Koncept Mbi Librin
Fjala libër , nuk është vetëm një emër i thjesht, por emri libër është një nocion, në të cilin ngërthehen shum komponente. Libri në shikim të parë është një objekt i përpunuar dhe i dizajnuar sipas dëshirës së x-it apo y-nit. Përpos asaj që është pjesa më e thjeshtë e librit , e që është vet libri si objekt, tek libri më e rëndësihme është subjektiviteti i tij. Libri mbartë në vete disa elemente tjerë që në parim janë bazë e të mirës, e të drejtës, e të bukurës , e shkencores , e artistikes etj. Gjithçka që shohim dhe prekim në libër është materiale, sikur që është letra, ngjyra e shkronjave, ngjitësi i fletëve, etj. Por kuptimin thelbësor të librit ia jep ajo që ne nuk e shohim as nuk e prekim, por e ndjejmë dhe e shijojmë mentalisht, emocionalisht dhe shpirtërisht.
Këtë status , librit ia jep, përpmjatja e tij në pjesën materiale, e që në mendjet tona transformohet si pasuri intelektuale , si kënaqësi shpirtërore, e që ajo që gjendet në pjesën materiale të librit, , që don të thotë, ndikon drejtpërdrejt apo indirekisht në ndryshimin e mënyrës së të jetuarit të njeriut edhe në aspektin material të tij. Mos të harrojmë se libri është kryesisht i përbërë prej tre elementeve, ku për dy prej të cilëve,( e që njëri nuk gjendet në libër, por është ai që një letër e shëndrron në libër , e që është lapsi), edhe vet Zoti fuqiplotë betohet në kur’anin famëlartë në ajetin e parë të katinës “LAPSI”: ﴾١﴿يَسْطُرُونَ وَمَا وَالْقَلَمِ ۚ ن. >Nùn – Betohem në pendën dhe në atë që shkruajnë.<
Gjithashtu vet emri libër, përmendet në kaptinën e dytë, në ajtin e dytë , nga Zoti i madhëruar : ﴾ ٢﴿ لِّلْمُتَّقِينَ ى دًهُفِيهِ رَيْبَ لَا لْكِتَابُ ا ذَٰلِكَ ,> Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim, udhëzues për ata që frikësohen (nga Allahu xh.sh.)< .
Nga këto dy ajte kur’anore, e kuptojmë shumë shpejtë peshën e librit, shkruesit të tij dhe faqeve në të cilat shkruhet me Lapsin, në të cilin u betua Zoti. E më në fund të kësaj paraqitje të shkurtër rreth librit, do të thoja që , po të mos egzistonte libri , nuk do të egzistonte as dituria, po të mos egzistonte dituria, nuk do të mundë të kuptonte njerëzia se kush u betua në lapsin dhe në atë që shkruhet, kurse ajo që shkruhet, nuk do të kuptohej se cfarë ngërthen në vete po të mos lexohet, prandaj së pari është zbritur urdhëri nga Zoti i plotëfuqishëm , në kaptinën ALEK në ajetin nr. 1 : >Lexo <- …..اقْرَأْ .
Stolitë e zbukurojnë trupin kurse leximi e pasuron mendjen.
Të pasurohemi me libra nëpër shtëpitë tona, dhe të bëhemi miq më të afërt me librin, ta lexojmë librin, sepse ai vetëm atëherë kënaqet, njëjtë sikur kur kënaqet toka kur të punohet.