Unë jam ushtar i Hizbullahut, i Sejjid H. Nasrallahut!
Lindja e Mesme
Editori lokal, El-Manar
Lirohet haxhiu libanez, Abbas Shuaib
“Unë jam ushtar i Hizbullahut, i Sejjid H. Nasrallahut!”
Haxhiu i liruar libanez, Abbas Shuaib thotë se ai e konsideron veten një ushtar i sekretarit të përgjithshëm të Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah. Shuaibi është një nga nëntë haxhilerët të cilët u liruan ditë e shtunë, më 19 tetor 2013, 17 muaj pasi u rrëmbyen nga militantët në Siri, ata ishin duke u thyer nga Haxhillëku në Liban në muajin maj, të vitit 2012.
Pak minuta pas mbërritjes së tij në aeroportin ndërkombëtar, Refik al-Hariri, Abass Shuajbi falënderoi të gjithë ata që nuk kursyen asnjë përpjekje në mënyrë që të lirohet nga rrëmbimi.
Veçanërisht, ai iu referua Sejjid Nasrallahut, duke thënë:
Unë u akuzova se kam qenë një komandant i lartë i Hizbullahut. Unë nuk jam një anëtar i Hizbullahut, por prej këtij momenti e tutje, unë e konsideroj veten si një ushtar i Sayyed Hassan Nasrallahut.
Haxhinjt u mirëpritën, u pranuan si heronj dhe morën pjesë në ceremonitë me rastin e lirimit të tyre në Biir el-Abed dhe Abed al-Hay el-Sellom.