Kerkimet Filozofike Fetare

E Fortnderuara Fatime Lulja

Nëse e shohim në këndvështrimin realist dhe logjik, njerëzimi në një farë mënyrë, i detyrohet shumë personalitetit madhështor të Fatime Lules (p.m.t.). Kjo nuk është një fjalë e kotë, por është vetë e vërteta, pikërisht ashtu siç i detyrohet shumë fesë islame, Kur’anit Famëlartë, mësimeve të lajmëtarëve të Allahut (f.m.t.) dhe të dërguarit të Tij të fundit (p.q.m.t.).

Ndonëse frymëzimet e Fatime Lules (p.m.t.), janë të pranishme brenda një shoqërie të vogël dhe të kufizuar, në krahasim me racën njerëzore, ato e tejkalojnë këtë përmasë. Nëse e shohim në këndvështrimin realist dhe logjik, njerëzimi në një mënyrë, i detyrohet shumë personalitetit madhështor të Fatime Lules (p.m.t.). Kjo nuk është një fjalë e kotë, por është vetë e vërteta, pikërisht ashtu siç i detyrohet shumë fesë islame, Kur’anit Famëlartë, mësimeve të lajmëtarëve të Allahut (k.m.t.) dhe të dërguarit të Tij të fundit (p.q.m.t.). Kështu ndodhi gjatë tërë historisë së njerëzimit edhe në ditët e sotme, nuk bën përjashtim dhe çdo ditë e më shumë, fytyra e vërtetë e ndriçuar e Islamit dhe personaliteti i madh shpirtëror i Fatime Zehrasë (p.m.t.) dhe njerëzimi do ta konceptojë këtë.

Themi se detyra jonë, është përmirësimi i sjelljes sonë, në mënyrë që të meritojmë bekimin e kësaj familjeje të nderuar. Me të vërtetë, është shumë e vështirë, që të jesh anëtar i familjes, së cilës i zbriti shpallja dhe perceptimi i të afërmve dhe i kujdestarisë së tyre. Gjatë vizitave tona ne shpesh herë lexojmë: “Ne jemi nga ata njerëz, që ju njohin, ju duan dhe ju mbështesin”. Ky nderim na ngarkon në supet tona një detyrë dy herë më të madhe.

Allahu i Madhëruar, në Suren Keuther, e ka përgëzuar të dërguarin fisnik (p.q.m.t.), duke i dhënë një lajm të madh, të begatë të dhe të gëzueshëm duke shpallur: “Me të vërtetë ne të dhuruam ty Keutherin”. (1)

Me fjalën një lajm të begatë dhe të gëzueshëm, ne nënkuptojmë Fatime Lulen (p.m.t.), sepse me të vërtetë ajo, është njeriu në të cilin, janë përmbledhur të tëra begatitë dhe e cila është burimi i fesë, së të dërguarit të Allahut (l.m.t.) dhe i të tërë krijesave. Shumë njerëz janë orvatur me mish e me shpirt, në mbulimin dhe mohimin e kësaj të vërtete absolute, por kanë dështuar sepse: “Allahu do ta plotësojë dritën e tij, ndonëse këtë e urrejnë të pafetë”. (2)

Ne duhet të qasemi, ndaj këtij burimi drite dhe pohojmë se nevoja dhe veçoria, e qasjes ndaj burimit të dritës, është ndriçimi ynë. Pra ne duhet të ndriçohemi, me punën dhe dashurinë tonë të sinqertë, ose e thënë ndryshe, me punën që kërkohet nga ne, të urdhëruar nga kjo dashuri, kujdestari dhe besim. Me këtë punë, ne duhet të bëhemi pjesë, e kësaj dinastie dhe të lidhemi fort pas litarit të saj. Citojmë se nuk është e lehtë që të jemi rojtarë, në derën e shtëpisë së Imam Aliut (p.m.t.) dhe as të arrijmë në pozitën e nderuar të Selman Farisiut, ashtu siç ka thënë dhe Muhammedi (p.q.m.t.): “Selmani është nga Ehli Bejti ynë” (3)

Ne të dashurit, miqtë e Ehli Bejtit dhe shiitët “ndjekësit”, kemi për synim që të pranohemi, nga ana e këtyre personaliteteve të nderuara dhe të afërmve të tyre dhe shpresojmë që të na thonë: “Ky njeri është ulur në një kënd të shoqërisë sonë”. Kjo është dëshira e zjarrtë, që kalon në zemrat tona, për Ehli Bejtin por jemi në dijeni se, kjo nuk është një punë e lehtë. Pikësynimi ynë nuk përmbushet vetëm me dëshirën tonë, por është e nevojshme, që ne t’u përngjajmë ayre, në fushën e flijimit dhe të vetëmohimit, si dhe të arrijmë në shkallën e moralit të tyre.

