Liban

Myftiu i Libanit dhe përfaqësuesi i Iranit kërkojnë bashkim kundër tekfiristëve

Myftiu dhe përfaqësuesi ranë dakord mbi nevojën për të ruajtur unitetin në mes sekteve të ndryshme muslimane dhe feve të tjera, veçanërisht pasi vendi po përjeton përçarje të sajuara nga grupet terroriste takfiriste të udhëhequra nga armiku cionist.


    Ambasadori i Iranit në Liban, Ghazanfar Ruknabadi dhe Myftiu i Madh, Muhammed Rashid Kabbani, theksun nevojën për unitet fetar kundër tekfiristëve në rajon, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Myftiut Kabbani, pasi zhvilluan një takim.


     Si myftiu ashtu dhe i dërguari ranë dakord mbi nevojën për të ruajtur unitetin në mes sekteve të ndryshme muslimane dhe feve të tjera, në veçanti, pasi vendi po përjeton përçarje të sajuara nga grupet terroriste tekfiriste të udhëhequra nga armiku cionist.

 

    Ambasadori, Roknabadi, vizitoi myftiun për t’i dorëzuar atij një ftesë për një ngjarje të ardhshme në Malajzi, të titulluar Konferenca për Mbrojtjen e Xhamisë Aksa dhe al- Kuds.
    Ngjarja është vendosur të mbahet në praninë e dijetarëve të ndryshëm muslimanë.


    Ambasadori tha, gjithashtu, se vendi i tij beson se një presidenti libanez i zgjedhur nga popullit libanez është zgjedhja më e përshtatshme.


    Ai tha se Irani mbështet stabilitetin dhe unitetin kombëtar në Liban dhe shprehu besimin se Libani do të kapërcejë fazën e zgjedhjeve presidenciale me sukses.