër duar. Me rëndësi është se i kanë humbur kodrat rreth qytetit. Janë nën një rrethim. Kur mendojmë, mbase janë në një rrethim nuk janë duke mundur të marrin ndihmë nga jashtë. Mbase i kanë humbur kodrat, nuk janë duke mundur ta zhvillojnë një strategji që do të mund ta thyejnë rrethimin. Një pjesë e këtyre të armatosurve mund të dorëzohen mbas dialogut sikurse u bë më parë në luginën e Shamit. Nëse nuk dorëzohen mund të numërohen si humës mbase i kanë humbur mundësitë logjistike dhe të armatimit. Mund të themi se më nuk kanë ndikim në rrethinën e Kalamunit. Mund të themi se është paralizuar fronti i Kalamunit.

Moderatori: Kur bëjmë fjalë nga Halepi, potencuat se Turqia është një pikë mbështetjeje për të armatosurit. A mund të thoni që ky është njëri ndër faktorët esencial deri më tani për Turqinë? A janë duke vazhduar marrëdhëniet ushtarake dhe të inteligjencës së Turqisë në të njejtën formë?

Enis Nakash: Tani mund të themi se detyrimisht Turqia ka hedhur hap mbrapa. Turqia i humbi edhe shpresat për rrëzimin e regjimit përfundimisht. Dikush që ka vullnet dhe shpresa punon më shumë, mundohet dhe shpenzon. Turqia sot e ka humbur këtë shpresë dhe vullnet.

Humbja e shpresës nuk do të thotë se plotësisht i kanë ndërprerë lidhjet e tyre me të armatosurit. Litarët rrijnë në vendin e vet. Të armatosurit, vazhdojnë të marrin ndihmë shëndetësore, armë dhe armatim në Turqi.

Turqia më parë ishte forca esenciale motorike. Tani duke u mos përzier në ecuri e ka braktisur frontin ashtu si është. Gjersa në një kohë të afërt, me qëllim të përcjelljes së xhihatçinjëve mund të detyrohet të lidhë koordinim me udhëheqjen siriane.

Moderatori: Kur mund të bëhet ky koordinim? Zotërimi nga ana e Iranit, sa mund ta ndryshojë qëndrimin e Turqisë?

Enis Nakash: Kur do t`i afrohet rreziku edhe më shumë atij. Do t`i revizojë llogaritë sërish dhe do të detyrohet të bashkëpunojë me regjimin që nuk e rrëzoi dhe vazhdon ta udhëheqë Shamin. Kur do ta kuptojë se çështja e rrëzimit të regjimit ka përfunduar do ta ndjejë nevojën e themelimit të dialogut me regjimin për të ardhmen e Turqisë, marrëdhënie tregtare dhe kalime tranzite. Mund të themi se në brendi është përjetuar një pranim rreth kësaj, mirëpo nuk është duke mundur të jetizohet për shkak të llogarive politike. Politika e liderëve u ndryshua 180 shkallë. Përpara i kanë zgjedhjet. Edhe meqë pjesërisht e pranoi partia për Drejtësi dhe Zhvillim nuk e ka forcën e të shpallurit të gabimit

Moderatori: Le të vazhdojmë me Turqinë. Pa qenë bashkëpunimi i Turqisë, a mund të themi diçka lidhur me përfundimin e luftës në Halep?

Enis Nakash: Po mund të themi. Shikoni skena e Turqisë ishte turk-çeçen, turk-libian, turk-tunizian, turk-saudit, turk-katarian dhe ila ahiri. Turqia, në fillim nuk ishte e vetmuar. Ishte me të gjithë këta faktorë të jashtëm që i numëruam. Kur e shikoni sot ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, pranë ministrit të Punëve të Jashtme të Tunizisë duke thënë “Unë nuk do t`i lejojë që të vijnë në Turqi, që ta kalojnë kufirin” edhe ministri i punëve të jashtme të Tunizisë thotë ne ndaluam 5 mijë vetë që të shkojnë në Siri. Sot çështja që më së shumti i jep rëndësi qeveria tuniziane, është hapja e ambasadës në Sham dhe marrja e të gjithë të burgosurve apo të atyre që janë në front në Siri. Në të njejtën formë me këtë është ngarkuar edhe ministria e Punëve të Brendshme të Libisë e cila ka qenë treguese esenciale e mijëra militantëve të vet. Këta militantë i stërmbushnin hotelet në Jordani dhe Turqi. Sot të shkojmë dhe t`i shikojmë hotelet e të dyja shteteve, nuk janë të mbushura si në të kaluarën. 