Ne duhet të studiojmë epokën, në të cilën këta personalitete të shquara, i përftuan virtytet në fjalë dhe në për sa kohë që jetuan, ata e shfaqën këtë jetesë të shkëlqyer, gjatë tërë jetëgjatësisë së tyre. Hadithët e ndryshëm, na mësojnë se ata i përftuan virtytet e larta dhe i jetësuan ata, brenda një kohë shumë të shkurtër kohore, përkatësisht si shtatëmbëdhjetë, njëzetë ose njëzetëepesë vite. Por ne duhet të dimë, se tërësia e këtyre virtyteve, nuk mund të përftohet, duke qëndruar duarlidhur dhe këmbëkryq.

“Allahu që të krijoi ty, përpara së të krijonte njerëzimin, të sprovoi dhe të gjeti të duruar ndaj këtyre sprovimeve”. (4)

Allahu i Lavdëruar, e ka sprovuar robëreshën e Tij, Lulen më të Pastër (p.m.t.). Sistemi i Allahut (f.m.t.), është sistemi i marrjes në llogari dhe në hetim, nëse Ai fal diçka e fal, duke u nisur nga kjo llogari dhe hetim. I Gjithëdijshmi duke e ditur flijimin, altruzimin dhe vetëmohimin e saj, e ka shndërruar atë, në burimin e frymëzimeve të Tij. (5)

Sipas një hadithi që kam lexuar, shkëlqimi i dritës së Fatime Lules (p.m.t.), i verbon sytë dhe “kerrubinëve” (engjëjve më të afërt të Allahut (k.m.t.)) në lartësitë qiellore: “Drita e saj ndriçon sytë e engjëjve në qiell”. (6)

Pra drita e të fortnderuarës Fatime (p.m.t.) vezullon dhe për ta. Por vallë si mund të përfitojmë ne nga kjo dritë?! Ne duhet të gjejmë, udhën e duhur të yllit ndriçues, e cila të çon tek Allahu i Lartësuar, udhën e vërtetë, e cila është udha e robërisë sonë dhe udha e përshkuar, nga Fatime Lulja (p.m.t.), e cila të çon drejt arritjes së vlerave të larta. Nëse ne e shohim, se Allahu (l.m.t.) ka brumosur atë, me një brumë fisnik, arsyeja e kësaj brumosjeje, është se ai e ka ditur, se kjo qenie do t’ia dilte mbanë, si në sprovimin e saj, në botën e sendeve dhe atë të qenieve të gjalla. Këtu përmendim ajetin: “Allahu që të krijoi ty, përpara së të krijonte njerëzimin, të sprovoi dhe të gjeti të duruear ndaj këtyre sprovimeve”. Ja pra kjo ngjarje, bën fjalë për këtë dukuri.

Madje nëse Allahu i Madhëruar, do të kishte dhuruar një mirësi të Tij në këtë brumë, Ai do ta kishte bërë këtë, duke e ditur arsyen, e daljes së saj mbanë, ndaj këtyre sprovimeve, sepse shumë njerëz janë brumosur me këtë brumë. Por vallë a ia kanë dalë mbanë ata, që t’i kalojnë me sukses këto sprovime?! Fshehtësia e kësaj është, mirësia është e fshehur, në jetën e Fatime Lules (p.m.t.), për të cilën ne ndiejmë, aq shumë nevojë për shpëtimin tonë. Duke u mbështetur në një hadith të shënuar, në veprat shiite pohojmë se Muhammedi (p.q.m.t.), iu është drejtuar kështu të bijës së tij: “Oj Fatime puno, sepse unë nuk do të të sjell, ndonjë dobi për ty përpara Allahut!” (7)

Me fjalë të tjera ai do të thotë: “Oj Fatime o shpirti im! Unë nuk do të të mund të ndihmoj përpara Allahut. Pra duhet të mendohesh thellë dhe ajo duke e dëgjuar porosinë e tij, e zbatoi atë duke i qëndruar besnike, që nga epoka e vegjëlisë, deri në fund të jetës së saj shkurtër tokësore.

Ne duhet të vështrojmë dhe të jetësojmë, shëmbëlltyrën e jetesës së saj të nderuar. Që në fëmijëri e fortnderuara Fatime Lulja (p.m.t.), ishte sjellur me një respekt të thellë, ndaj të atit të saj, deri në atë shkallë, sa kishte marrë ofiqin, duke u emërtuar si “Ummu Ebiha” që përkthehet si “Nëna e të Atit të Saj”. (8)

I dërguari i mëshirës dhe i dritës Allahut (f.m.t.), shkurtimisht themeluesi i botës së re, ose komandanti dhe udhëhqësi i revolucionit të madh botëror, sapo e kishte shpalosur flamurin e Islamit, ose më saktë atë të revolucionit, i cili duhet të vijojë, deri në fundin e kësaj bote. Ja pra kjo është arsyeja përse Fatimeja (p.m.t.), nuk është thërritur pa ndonjë arsye, “Ummu Ebiha” që përkthehet si “Nëna e të Atit të Saj”. Ata e kanë thërritur me këtë ofiq, falë shërbimeve, punëve dhe orvatjeve të saj.

