Izrael

Më shumë raketa izraelite u gjetën në Siri

src=http://mediaelire.net/images/bomb.jpg
Trupat e ushtrisë siriane kanë konfiskuar një numër të raketave, prodhim izraelit, të cilat ishin në posedim të militantëve të huaj, të cilët po luftojnë në Siri. 
      Sipas reporterit të Al- Alam, sekuestrimi është bërë të hënën, në afërsi të fshatit al- Tabeh, një fshat në jugperëndimor të qytetit Dara'a.   
      Përveç raketave, trupat siriane konfiskuar edhe një sasi të madhe armësh dhe municionesh, prodhim izraelit, duke përfshirë armë të  sofistifikueme dhe pajisje komunikimi wireless.
      Kjo nuk është hera e parë që trupat qeveritare bëjnë një sekuestrim të tillë.
      Burimet e mediave në të kaluarën ka treguar armët me mbishkrimet në hebraishte, që dëshmon prejardhjen e tyre nga Izraeli.
      Siria ka qenë e kapluar nga trazirat vdekjeprurëse që nga viti 2011 .    Sipas njoftimeve, fuqitë perëndimore dhe aleatët e tyre rajonale - sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia - po mbështesin militantët që veprojnë brenda Sirisë .
      Në lajme të tjera, trupat e ushtrisë siriane kanë asgjësuar një depo armatimi e cila i përkiste grupeve militante të huaja, të cilët mbështetëshin militantët e fshatit Daraa Balad, që gjendet në pjesën jugore të qytetit të Daraa .
      Gjithashtu, disa përleshje u raportuan në Halep, ku dhjetëra militantë thuhet se u vranë në përleshje të ashpëra, të rënda, përgjatë rrugës al- Kastillo -al- Jandoul .
      Të hënën, trupat e Ushtrisë Detare (Marinës) filluan sulmet ajrore në zonat në juglindje të Damaskut, pasi grupet militante u përpoqën për të kapur një pozicion kyç të Qeverisë , ndërsa trupat qeveritare shpëtuan popullsinë nga kasaphanja në periferinë e qytetit të tyre të rrethuar,  Moadamiyet al- Sham.