 

Moderatori: Ajo që desha të pyes ishte kjo: Armata Siriane, pa qenë ndihma e Turqisë a mund ta përfundojë rrënjësisht luftën në veri të Halepit?

Enis Nakash: Është e mundshme. Është e mundshme gjersa Turqia nuk i përkrah këto grupe të armatosura militante dhe rrinë e pa anëshme në këtë çështje. Le të flasim për më shumë se kjo. Nëse do të vazhdojë ky qëndrim i Turqisë forcat dhe faktorët regjional mund të inkorporohen në emër të sigurimit të balanceve. Tani iranianët kanë hyrë në dialog me turqit. Shkuat një para një prapa por më matanë gjendjes momentale thanë që të mos plasë diçka. Thanë që gjeopolitika dhe demografia e regjionit kërkon që të jemi të menqur dhe të mos pëlcasë diçka. Mirëpo nëse vazhdon në këtë qëndrim dhe i tejkalon vijat e kuqe atëherë do të ndryshojnë balancet e forcave regjionale. Jo vetëm Turqia po çdo kush e ka në duar një kartë që mund ta shpalosë.

Moderatori: Teherani gjatëvizitës së fundit të Erdoganit a nuk mori fjalë nga Ankaraja?

Enis Nakash: Nga Turqia nuk mori fjalë se do ta ndryshojë tërësisht politikën e saj.

Moderatori: A nuk ka forcë Irani për këtë, apo nuk dëshiron Turqia?

Enis Nakash: Teherani sot e di që Turqia nuk e zotëron forcën që të kthehet për 180 shkallë. Para Teheranit, Turqia u pendua për llogaritjet e gabuara. Kjo është me të vërtetë një pikë e rëndësishme. Përveç kësaj u morrë vendimi edhe i bashkëpunimit në koordinim për çfarëdo vendimi që do të mirret për të ardhmen e regjionit. Këto zhvillime në këtë periudhë janë të rëndësishme për palët. Nëse Erdogani do të rahatohet pas zgjedhjeve lokale do të mund të hidhen hapa më të mira në këtë fushë. Edhe ajo që është kjo, tani jemi duke vazhduar me një strategji që kërkon prehje apo qetësi në regjion.

Moderatori: Nëse i shikojmë zhvillimet në jug të Sirisë, në Kunaytra dhe Deraa, a mund të bëjmë fjalë për një qetësi të vërtetë? Sepse e shohim haptazi që Izraeli është inkorporuar në këtë front. Përveç kësaj shohim që Jordania nuk tërhiqet nga mbulimi i të gjitha nevojave të të armatosurve. 