Fatimeja Lulja (p.m.t.), ishte bashkëvuajtësja e vetme e Muhammedit (p.q.m.t.), e cila i qëndroi pranë të atit të saj, si gjatë epokës në Mekkën e Nderuar dhe në epokën e vështirë, në truallin e Sh’ibi Ebi Talibit, krahas tërë vështirësive, ashtu dhe në kohën kur ndërroi jetë, nëna e saj e dashur, Hadixhe Bint Huejlidi (p.m.t.), e cila e la fillikat, të dërguarin e Allahut (k.m.t.). Të tëra këto ndodhën, në një kohë shumë të shkurtër, në të cilën Muhammedi (p.q.m.t.), përjetoi dy hidhërime të thella, të cilat i thyen zemrën, vdekjen e bashkëshortes së tij Hadixhesë (p.m.t.) dhe xhaxhait të tij Ebu Talibit (p.m.t.).

I dërguari i Allahut (l.m.t.), ndihej i vetëm në këtë botë, pas humbjes së këtyre dy personaliteteve të shquara. Në ato ditë Fatimeja (p.m.t.), u ngrit në këmbë dhe me duart e saj të vockla, ia fshiu pluhurin e dheut të hidhërimit, nga fytyra e ndritur e të atit të saj. “Ummu Ebiha” që përkthehet si “Nëna e të Atit të Saj”, ishte burimi i ngushëllimit të Muhammedit (p.q.m.t.). Ajo e meritoi këtë ofiq, falë veprimeve të saj të matura, gjatë atyre ditëve të vështira. (9)

Sipas mendimeve të ndryshme, Fatime Lulja (p.m.t.), ishte në moshën gjashtë ose shtatë vjeç, ashtu siç ka mendime të larmishme, mbi ditën e lindjes, së të dërguarit të Allahut (f.m.t.), kur u shfaq çështja e truallit  të Shi’bi Ebi Talibit. Ebu Talibi kishte përjetuar, një epokë shumë të vështirë, gjatë viteve të para të shpalljes së Islamit. Pra në një kohë, kur kishte zënë fill, thirrja e Muhammedit (p.q.m.t.), e cila tanimë bëhej në mënyrë të hapur, dalëngadalë banorët e Mekkës së Nderuar, sidomos të rinjtë dhe skllevërit ishin joshur dhe e kishin pranuar, këtë thirrja hyjnore. Nga ana tjetër, përkrahësit e sistemit të shejtanit, si dy xhaxhallarët e Muhammedit (p.q.m.t.), si Ebu Lehebi dhe Ebu Xhehli, kishin vënë re se nuk kishin zgjidhje tjetër, përveç dëbimit nga Mekka, e të dërguarit të Allahut (k.m.t.), ndjekësve të tij dhe nisën zbatimin e urdhrit të dëbimit.

Këta njerëz të poshtër, nxorrën nga Mekka, me dhjetra familje me antëtarë muslimanë, duke mos kursyer këtu as të miturit dhe fëmijtë, duke përshirë këtu dhe vetë të dërguarin e Allahut të Madhëruar dhe të afërmit e Ebu Talibit (p.m.t.), ndonëse ky i fundit, merrte pjesë në parinë e Mekkës. Pasi muslimanët dolën nga Mekkeja, pyetja që ata drejtonin ishte: “Vallë ku do të shkonin?!” I nderuari Ebu Talibi, kishte në pronësinë etij, një ngushticë në mesin e maleve, e cila mund të nënkuptohet dhe si një përrua, të quajtur Shi’bi Ebi Talibi, le të themi disa kilometra jashtë Mekkës së Nderuar. Ne banorët e qytetit të Meshhedit, këto vende i emërtojmë si “baze”.

Nëse i hedhim një vështrim, në mënyrë të hollësishme fjalorëve gjuhësore, sidmos dhe dialekteve të fshatarëve, shohim se kjo fjalë përdoret dhe si “beze”, por origjinali i kësaj fjalë është “baze”. Pra siç po thoshim Ebu Talibi (p.m.t.), kishte një “baze”, ose një ngushticë në mesin e maleve dhe muslimanët vendosën që të shkonin atje. Tani pa mendohuni pak. Gjatë ditës në Mekkën e Nderuar bëhet jashtëzakonisht vapë, ndërsa gjatë netëve bëhet tej mase ftohtë, me fjalë të tjera, ishte me të vërtetë, një gjendje e padurueshme.

