Qindra bahrejnas protestojnë kundër sundimit të regjimit të Halifes
Qindra njerëz sërish dolën në rrugë në ishullin verilindor në Sitra, Bahrein, për të protestuar kundër pushtetit të regjimit të Ali Khalifa. Forcat e Bahrejnit të përkrahura nga forcat e Mbretërisë Saudite sulmuan demonstruesit të cilët brohoritnin parulla kundër regjimit, kundër Princit të Kurorës së Bahrejnit dhe Kryeministrit, Salman bin Hamad Ali Khalifa.
Demonstruesit, gjithashtu, bën thirrje për lirimin e të burgosurve politikë. Amnesty International ka dënuar burgosjen e aktivistëve në Bahrejn, duke e përshkruar masën e dënimit si të tmerrshme, duke shtuar se autoritetet i akuzuan të pandehurit me etiketën si 'terrorist'.
Në lidhje me këtë, korrespondenti i Radios (IRIB) në gjuhën angleze Mehdi Geramifard ka intervistuar profesorin e politikës në Universitetin e San Franciskos, në Kaliforni, SHBA, Stephen Zunes, të cilën mund ta dëgjoni në Radio IRIB.