Enis Nakash: Unë bëra fjalë nga qetësia që filluam ta shohim me të vërtetë në front. Bëra fjalë nga marrëveshjet në Sham dhe familjet që filluan të kthehen në zonat e shpëtuara. Mirëpo kjo nuk do të thotë se regjioni do të bëhet tërësisht i sigurtë. Ende përpara kemi çështje dhe luftëra të rëndësishme. Nëse kthehemi në frontin jugor unë mendoj se faktori izraelit është inkorporuar në formë të hapur në vijën e luftimit. Izraeli që nga fillimi ishte në front, nuk e kemi asnjë ndryshim mbi këtë. Në shumë drejtime në forma të ndryshme u inkorporuan. Mirëpo sot në formë të hapur shpallë se e përkrahë këtë opozitë. Thonë humanitare, thonë mjekësore etj. Lideri që erdhi në krye të Ushtrisë së Lirë Siriane, vetë e shpalosën se ishte mjekuar pak kohë më parë në Izrael. Sot në kufi haptazi bëhen sulme nga Izraeli. Hyn brenda zjarrit. Sikurse më parë në sulmet ajrore edhe këtu hyn në zjarr. Mbas këryre sulmeve i pamë haptazi esencën dhe lidhjet e opozitarëve që mirrnin tekbire. Faktori izraelit mendoi se në të ardhmen do të zgjerohet edhe më shumë. Izraeli do ta marrë përsipri një rol edhe më të madh. Në fakt kjo në kuptimin serioz është një zhvillim i natyrshëm. Gjersa arsyeja, duke i shpalosur edhe qëllimet e perëndimit është ajo që pa u tërhequr e sjellin nëpër gojë. Siria që nga fillimi u desht të tërhiqet nga pozicioni që e përkrahte i Rezistencës, në pozicionin e dorëzimit ndaj Izraelit. Kur u bënë të pasuksesshëm në këtë projekt, d.m.th. kur “alternativa” u bë e pasukseshme hyri në fuqi “realja”, mbrojtja e përfitimeve. Sot Izraeli sikurse që mund t`i përkrahë këto grupe të armatosura duke marrë vendimin e përkrahjes, do të hyjë në front shkallë shkallë. Sikurse tani, me grupet e armatosura në disa çështje do të lëvizin së bashku, do të partnerizohen, do ta shtojnë komunikimin dhe koordinimin ndërmjet vete. Ekzistojnë të vrarë nga policët në sulmin me mortaja të javës së kaluar. Duke e arsyetuar këtë me disa justifikime një ditë tjetër shohim se grupet e armatosura në atë pikë kanë përparuar. Më pastaj sulmin izraelit e shohim se ishte për një përgatitje që e lehtësoi përparimin e një grupi të armatosur. Këtu me rëndësi është se ndërhyrja e fshehtë e mëparshme e Izraelit, tani është në gjendje të shpallur haptazi.

Moderatori: A mendoni se ushtria siriane është e përgatitur, zotëron një strategji ndaj veprimeve të tilla të Izraelit?

Enis Nakash: Ushtria siriane është e aftë të përballet në një raport të cakruar. Përgjigjen e kësaj pyetje edhe ne mund të ia japin Izraelit duke e pyetur: Ndërhyrjet tuaja në jug nëse do të ballafaqohen me rezistencën arabo-sirian, çka do të ndodhë? Izraeli duhet ta kuptojë se mund të ballafaqohet me një luftë të ngjajshme sikurse në Liban. Del i dëmtuar sikurse në vitin 2006. Pashmangshëm del i dëmtuar. Lufta që do të bëhet me akterin real gjersa edhe me Izraelin, nuk do të thotë se do të jetë një luftë klasike. Ti e ke forcën e operimit të drejtpërdrejtë dhe edhe ushtria siriane është duke e bërë një luftë të shtrirë në më shumë se një front. E zënë. Le të jetë, çka do të ndryshojë që? Në luftën në Liban ushtri hiq nuk kishte. Me rëndësi është që ne mos të dorëzohemi dhe kundër armikut të zhvillojmë metoda që do të na ndihmojnë.

Moderatori: Izraeli duke hyrë në këtë vijë me të gjitha njehsimet e bëra dhe parapërgatitjet e marra ka parasysh superioritetin ushtarak dhe dobësimin e ushtrisë siriane gjatë luftës në shumë fronte, apo jo? A mendoni se një lexim i këtillë është i drejtë? Izraeli nëse është duke u frikësuar nga përgjigjja ushtarake e Sirise, pse hyri në këtë front?