Muslimanët jetuan, në këto kushte të vështira, për tre vite me radhë. Vetëm Allahu i Lavdëruar, e di se sa shumë vuajtën nga uria, me sa vështirësi përballuan dhe se sa shumë vuajtën. Miratojmë se kjo ishte, një nga epokat më të vështira, në të cilat kaloi Muhammedi (p.q.m.t.). Përgjegjësia e tij në këtë epokë, nuk ishte vetëm përgjegjësia, e drejtimit të vullnetit të një bashkësie, ose siç përkthehet përgjegjësia e udhëheqjes, por ishte dhe mbrojtja e çështjes së tij të shenjtë, ndaj besimtarëve të cilët ishin ekspozuar, ndaj këtyre vështirësive.

Ashtu siç e dini dhe ju, ndjekësit tanë të nderuar, kur gjendja është e begatë dhe e qetë, njerëzit mblidhen rreth një udhërrëfyesi, duke qënë të kënaqur dhe shprehen: “Mëshiroje tët atë, që na solle në këtë gjendje të begatë”. Ndërsa kur gjendja bëhet e vështirë, të tërë nisin e ngurrojnë duke thënë: “Ai ishte shkaktari, që na solli në këtë gjendje, sepse ne nuk donim që të ishim kështu si jemi”.

Natyrisht ata të cilët, kanë besimin e fortë rezistojnë, por në fund të fundit, të tërë vështirësitë rëndonin, mbi supet e të dërguarit të Allahut (l.m.t.). Në mesin e këtij kalvari të pafund vështirësish, kur vështirësitë kishin kapur majën, ndërroi jetë brenda një jave, si mbrojtësi më i madh dhe shpresëdhënësi i tij më i nderuar Ebu Talibi (p.m.t.) dhe mbështetesja më e dashur morale dhe shpirtërore e tij, bashkëshortja e tij e dashur, Hadixhe Bint Huejlidi (p.m.t.). Këto janë ngjarje shumë të dhimbshme, sepse e kanë lënë të vetëm, në këtë botë të dërguarin e Allahut (f.m.t.).

Unë nuk e di nëse ndonjëri nga ju, ka luajtur rolin e udhëheqësit brenda shoqërisë së tij, sepse nëse e ka luajtur, kjo nënkupton se e di mirë, rëndësinë e përgjëgjësisë, që rëndon mbi supet e tij. Në këto kushte, njeriu mbetet me të vërtetë pazgjidhje. Ja pra vendoseni vetveten, në vendin e të fortnderuarës Fatime Lules (p.m.t.).

Kur shikojmë në historinë e njerëzimit, mund t’i sodisim këto dukuri, si nga këndet, ashtu dhe nga analet e saj. Por fatkeqësisht këtyre lloj çështjeve, nuk iu është kushtuar rëndësia e duhur, për t’u shqyrtuar si çështje të mirëfilta. Të tërë ne, duhet të perceptojmë faktin, se Fatime Lulja (p.m.t.), ishte njëlloj si një nënë, këshilltare dhe si kujdestare, për të dërguarin e Allahut (k.m.t.). Kjo ishte arsyeja kryesore, se përse ajo meritoi ofiqin, duke u emërtuar si “Ummu Ebiha” që përkthehet si “Nëna e të Atit të Saj”. Ky është një emërtim, që i përket asaj epoke, që i shkonte për shtat një vajze të mitur, e moshës gjashtë ose shtatë vjeç. Këtu duhet të kemi parasysh, se në zona të nxehta, si në shtet arabe vajzat e mitura, arrijnë moshën e zhvillimit si një vajzë dhe të pjekurisë, më shpejt se sa në shtetet e tjera të globit.

Fjala vjen në ditët tona (në shtete si Irani, Afganistani dhe Pakistani), një vajzë quhet e pjekur, kur ajo arrin moshën dhjetë ose dymbëdhjetë vjeç. Kjo është një ndjenjë përgjegjësie. Vallë a nuk mund të jetë kjo sjellje, një shëmbëlltyrë dhe një rrugë për t’u ndjekur, për çështjet që u përkasin atyre, në rritjen e rrugës së ndjenjës së përgjegjësisë dhe dinamizmit?! Ky dinamizëm është një kapital i paçmuar në qenien e saj, e cila ka nxjerrur në shesh, aftësinë e saj të madhe, duke pastruar me duart e saj të vockla, pluhurin e dheut të hidhërimit dhe të shqetësimit, nga fytyra e ndritur e të atit të saj, i cili i kishte kaluar të pesëdhjetat dhe i cili ishte duke u mbështetur dalëngadalë shkallët e pleqërisë. Vallë a nuk mund të jetë kjo sjellje, një shëmbëlltyrë për një të ri?! Kjo është shumë e rëndësishme. (10)

