Etika e mësimdhënies
Ghithmonë kur flitet për arsimin, gjegjësisht për arsimimin, të gjithë janë të një mendimi, thonë: – arsimi është i shenjtë, profesioni i arsimtarit është i shenjtë, mësuesi ushtron punë të shenjtë etj. Shenjtëria e arsimit duhet të dëshmohet nga vet protagonistët e arsimit; Nxënësit, mësuesit, profesorët etj. Nuk mundë të imagjinohet diçka si e shenjtë po të mos bartë në vete të mirën , denjësinë dhe humanen. E mira e arsimit është që arsimi është i obliguar qysh në fëmijëri për çdo individ të një shteti dhe njëherit është normë ligjore, që don të thotë në rast të refuzimit, pasojnë sanksione ndaj përgjegjësit të fëmiut. Krahas shumë çështjeve që i atribuohen arsimit, ajo që dua të shpalos në këtë rast është etika e mësimdhënies. Nuk mundë të paramendohet arsim pa arsimtarë, mësim pa mësues, studim pa studiues etj. Mendoj që bartës i mënyrës së mësimdhënies apo etikës së mësimdhënies është mësimdhënësi. Të gjitha përgjegjësitë i bartë mësimdhënësi. Ai në radhë të parë duhet të jetë profesionist përkatës për lëndën që ligjëron, pastaj duhet të planifikon punën e tijë ditore, mujore dhe vjetore. Mësimdhënësi është ai që në profesionin e tij, çështje thelbësore duhet të ketë kujdesin ndaj nxënësëve të tij. Çdo obligim familjarë, privat dhe interesa tjera jashtë mësimorë, absolutisht nuk duhet të i kombinon me punën e tijë me nxënësit. Në raport me nxënësit, mësimdhënësi duhet të jetë i dashur, i butë, i durueshëm, tolerant, harizmatik, bujarë dhe i qetë. Natyra e nxënësëve për moshën që kanë, është që, ata janë energjik, ndonjëherë pasiv dhe të painteresuar për çështje të rëndësishme arsimore si dhe vese të ndryshme, gjëra këto që shpeshëherë e bëjnë nervoz mësimdhënësin. Këtu është epiqendra e menaxhimit të procesit arsimorë, në raport me nxënësit tuaj. Ajo që nuk guxon t’i ndodhë asnjë mësimdhënësi, është që mos të punon në mënyrë selektive me nxënësit por duhet të i trajton të gjithë njësoj në aspektin e mësimdhënies, kurse nxënësit mvarësisht prej inteligjencës, aftësive, aktiviteteve të tyre, angazhimit të tyre.. ata bëjnë vetselektimin suksesiv, gjë që ndodhë në çdo shkollë në botë.
Shpeshëherë ndodhë që mësuesi (arsimtari, profesori) derdhë mllef tek nxënësit, duke e shfrytëzuar brishtësinë e tyre psiko-fizike, që ndonjëherë pasojat janë të tmershme! Lëndim të nxënësit etj. Është nga sjellja etike e mësimdhënësit që të jetë shembull për nxënësit në të gjitha sferat e jetës shkollore. Gjithmonë duhet të jetë i buzëqeshur, në të njëjtën kohë serioziteti i tij duhet të jetë i lartë. Për arsye se nëse nuk egziston serioziteti në procesin mësimorë, vështirë është të presësh rezultate nga nxënësit. Fjalori i mësimdhënësit duhet të jetë në nivelin më të lartë të mundur i pastërt, dinjitoz, i qartë dhe kuptimplotë. Ai kurrë nuk guxon të I ofendon nxënësit me fjalë fyese, kërcënuese, nënçmuese, ofenduese etj. Mësimdhënësi në njëfarë mënyre është ombrellë mbrojtëse e fjalorit negativ tek nxënësit. Mësimdhënësit janë kategoria e njerëzve për të cilët ka folur edhe profeti Muhammed a.s. “Më i miri ndër ju , është ai i cili e mëson Kur’anin (studion) dhe ua mëson të tjerëve”! që len të kuptohet, pesha, rëndësia dhe përgjegjësia e të mësuarit dhe mësimdhënies. Mësimdhënësi nuk guxon të kërkon nga nxënësi ate që mësuesi vet nuk e vepron. Psh. Të kërkon nga nxënësi të vishet elegant kurse mësuesi vetë vishet në mënyrë ekstravagante! Ose të kërkon nga nxënësi detyra jasht planprogramit shkollorë, por në të kundërtën edhe për detyrat obligative , ndonjëherë duhet ta falë nxënësin nëse nuk i kryen, duke e këshilluar për rëndësinë e kryerjes së detyrave, pse jo edhe nëse ka nevojë disa herë të përsëritet e njëjta këshillë. Dukuria e ditëve të sotit ku mësimdhënësi më aktiv është në profesionin e tij në jetën private se sa në vendin e punës si mësimdhënës (duke organizuar kurse të lëndës së njëjtë me të njëjtin nxënës që u ligjëron në shkollë në orarin e punës etj. etj.) është një goditje e tmershme ndaj arsimit, duke e komercializuar arsimin në forma të ndryshme, ku pasojat mundë të parashihen se sa të rrezikshme mundë të jenë. Nga normat etike të mësimdhënies është që të vlerësohet koha e nxënësëve, pra arsimtari-mësuesi parasëgjithash duhet tëjetë I rregulltë në procesin emësimdhënies duke u bazuar në ndërgjegjen morale dhe patriotike, për arsye se humbja e kohës apo vjedhja e kohës së nxënësit mundë të shëndrrohet në mortajë të vet nxënësit, mësuesit por edhe shoqërisë. Të gjithë mësimdhënësit duhet të mendohen mire për rolin e tyre në shoqëri, si pregaditës të gjeneratave të reja, të cilat nesër do të jenë bartës të çështjeve të kombit. Përgjegjësia është e lartë, amaneti është i shenjtë, ndaj mësimdhënës të nderuar, konsideroni nxënësit tuaj si fëmijët tuaj, që ndoshta do të keni sukses në profesionin e mësimdhënësit.