Enis Nakash: I keni dy alternativa në pyetje. Në alternativën e parë thatë që Izraeli i ka rishikuar llogaritë dhe i ka bërë parapërgatitjet. Edhe në alternativën e dytë, duke bërë fjalë për superioritetitn dhe forcën e vetë, në të njejtën kohë e nëpërgojon dobësinë e kundërshtarit (Ushtrinë Siriane). Dhe brenda këtyre dy alternativave ka dallime. Për alternativën e parë mund të them që Izraeli është gabim. Nuk i ka rishikuar mirë llogaritë e veta, pikërisht si bëri në luftën e Libanit. Sharoni kur e rrethoi Bejrutin, a do të mendonte se do të ballafaqohej me një rezistencë (Hizbullahun) më të fortë në Rezistencë dhe Fetihun e Palestinës? Absolutisht jo. Mirëpo në atë kohë ne dinim se çka do të mund t`i bënim atyre. Sot nëse Izraeli po mendon se i ka bërë llogaritë e veta, unë të them se të gjitha ato llogari janë të gabuara. Nëse është duke e nëpërgojuar se ushtria siriane është e zënë dhe e dobët, në këtë çështje ka të drejtë mirëpo duke e nëpërgojuar këtë është duke shitur ëndërra. Po, ushtria është e dobët dhe e shpërndarë nëpër fronte, mirëpo Izraeli është duke i anashkaluar faktorët e tjerë. Këta faktorë janë përcakëtues në luftë. Me rëndësi është që ne mos të shikojmë nga dritarja e ngushtë. Gjersa ekziston vullneti për mosdorëzim dhe luftim, Duke i zhvilluar mënyrat më shumë do të shohim për më tej. Me mënyrat që do t`i zhvillojmë në këtë formë, pas vullnetit që do ta forcojmë për rezistencë, Izraeli duke i kafshuar gishtat e vetë dhe duke thënë “Të mos kisha hyrë në një luftë të tillë do ta shfaqë pendimin e vetë.

Moderatori: Nëse Izraeli do të ndërhyjë më shumë se kjo, a do të hyjë në një luftë nga e cila do të dalë humbës? Çka mendoni?

Enis Nakash: Pse gjysma e Sirisë u rrënua? Çka ishte arsyeja? Kishte devijuar busulla. Tani busulla filloi ta tregojë drejtimin e duhur. Krahu i “vërtetë” është duke ardhur që ta marrë luftën nga ata që janë duke zhvilluar me autorizim. Edhe të autorizuarit këtu mund t`i emëroni si të doni. Disa thonë se janë çeta, disa thonë se janë të çmendur etj. Përderisa janë duke i bartur ajetet Kur`anore dhe slloganet islame, janë duke i shërbyer atyre që janë duke i financuar dhe politikave të Amerikës dhe Izraelit. Tani duke hyrë drejtpërdrejtë në ciklin “e vërtetë” duhet të mendojmë për vullnetin që e zotërojmë për mos dorëzim duke e mbrojtur Sirinë dhe në shpagesat që i bëmë. Luftimi me Izraelin nuk do të na kushtojë shumë. Përkundrazi kjo luftë nuk do të jetë në të mirë vetëm të Sirisë por edhe të tërë popullit arab dhe ummetit musliman si edhe të aksit të Rezistencës.

Moderatori: Izraeli; edhe nëse Rezistenca e ka vlerën zero e gjuajti në një pikë të saj dhe në këtë periudhë të ndjeshme sërish e sulmoi  Rezistencën.

Enis Nakash (Duke ndërhyrë): Kthehuni dhe shikoni llogaritjet që i ka bërë Izraeli. Duke e llogaritur se Hizbullahu në këtë kohë është i zënë në Siri, mendonte se do të heshtë ndaj këtyre sulmeve. Hizbullahu me një deklaratë të rreptë tha se do t`i kundërpërgjigjet në një kohë të duhur (E dimë se një kohë pas intervistës u dha përgjigjja e duhur; Media Safak). Ndërkohë pamë që duke dhënë alarm në të gjitha frontet filloi të marrë masa. Nuk e dimë se kur do të vijë sulmi.

Moderatori: Në këtë kohë Irani, Siria dhe Hizbullahu, a do t`i ndryshojnë qendrat e luftimeve? A do t`i japin leje kësaj?

Enis Nakash: Paraprakisht qëllimi i këtij aksi, a mendoni se duke u ditur se është Izraeli, kur do të zbresë në front “i vërteti” do ta marrë aksin e Rezistencës? Përkundrazi me të gjitha mundësitë do të hyjë në këtë luftim. Izraeli duke i zotëruar tiparet e superioritetit, forcës dhe e bëj atë çka e dua, shet ëndërra, mirëpo të jeni të sigurtë se është i gabuar.