Pra përfytyroni lindjen, rritjen dhe edukimin e një vajze, e cila kishte një personalitet shumë të shquar, në një epokë kaq të vështirë nga ana e Muhammedit (p.q.m.t.), e cila sa herë që e takonte të atin, ia puthte dorën të dërguarit të Allahut (l.m.t.), të cilit i kishte zbritur shpallja dhe frymëzimi. Gjithashtu ai ishte simboli i drejtësisë dhe i urtësisë. Puthja e dorës së Fatime Lules (p.m.t.) ndaj Muhammedit (p.q.m.t.), bart një kuptim moral dhe shpirtëror. Nëse ne mendojmë se ajo ia puthi dorën të atit, vetëm sepse ishte vajzë dhe e donte shumë të atin e saj, atëherë ky është mendim i gabuar dhe i thjeshtë. Sërish nëse ne mendojmë, në këndvështrimin se ajo, ishte vetëm në moshën tetëmbëdhjetë ose njëzetepesë vjeç, kur mërgoi nga kjo botë sipas disa transmetimeve, kjo përkthehet se ajo, ishte tanimë në majën e brumosjes më fisnike, të një qenieje njerëzore dhe është një dëshmues, se ajo ishte një personalitet madhështor. Kjo është shëmbëlltyra islame e gruas. (11)

Pozita shpirtërore, e kësaj gruaje madhështore, ishte më e lartë, në krahasim me pozitën e frymës së orvatjes, revolucionare dhe shoqërore të saj. E fortnderuara Fatime Lulja (p.m.t.), ishte një njeri dhe një grua, për më tepër kjo vajzë e re, ishte një e vërtetë e madhe, një dritë ndriçuese hyjnore, një robëreshë e përkushtuar dhe një njeri i përzgjedhur, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Njëherë i dërguari i Allahut (f.m.t.), i kishte rrëfyer Imam Aliut (p.m.t.): “O Ali! Ti je udhëheqësi dhe prijësi, i bashkësisë muslimane pas meje, ti je ai i cili i udhëzon, besimtarët në udhë të drejtë. Mua më duket, sikur e shoh bijën time Fatimenë (p.m.t.) në Ditën e Kijametit, të hipur mbi një deve të ndriçuar, e shoqëruar nga shtatëdhjetëmijë engjëj në të djathën e saj, shtatëdhjetëmijë engjëj në të majtën e saj, shtatëdhjetëmijë engjëj rreth e rrotull saj dhe shtatëdhjetëmijë engjëj përpara saj. Ajo i udhëzon gratë besimtare, të bashkësisë muslimane drejt Xhennetit”. (12)

Vallë a gjendet ndonjë njeri tjetër, i cili i zotëron këto cilësi fisnike?! Ose e thënë ndryshe, në Ditën e Kijametit, prijësi i besimtarëve Imam Aliu (p.m.t.), i udhëzon dhe i dërgon burrat besimtarë, ndërsa gruaja më e nderuar e botës Fatime Lulja (p.m.t.) i udhëzon dhe i dërgon gratë besimtare, drejt Xhennetit hyjnor. Pra ajo është e barazvlefshme, qëndron në të njëjtën shkallë, për nga dashuria dhe rëndësia, me prijësin e besimtarëve.

Gjatë kohës së qëndrimit të saj në hutbe, me mijra “kerrubinë” ose “mukarrebinë” (engjëjt më të afërt të Allahut të Lavdëruar), bisedonin, e përshëndesnin, e përgëzonin dhe i përsërisnin asaj, të njëjtat fjalë, të cilët ua kishin shpallur më herët dhe Merjeme Bint Imranit (p.m.t.): “Oj Fatime! Allahu të zgjodhi ty, të pastroi nga të tëra ndyrësitë dhe të nderoi duke të bërë, zonja e mbarë grave në të dyja botërat”. (13)

Kjo është pozita e lartë morale dhe shpirtërore, e të fortnderuarës Fatime Lules (p.m.t.).

Një grua për më tepër, një vajzë në moshë të re, ka arritur në një pozitë kaq të lartë shpirtërore, sa duke u mbështetur në disa hadithë, engjëjt kanë biseduar me të dhe i kanë shpallur të vërtetën. Fatimeja (p.m.t.) ishte “muhaddethe”, që përkthehet si një njeri, me të cilin kanë biseduar engjëjt dhe i kanë treguar hadithë. Kjo pozitë është kështjella më e lartë e mbarë krijesave, pozita e shpirtërore, përpara të tëra grave të botës dhe një shesh i gjërë. E fortnderuara Fatime Lulja (p.m.t.), ka qëndruar në lartësitë e kësaj kështjelle, iu është drejtuar mbarë grave të botës dhe u ka bërë thirrje, në ndjekjen e kësaj udhe të bekuar.

