Spor

Algjeria kërkon Kur'an në dispozicion për lojtarët e saj dhe zyrtarët, në Kupën e Botës

Algjeria ka kërkuar që organizatorët e Kupës së Botës, 2014 të ofrojnën kopje të Kur’anit të Shenjtë për lojtarët e ekipit Algjerian dhe të zyrtarëve.


    Kanë mbetur, më pak se dy muaj, fillon Kupa e Botës 2014 në Brazil, një gazetë e përditshme braziliane ka publikuar kërkesat e bëra nga disa prej vendeve pjesëmarrëse për organizatorët e kësaj ngjarje të madhe.


    Algjeria ka kërkuar që në të gjitha dhomat për lojtarët dhe zyrtarët e ekipit duhet të ketë një kopje të Kur'anit të Shenjtë.


    Algjeria është një vend kryesisht mysliman në Afrikën e Veriut. Gati 99 për qind e popullsisë së vendit janë myslimanë.


     Franca ka kërkuar që hoteli, ku ekipi francez do të qëndron, duhet të shërbejnë ushqim hallall për shkak se shumë nga lojtarët e ekipit janë muslimanë.
    Çfarë këto dy shtete kanë kërkuar, Algjeria dhe Franca, duket se janë të arsyeshme sepse ato kanë lidhje me detyrimet fetare të lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipeve.


     Por ka edhe disa kërkesa të çuditshme të bëra nga një numër vendesh të tjera.


     Japonia, për shembull, thotë se çdo dhomë duhet të ketë një vaskë xhakuzi, ndërsa Uruguaji do që të gjitha dhomat të kenë një kondicioner krejtësisht të heshtur dhe Portugalia thotë se gjashtë trup-roje duhet të jenë në dispozicion të ekipit në çdo kohë, katër prej tyre duhen vetëm për Ronaldon.


      Kupa Botërore 2014 do të fillojë me një ceremoni më 12 qershor . Ndeshja e hapjes do të jetë në mes Brazilit dhe Kroacisë, ditën e premte, me 13 qershor 2014.


     Një total prej 32 ekipeve do të ndahet në tetë grupe të cilat do të konkurojnë për trofenë e lakmuar, Kupës e Botës, Brazil 2014 .

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}