 

Moderatori: Gazeta Yediot Ahronot bëri fjalë nga zhvillimet e Izraelit në det. Izraeli si u fol, me të vërtetë a është në periudhën më të mirë të tij në rangun ushtarak?

Enis Nakash: Çfarë përparime siguruan në aktivitetet ushtarake në det? Jashtë investimeve për të nxjerrë gaz nga deti? 

Moderatori: Nëse e shikojmë sot edhe meqë Irani e përgënjeshtron…

Enis Nakash (Duke ndërhyrë): Jo, jo, jo… Kjo nuk është një gjë e re për Izraelin. Izraeli më parë në gjirin Akabe dhe në detin e Kuq, i grabiti anijet me mijëra milje më larg duke bërë pirateri. Sepse fatkeqësisht ligji ndërkombëtar, nuk po mund të hyjë në fuqi për Izraelin! Gjersa ajo që është e re, është përgjigjja që doli nga goja e diplomatit izraelit se “Raketat Yakhont kanë arritur tek Hizbullahu, edhe nëse nuk kanë arritur mendoj se janë në rrugë”. Gjersa një tjetër diplomat izraelit në deklaratën e tij tha “Zotëruan raketa balistike me 300 km rreze veprimi”. Si përfundim këto raketa e ngërthejnë tërë bregun. Ndryshimi i vërtetë është këtu. Nuk është në shtimin e numrit të nëndetësve apo anijeve nga ana e Izraelit. Matanë se çdo gjë Seyyidi i Rezistencës (Hasan Nasrallah) u zotua: Tërë bregu izraelit është nën rreze kontrolli. 

Moderatori: Ju duke thënë se pirateria izraelite nuk është e re, a e pohuat ngjarjen e marrjes së anijes iraniane?

Enis Nakash: Këtu janë dy çështje. A e morën në dorë një anije duke bërë pirateri? Po, gjersa edhe e treguan duke e fotografuar. Brendia e kësaj anije a ishte me të vërtetë e mbushur me armë, a vinte nga Irani? Edhe këto pyetje janë një çështje tjetër.

Moderatori: Mirëpo i treguan edhe raketat mbi të cilat së bashku me datën shkruante Made in Iran”…

Enis Nakash: Jo, ajo çka shkruante ishte çimento. Çimento iraniane. P.sh. pranë kufomës së një ushtari të vdekur e vendosin fotografinë e çfarëdo lideri të një shteti dhe ushtarin e vdekur e prezantojnë si ushtar i atij shteti. Mirëpo kur e shohim tërësinë e fotografisë, e kuptojmë se ngjarja është tërësisht më ndryshe. Edhe ngjarja e fotografisë së anijes, armëve dhe raketave është e tillë. Duhet të jetë shumë e thjeshtë ta gjejmë një anije dhe brenda saj të vendosim armë. I kanë gjetur edhe disa thasë çimento.

Moderatori: Netanyahu po në këtë kohë zhvillonte një sërë takimesh në Amerikë. Izraeli a është shumë i mençur? A deshën ta përdorin ngjarjen e kësaj anijeje? Në Amerikë u takuan edhe me lobet izraelite.

Enis Nakash: Përkujtoni anijen para kësaj. Nga anija që e zunë e panë përgjgjegjës Ebu Ammarin (Yaser Arafat). Edhe në atë periudhë në të njejtën formë ishte në Amerikë dhe amerikanëve ia dhanë mesazhin “Ky njeri u sos, nuk ka punë me paqen”. Dhe tani duke mbajtur takime në Amerikë janë duke e lozur skenarin e njejtë. Me rëndësi është kjo: As Irani as Siria nuk do të marrëzohen nga të armatosurit e Rezistencës në Gazze, sikurse edhe nuk janë duke u marrëzuar. Edhe Hizbullahu nuk është duke u marrëzuar nga të vazhduarit e koordinimit me Gazzen dhe armatimit të tyre. Ky skenar i Izraelit a është i vërtetë, apo gënjeshtër? Pyetja është këtu.

Moderatori: Atëherë Izraeli me këtë lajm të fabrikuar a mund të ndikojë në vendimin e Amerikës?