Gjatë historisë së njerëzimit, si në epokën e padijes së hershme para Islamit, si në atë të shekullit të XX-të, ata të cilët i poshtërojnë, i përçmojnë, i përmendin gratë, vetëm për hijeshitë dhe veshjet e tyre, ata të cilët janë të mendimit se, gratë shërbejnë vetëm si modele, për stolisur me gurë të çmuar dhe me argjendurina, ose vetëm për t’u lyer dhe për t’u ngjyer dhe se janë thjesht një mjet kënaqësie, arsyetimi i tyre dhe i ndjekësve të tyre, u përngjan pikërisht dëborës dhe akullit, të cilët shkrijnë nën nxehtësinë rrëzëllitëse së diellit, të pozitës shpirtërore të Fatimesë (p.m.t.).

Feja islame, e ka bërë të njohur Fatimenë (p.m.t.), si një shëmbëlltyrë fisnike, për t’u ndjekur nga ana e të tëra grave të kësaj bote. Me jetesën e saj të jashtme, me luftën, orvatjen, dijen, flijimin, vetëmohimin, martesën, amësinë, mërgimin, me të tëra anët e saj politike, ushtarake dhe revolucionare, me praninë e saj nëpër fushëbeteja, shkurtimisht me epërsinë e saj të gjithanshme, i ka detyruar që t’i nënshtrohen dhe ta respektojnë dhe personalitetet më të njohura të rruzullit tokësor. Të tëra këto cilësi fisnike dhe vlera të larta, përkthehen me qëndrimin e saj, në të njëjtën pozitë të lartë dhe të rëndësishme, me atë të dërguarit të Allahut (f.m.t.) dhe prijësit të besimtarëve (p.m.t.), në këndvështrimin e pozitës së saj shpirtërore, përuljes, gjunëzimit, vendosjes së ballit në tokë, lutjes, fjalimeve, personalitet engjëllor dhe shkëlqimin e elementeve shpirtërore. Ja pra kjo është gruaja. Kjo është shëmbëlltyra të cilin synon që të sendërtojë feja islame. (14)

Jetesa e Lules më të Pastër (p.m.t.), na tërheq vërejtjen në një pikë. Natyrisht ne nuk mund të mendojmë, përshkrimin e pozitës së saj të lartë shpirtërore, sepse fuqia jonë e perceptimit, e pozitës së saj është e pamjaftueshme. Me të vërtetë robërit, të cilët janë të plotësuar dhe të përsosur, nga ana shpirtërore dhe kanë kapur majën e njerëzimit dhe njerëzit e barazvlefshëm me ta, vetëm Allahu i Lavdëruar dhe ata të cilët, janë në të njëjtën pozitë me ta, i njohin ata dhe pozitën e tyre.

Për këtë arsye ne duhet ta njohim Fatime Lulen (p.m.t.), prijësin e besimtarëve (p.m.t.), të atin e saj fisnik (p.q.m.t) dhe djemtë e saj të pafajshëm. Njerëzit që jetuan në atë epokë dhe ne që jetojmë në epokën bashkkëkohore, nuk mund ta njohim shkëlqimin shpirtëror të këtij personalitetit të lartë. Drita e shkëlqimit shpirtëror, nuk mund të shihet nga sytë e të tërëve, sepse sytë tanë të dobët që shohin të afërmin tonë, nuk mund të shohin ndriçimin dhe shkëlqimin e njerëzimit dhe praninë e asaj qenieje të lartë njerëzore. Si rrjedhojë, ne nuk do të hyjmë në përshkrimin e anës shpirtërore, të Fatime Lules (p.m.t.), sepse gjendet një pikë e rëndësishme, në jetesën e zakonshme të këtij personaliteti të lartë.

Kjo pikë në njërën anë, ashtu siç ndodh, në jetesën e shumë grave muslimane, sjellja e tyre ndaj bashkëshortit dhe fëmijëve dhe zbatimi i detyrave shtëpiake, ndërsa në anën tjetër ana luftarake, e duruar dhe e palodhur, e të dërguarit të Allahut (k.m.t.), sidomos fjalimet e mbajtura, drejt rrugës për në xhami të Fatime Lules (p.m.t.), pas ngjarjeve që rrodhën pas ndërrimit të jetë të tij, duke vënë në pah, mbrojtjen e qëndrimit të saj dhe ajo ka thënë atë që kishte për të thënë. Ajo ishte me kuptimin e plotë të fjalës, luftarake, e palodhur dhe e pathyeshme, ndaj sprovave të ndryshme të kësaj jete. Në të njëjtën mënyrë, në një tjetër anë, ajo ishte edhe një adhururese e përkushtuar. Fatime Lulja (p.m.t.) ishte një grua e re, e cila nuk e linte mënjanë namazin e natës, ajo ishte një adhuruese e përkushtuar e mbushur me frikë dhe respekt ndaj Zotit të saj, pikërisht si njerëzit e mirë, të epokave të shkuara, të Allahut të Lartësuar.

