Izrael

Mahmoud Abbas: Ne nuk do të dorëzojmë të drejtat tona nën çfarëdo presioni

Shefi i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas thotë se anjë  marrëveshje nuk mund të arrihet me Izraelin pa njohjen e shtetit të pavarur të Palestinës.


    Abbasi tha të shtunën se Autoriteti Palestinez nuk do të bien dakord për asgjë më pak se një shtet plotësisht të pavarur të Palestinës me Jerusalemin Lindor (el- Kuds) si kryeqytet të saj.


     Ne nuk do të dorëzojmë të drejtat tona nën çfarëdo lloj presioni dhe kërcënimi, tha ai gjatë një takimi urgjent të Komitetit Qendror të Fatah-ut në qytetin e Bregut Perëndimor, në Ramallah, duke shtuar, se ”Ne hedhim poshtë çdo përpjekje për të bërë shantazh tek palestinezët.”


     Abbasi,  gjithashtu, i bëri thirrje Tel Avivit për lirimin e të burgosurve palestinezë si pjesë e një marrëveshjeje në mes të dy palëve.


     Ne jemi në pritje të lëshimit të serisë së katërt të burgosurve, siç është rënë dakord me izraelitët nëpërmjet Shteteve të Bashkuara , tha shefi i Autoritetit Palestinez.


     Nëse ata nuk lëshohen, kjo është një shkelje e marrëveshjes dhe na lejon të veprojmë, megjithatë, ne e shohim të arsyeshme brenda normave të marrëveshjeve ndërkombëtare, shtoi ai.


      Izraeli ka thënë se nuk do t’i lirojë të burgosurit e mbetur palestineze përveç nëse Autoriteti Palestinez bie dakord për të zgjatur bisedimet përtej një afati në prill.


      Abbasi thotë se ai i ka kushtet e tij për shtrirjen e të ashtuquajturave bisedimet e paqes. Shefi Autoriteti Palestinez do që Izraeli të lirojë të burgosurit dhe të ngrijë zgjerimin e tij në tokën palestineze.


      Raundi i fundit i bisedimeve izraelito-palestineze u ndërpre në vitin 2010, pasi regjimi i Tel Avivit nuk pranoi të ndalë ndërtimin e kolonive të reja.

 

    Sekretari  amerikan i shtetit, John Kerry ka ndërmjetësuar bisedimet  mes izraelitëve dhe palestinezëve pas një hendeku tre-vjeçar.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}