Enis Nakash: Në publikun botëror ndikon përmes mediave. Mirëpo sot është një vendim amerikan që nuk dëshiron të hapë fronte të reja në regjion, të hyjë në luftime të reja, dhe që dëshiron ta bindë Netanyahun për një zgjidhje paqësore. Deri më tani janë të pasuksesshëm në zgjidhjen paqësore. Rrjedhimisht nuk janë duke e pritur skenarin e anijes së mbushur me raketa për ta ndryshuar vendimin. 

Moderatori: Përsëri do të kthehem në regjionet jugore, Kunaytra dhe Deraa. A mund të themi se mund të rritet situata e tensionuar në Kunaytra?

Enis Nakash: Situata e tensionuar mund të ngritet në frontin jugor, posaqërisht me Izraelin.

Moderatori: Pse Izraeli ndërhyri plotësisht? A mos është për ta plotësuar zbrastësinë e formuar nga tërheqja e forcave të mëhershme?

Enis Nakash: Sepse përfaqësuesit u bënë të pasuksesshëm. Izraeli mendonte se grupet e armatosura që vepronin me mbështetjen dhe paratë arabe do të mund ta rrëzonin regjimin në Siri dhe ta marrin në dorë shtetin. Përkundrazi fronti i Rezistencës u forcua edhe më shumë duke u afruar ndaj njëra tjetrës. Deshën ta copëtonin edhe më shumë atë që u copëtua negativisht me Sykes Picotin mirëpo Rezistenca duke i tejkaluar kufijtë dhe duke e copëtuar në kuptimin pozitiv Sykes Picotin dëshmoi se është në të njejtin front.

Moderatori: Jordania? 

Enis Nakash: Në leximin tim strategjik ndaj regjionit, të mos më hidhërohen vëllezërit nga Jordania, mirëpo Jordaninë dhe Izraelin sionist nuk jam duke mundur ta ndajë nga njëra tjetra në atë hartë. Gjenden vetëm ata që në një raport të caktuar për sundim e zotërojnë popullin arab. Kjo hartë artificiale nuk ka lidhje me popullin jordanez. Unë nuk e kam për qëllim popullin. Jam duke bërë fjalë nga diçka lidhur me regjimin. Ky regjim gjatë tërë historisë së tij është si një karakoll që i bëri punë në një raport të konsiderueshëm në të mirë të perëndimit, Anglisë, Amerikës dhe Izraelit. Ndërsa nëse sot si një shtet është mbrapa përfitimeve të saj nuk duhet të marrë pjesë në këtë luftë. Mirëpo vendimet nuk janë duke i marrë vetë. Rrjedhimisht mund ta shihni dyfytyrësinë në fjalimet e tyre. Mbreti Husein tha “Kërkojmë stabilitet, jemi pranë Sadamit, jemi kundër pushtimit të Irakut” mirëpo ia hapi tokat forcave speciale amerikane që t`i bombardojnë depot e raketave Scud në Irak. Mbreti Husein, duke shkuar pranë Abdulnasrit i thotë atij “Unë jam pranë teje, nëse kërkon edhe ushtarë të japë”, kthehet në Aman dhe duke i hipur helikopterit shkon në Izrael për t`i thënë Golda Meir-it (ish-kryeministër i Izraelit) “Bëhu i kujdesshëm, arabët bëjnë përgatitje për luftë”. Historia neve na tregon këtë. Nuk jam duke shpifur. Mbreti saudit para Luftës së 67-ës i dërgoi letër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sot kjo që po e them më nuk është sekret. Dokumentet e fshehura dolën në shesh. Mbreti saudit i thotë Amerikës “Urgjentisht duhet ta sulmoni Egjiptin dhe Sirinë. Duhet të kërkoni nga Izraeli që ta bëjë këtë. Nëse nuk do të mund t`i eliminojmë këto dy shtete që janë duke vepruar me sllogane të revolucionit, do të arrijnë në petrolin në mbretëri dhe përfitimet tona të përbashkëta do të dëmtohen”. Mbretëria Saudite është duke e nxitur Amerikën kundër arabëve! Gjersa thotë se ushtria egjiptiane është e zënë në Jemen, kjo është koha e duhur për ta sulmuar Egjiptin. Shikoni gjuha asnjëherë nuk bashkon. Dijmë arabisht, flasim arabisht mirëpo politikat i kemi të ndryshme. Gjersa pika që na bashkon neve është politika. Unë flas arabisht, edhe ai flet arabisht mirëpo 10 vite ai është aleat me Amerikën, gjersa unë jam aleat me çlirimin e shteteve në regjion. Unë mund të flas turqisht, anglisht, persisht ose në çfarëdo gjuhë tjetër mirëpo ajo që është me rëndësi është vazhdimi i rezistencës. Ne e mashtruam veten me këtë Lidhje të Shteteve Arabe. Gjatë luftës së brendshme Sauditët dhanë para, rrënuan gjatë luftës mes Irakut dhe Iranit, ndërhynë duke dhënë ndihma me para gjatë sulmit të Amerikës ndaj një shteti arab siq është Iraku. Sot punët për rrënimin e Irakut dhe Sirisë në luftërat e brendshme, komplotet ndaj Libisë… Kush e dha vendimin e ndërhyrjes së NATO-s në Libi? A nuk ishte Amër Musa? A nuk ishin Lidhja e Shteteve Arabe? 