Përmbledhja e këtyre tre përmasave, është pika e shkëlqyer e jetës së Fatime Lules (p.m.t.), e cila i zbaoti me përpikmëri këto përmasa gjatë tërë jetës së saj. Disa njerëz pandehin, se nëse një njeri është i zënë me adhurimin, ai shndërrohet në një adhurues, lutës, asket dhe përmendës të Allahut (l.m.t.) dhe se i qëndron larg çështjeve politike. Ndërsa disa të tjerë pandehin, se nëse një njeri burrë ose grua qoftë, lufton nëpër fushëbeteja, nëse është grua nuk mund të çojë në vend detyrimet e shtëpiakes, amësisë, bashkëshortes, ndërsa nëse është burrë nuk mund të kujdeset, për çështjet e shtëpisë së tij. Pra shkurtimisht ata pandehin, se këto janë çështje të ndara dhe të ndryshme, ndërsa në këndvështrimin islam, nuk janë aspak të ndryshme dhe nuk bien ndesh me njëra-tjetrën. Këto dukuri ndihmojnë, në plotësimin dhe përsosmërinë e njeriut. (15)

Shtojmë se personaliteti i Lules më të Pastër (p.m.t.), i vlerësuar së bashku, me përmasat politike, shoqërore dhe luftarake, është në një pozitë të përzgjedhur dhe të lartë, deri në atë shkallë sa të tërë gratë e botës, mund të nxjerrin mësim, nga jeta e saj e shkurtër dhe e begatë, në këndvështrimin e orvatjes, revolucionare, përzgjedhjes dhe politike. Ajo lindi në shtëpinë e revolucionit dhe e kaloi të tërë epokën e vegjëlisë së paharrueshme dhe u rrit në krahët e të atit të saj, i cili e kaloi të tërë jetën, në luftën dhe revolucionin e tij të madh global.

E fortnderuara Fatime (p.m.t.), në epokën e vegjëlisë në Mekkë, ka përjetuar luftime të vështira, është dëbuar në truallin e Shi’bi Ebi Talibit, ka përjetuar sprovimet e urisë, frikës dhe epokës në kushtet më të vështira në epokën e Mekkës së Nderuar.

Pas mërgimit të saj, në Medinën e Ndriçuar, ajo ia kushtoi të tërë jetën e saj, xhihadit ose luftës së shenjtë. Madje ajo u martua me një njeri, i cili përgjatë trembëdhjetë viteve, të jetës bashkëshortore, nuk qëndroi qoftë dhe për gjysmë viti pa luftuar, por ai duke zhveshur shpatën, vijoi luftimin në rrugën e  Allahut të Lartësuar. Kjo grua e madhe dhe vetëflijuese, e ka shoqëruar me dinjitet dhe me meritë, këtë luftëtar trim, i cili e kaloi jetën nëpër fushëbeteja.

Atëherë miratojmë se ndonëse, jeta e shkurtër e Fatime Lules (p.m.t.), përafërsisht njëzet vite, kjo jetesë ishte një oqean i pafund, në këndvështrimin e luftës së shenjtë, orvatjes, përpjekjes, lëvizjes dhe durimit revolucionar, mësimdhënies, gjithëpërfshirjes, stërvitjes së të tjerëve, mbajtjes së fjalimeve, vijimit të profetësisë, udhëheqjes dhe mbrojtjes së rendit të Islamit dhe jeta e saj përfundoi, në mënyrë madhështore, me rënien dëshmor, si një heroinë e vërtetë. Pohojmë se kjo dukuri, është një e vërtetë e jashtëzakonshme dhe e pashoqe, e jetës madhështore të Fatime Lules (p.m.t.), e cila e kaloi tërë jetën e saj duke luftuar dhe sigurisht kjo është një pikë vezulluese dhe e përveçme, e cila shkëlqen në mendjen e njerëzimit, si në ditët tona, ashtu dhe në të ardhmen. (16)

