Udhëheqja e Iranit nuk e ka sakrifikuar ideologjinë islamike për lojërat politike
Udhëheqja e Iranit nuk e ka sakrifikuar ideologjinë islamike për lojërat politike, kështu tha një aktivist politik francez.
Duke folur për IKNA, Philippe Hugon shtoi se ndërsa ideologjia islamike, për të cilën u zhvillua kryengritja iraniane në vitin 1979, nuk u flijua për lojërat politike, ndërsa liderët në vendet si Egjipti rënë viktimë e këtyre lojrave.
”Në vitet e fundit, ne kemi qenë dëshmitarë të kryengritjeve në Lindjen e Mesme, ku kthimi tek mësimet fetare të Islamit luajtën rolin kryesor. Megjithatë, këto kryengritje janë duke u shmangur nga shtegu i tyre kryesor, për shkak të ndërhyrjes së huaj dhe përfshirjes së liderëve politik në lojërat politike.”
Ai tha se askush nuk duhet të presin se revolucionet e fundit rajonale që të kenë të njëjtin fat si ai i Iranit, për shkak se lidershipi i Iranit ka arritur të qëndrojë larg lojërave politike si në vend ashtu dhe jashtë vendit.
Philippe Hugon vuri në dukje rolin e komploteve perëndimore, veçanërisht atë nga SHBA-të dhe Agjencive të Inteligjencës Evropiane, në Lindjen e Mesme, duke thënë se ekuacionet në Lindjen e Mesme janë shumë më komplekse dhe të ndryshme.
Në Siri, ai tha se arsyeja kryesore përse SHBA ka vendosur të mos e godasë Sirinë ishte vështirësia ekonomike e Uashingtonit.
Ai tha se Britania, ku parlamenti votoi kundër sulmit ndaj Damaskut për shkak të kundërshtimit nga opinioni publik, ishte vendi që shiste materialet e nevojshme në Siri në vitin 2004, për të bërë armë kimike .
Aktivisti politik francez konsideron pozicionin e presidentit francez, Francois Hollande drejt Sirisë si të papërgjegjshme dhe tha:
“Hollande njoftoi gatishmërinë për të sulmuar Sirinë, me gjithë kundërshtimin e fortë ndaj një sulmi të tillë nga qytetarët në Francë.
Ai tha se presidenti ambicioz francez padrejtësisht i ka pranuar, ndihmuar rebelët në Siri së bashku me SHBA-të, Anglinë dhe Izraelin, me kusht që ata të pajisen me armë dhe pajisje ushtarake. Kjo nuk duhet harruar, natyrisht, se Katari dhe Arabia Saudite kanë paguar për pajisjet ushtarake të cilat u janë dorëzuar rebelëve sirian.”
Hugon, duke ju referuar rolit të Izraelit në përcaktimin e politikave të qeverisë franceze tha se ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius vepron në interes të regjimit cionist.
Ndër të tjera, në fjalën e tij, analisti francez, Hugon, tha se shtetet arabe në Gjirit Persik veprojë ashtu siç dëshiron Perëndimi, sepse shqetësimi i tyre i vetëm është të mbesin në pushtet.
Ai deklaroi se vendet arabe të Gjirit Persik sigurojnë ndihmë financiare nga Perëndimi për të destabilizuar rajonin dhe gjithashtu mbështesin terrorizmin ndërkombëtar.
Hugon theksoi se monarkitë në rajon janë në pushtet vetëm për shkak të mbështetjes së Perëndimit dhe nëse Perëndimi heq mbështetjen e tij ata do të bien ashtu siç ra ish- Emiri i Katarit, i cili detyrua të heq dorë në momentin kur ai u përpoq për të vepruar si i pavarur nga Perëndimi.
Kjo do të jetë e njëjtë për mbretin e Bahreinit. Nëse ai do të lëvizë nga rrugën politike e përcaktuar nga SHBA, ai së shpejti do të shkatërrohet nga një grusht-shteti .
Ai, gjithashtu, vuri në dukje se Arabia Saudite luan një rol të tre- fishtë në çështjet rajonale, ku ka për objektiv mbetjen në pushtet, për të ndihmuar Perëndimin dhe duke siguruar mbështetje financiare për terrorizëm.
Hugon shtoi se ndërsa regjimi saudit e shtypë popullsinë shi’ite në Arabinë Saudite, Perëndimi, i cili pretendon se mbronë të drejtat e njeriut nuk e kundërshton regjimin e Arabisë Saudite dhe mbesin të heshtur ndaj mijërave shtetasëve sauditë të burgosur, të torturuar nga regjimi saudit.
(IQNA) 1304424