Le të kthehemi në Jordani. Në Jordani gjenden vende në të cilat bëhen stërvitje. Gjenden qendra të stërvitjeve. Natyrisht jordanezët nuk e dinë këtë. Sipas marrëveshjeve mund të hyjnë të huajt, mund të bëjnë çka të dojnë dhe mund ta sjellin për ta stërvitur kë të dojnë pa e pyetur askënd. Tani mund të dalë dikush i autorizuar apo ndonjë ministër dhe të thotë “Ne askënd nuk e stërvisim” mirëpo më besoni kjo është ngase nuk është i informuar. Sipas marrëveshjeve p.sh. një ministër nuk ka nevojë ta mësojë se kush hyn apo del në këto qendra apo regjione për të cilat bëhet fjalë në këto marrëveshje. Nuk i vjen asnjë listë përpara. Udhëheqja e këtij kampi realisht është në duar të një oficeri amerikan. Edhe kontrolli është në duar të amerikanëve. Sipas aleancës ky kamp njihet si kamp i NATO-s. Kjo d.m.th.se Franca, Anglia, perëndimi dhe të tjerët mund ta sjellin kë të dojnë dhe ta stërvisin në këtë kamp. Edhe Izraeli pjesërisht mund ta kontrollojë. D.m.th. në këtë kamp ia kanë formuar një hapësirë të lirë terroristëve. Rrjedhimisht roli i Jordanisë nuk është pozitiv. Ndërkohë mendoj se edhe lajmet që kaq militantë të armatosur i stërvitëm me gjithë vërtetësinë e pjesëshme mund të jenë kërcënime.

Moderatori: Diplomati jordanez duke i mohuar dëshmitë realisht a është duke ikur nga një konfrontim i hapur?

Enis Nakash: Unë e di se ky diplomat nuk ka njohuri rreth atyre çka po ndodhin. As krahu i djathtë i këtij diplomati nuk e di se çka është duke bërë krahu i majtë i tij. Problemi i këtyre diplomatëve është se heshtin edhe meqë i dijnë marrëveshjet e fshehta ndërmjet agjencive të inteligjencave të Jordanisë dhe Izraelit. Harrojnë se agjentët stërviten në Izrael. Harrojnë se strategjitë e sigurimit i përcakëton CIA. Edhe buxheti i agjencive të inteligjencës vie nga CIA. Tani a thua pse buxheti i agjencisë së inteligjencës së një shteti vie nga të huajt? A thua janë duke dhuruar? Janë duke i ndihmuar atyre të huajve në Jemen, Afganistan, Palestinë, Siri e gjithandej.

Moderatori: Çka do të jetë kryetema e tensionit në ditët në vijim?

