Forcat sioniste arrestojnë rreth 50 palestinezë
Forcat cioniste
kanë arrestuar të paktën 49 palestinezë në vendin e pushtuar përpara festës hebreje
të Pashkëve.
Press TV raportoi, sipas agjencisë së
lajmeve Ma'an, njoftoi policia izraelite të shtunën, se arrestimet janë bërë
gjatë javës së kaluar në disa qytete.
Tel Avivi zakonisht bën arrestime
masive përpara festës tetë-ditore të Pashkëve.
Megjithatë, zyrtarët sionistë pohojnë
se palestinezët u ndaluan për shkak se ata nuk kishin leje pune në territoret e
pushtuara.
Grupet e të drejtave të njeriut,
megjithatë, kanë hedhur poshtë kërkesën, duke thënë se kufizimet strikte janë
duke u imponuar edhe kundër punëtorëve palestinezë me leje.
Raportet thonë se 1. 415 palestinezë
janë duke u mbajtur në burg për shkak se kanë punuar pa leje të punës në fund
të muajit janar, 2014.