Enis Nakash: Nga ana e Jordanisë që nga fillimi i krizës i pamë ndërhyrjet që ndikonin në një mënyrë në Siri. Çështja që duhet t`i rrijmë në krye sot, është se duhet ta dijmë se ai që është duke i tensionuar ngjarjet në front është Izraeli. Sot më shumë se veprimet e Jordanisë më me rëndësi janë ato të Izraelit. Nëse do të vijë diçka nga Jordania, nuk duhet harruar se Amerika, perëndimi dhe Izraeli natyrisht se janë në të njejtën vijë të frontit.

Moderatori: Hyrja e Izraelit në front, a është vendim i vetës së tij apo është vendim i marrë nga dikush tjetër për shkak të mossuksesit në frontet tjera. Çështja për Turqinë ka qenë e pasuksesshme, Irakut nuk janë duke i besuar, i dijmë edhe zhvillimet në kufi me Libanin.

Enis Nakash: Izraeli e di se mossuksesi i projektit në Siri e bartë kuptimin e një lufte regjionale kundër vetës së tij. Thotë që jam këtu. Projekti që e nisën arabët, amerikanët që të më rehatojnë mua doli i pasuksesshëm, atëherë tha unë të ndërhyjë.

Moderatori: A e dha vendimin vetë apo ndikoi perëndimi?

Enis Nakash: Jo, jo. Është vendimi i tij. Izraeli duke nxitur konflikte të brendshme në shtetet arabe mundohet që ta rahatojë veten. E di që këto luftëra janë luftëra që nuk kanë fund. Luftërat e brendshme nuk e mposhtin kundërshtarin e tyre. Shikoni pak më parë thash se të folurit e të njejtës gjuhë nuk e zgjidh problemin. Përsëri të ju përkujtojë, të folurit e të njejtës gjuhë nuk i zgjidh problemet.

Moderatori: Atëherë. Si i vlerësoni sot zhvillimet në shtetet e Gjirit? Me tërheqjen e ambasadorëve shtetet e Gjirit janë duke e marrë rrugën drejtë një tensionimi.

Enis Nakash: Keni kujdes, të gjitha janë shtete të Gjirit dhe flasin arabisht. I përzunë ambasadorët e njëri-tjetrit. Shikoni merrni mësim. Ebu Lehebi është Hashimi dhe është xhaxhai i Resulullahut (a.s.). Të shpëtojmë nga identitetet dhe ta shikojmë politikën më. Jemi duke vazhduar të luftojmë me identitetet tona.

Moderatori: Sipas cilit realitet shtetet e Gjirit i tërhoqën ambasadorët? Nëse i shikojmë zhvillimet e fundit shohim se sulmet ndërmjetë tyre kanë arritur në pikën kulmore. A mund ta marrim shkurtazi përgjigjen e kësaj duke e përfunduar programin?

Enis Nakash: Të dyja palët deklaruan. Të dyja deklaratat sillni pranë njëra tjetrës, e kuptoni ngjarjen. Njëra palë tha për tjetrën “Nuk mbeti besnike ndaj marrëveshjeve të sigurisë përmes së cilave do t`i mbronim interesat e shteteve të Gjirit. Gjersa tjetri tha “Jo, çështja nuk është me interesat e shteteve të Gjirit, por është e ndërlidhur me politikat jashtë Gjirit”.D.m.th. bënë fjalë për marrëdhëniet ndërmjet shteteve jashtë Gjirit si p.sh. Egjipti, Siria dhe Libani. D.m.th. është duke thënë që: “Gjersa ishim aleatë përse hidhërohesh me mua për shkak të rrënimit dhe djegjes së shteteve tjera.” këto janë fjalët e katarianëve. Gjersa Saudi si përgjigje i thotë “Popullsia ime në regjion; është e ndërlidhur me politikat e përbashkëta që do t`i them lidhur me Egjiptin dhe shtetet tjera”. Që të dyja palët janë duke u kacafytur për rolet në regjion. Këto janë shtete në shërbim funksional ndaj perëndimit dhe Izraelit. Gjersa njëri shërben përmes rrugëve të ndryshme, tjetri thotë se unë jam duke shërbyer përmes kësaj rruge. 

Moderatori: Enis Nakash, shumë faleminderit.