Për më tepër, ajo la gjurmë, si një dijetare dhe në fushën e dijes. Ashtu siç ka përkufizuar dhe dijetar Mexhlisi, hutbeja e mbajtur, nga ana e Fatime Lules (p.m.t.), në Mesxhidu’n-Nebeuijjeti, në Medinën e e Ndriçuar, pas largimit nga kjo botë, të të dërguarit të Allahut (f.m.t.), është një hutbe e mbajtur, sipas rregullave të caktuara, nga gjuhëtarët ekspertë dhe leksikografët e oratorisë. Nënvizojmë se mendja e saj, e mbushur plot urtësi, për nga ana e bukurisë artistike, i përngjan fjalive më domethënëse dhe kuptimplota, të veprës me titull: “Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë). Fatime Lulja (p.m.t.), ka shkuar drejt e në xhaminë e të dërguarit (p.q.m.t.) dhe ka mbajtur një fjalim, në një mënyrë tërësisht spontane. Marrim me mend, se ajo ka biseduar përreth një orë, duke krijuar fjalitë më të bukura dhe me kuptime thelbësore. (17)

Shtojmë se njerëzit që flasin, në mënyrë natyrale dhe spontane, arrijnë të konceptojnë se madhështor është ky lloj fjalimi. Citojmë se aftësia e kësaj vajze të re, në moshën shtatëmbëdhjetë, ndoshta njëzetë, ose le të themi njëzetepesë, sepse nuk dihet më saktësi ditëlindja e të fortnderuarës, si pasojë e paqartësisë së vitit të saj të lindjes, për më tepër pas përjetimit të këtij kalvari pambarim fatkeqësish dhe vështirësish, ajo ka gjetur guximin e vajtjes në xhami, duke dalur përpara një turme njerëzish, duke mbajtur një fjalim madhështor, të cilin historia i ka shënuar fjalët e saj një për një.

Këtu bëjmë të ditur, se populli arab, spikaste për kujtesën e tij të fortë. Fjala vjen një poet paraqitej, në një mbledhje poezish dhe recitonte një ode të përbërë, nga shtatëdhjetë strofa dhe kur të pranishmit shpërndaheshin dhe mbedhja mbaronte, dhjetë vetë uleshin dhe shkruanin odenë e tij. Theksojmë se shumica e odeve, që kanë arritur deri në ditët e sotme, janë përcjellur në këtë mënyrë. Përsërisim se disa njerëz mbanin shënim, poezitë e kënduara në këto mbledhje.

Themi se në përgjithësi, kështu janë shënuar dhe fjalimet dhe hadithët. Këta njerëz janë ulur, i kanë shkruar, i kanë mësuar përmendësh dhe më pas i kanë përcjellur këta fjalime, deri në ditët tona. Megjithatë jo çdo shkrim i shënuar në histori lë gjurmë. Ndonëse janë derdhur një lum fjalësh, janë thënë një mori fjalimesh, janë sjellur në rend të ditës një konglomerat çështjesh dhe janë recituar një sërë poezish, ata janë zhdukur pa lënë gjurmë dhe askush nuk ua ka vënë veshin. Tani edhe nëse një njeri shkon dhe lexon shënimet e ruajtura në faqet e historisë, pas një harku kohor 1400 vitesh, do të udhqejë dashuri dhe një ndjenjë të thellë respekti, është një dëshmues i kësaj madhështie. Sipas mendimit tonë, kjo është shëmbëlltyra fisnike, për t’u ndjekur nga një grua e re. (18)

Jeta e Fatime Lules (p.m.t.), së bashku me të tëra përmasat, është udhëtimi i lartësimit të një njeriu, në këndvështrimin e orvatjes, përpjekjes dhe përsosmërisë shpirtërore. Ndonëse bashkëshorti i saj i ri, ishte vazhdimisht i zënë, duke luftuar nëpër fronte dhe luftra të ndryshme, Fatime Lulja (p.m.t.), pavarësisht vështirësive jetësore dhe rrethanore, ishte si një qendër rreth së cilës, aviteshin njerëzit dhe muslimanët. Ajo ishte e bija, që i jepte zgjidhje, shqetësimeve të Muhammedit (p.q.m.t.) e cila jetoi jetën e saj me nder derisa ndërroi jetë. Sërish ajo lindi dhe rriti fëmijë të bekuar, si Imam Hasani (p.m.t.), Imam Husejni (p.m.t.) dhe Zejnebeja (p.m.t.). Rishtas ajo u kujdes për bashkëshortin e saj Imam Aliun (p.m.t.), pasi kishte marrë dhe bekimin e të atit të saj, i cili ishte i dërguari i Allahut (l.m.t.). Këtu vlen të përmendet fakti, se dhe pas fillimit të epokës së çlirimeve dhe ndarjes së plaçkës së luftës, e fortnderuara e bija e të dërguarit (p.q.m.t.), nuk lakmoi asnjëherë, në zotërimin e kënaqësive të kësaj bote, si luksit, stolive dhe salltaneteve, siç lakmuan shumë vajza dhe gra të reja.

Adhurimi i Fatime Lules (p.m.t.), është një adhurim për t’u patur zili. Hasan Basriu, dijetari, besimtari i përshkushtuar dhe asketi musliman, i cili shquhej, për adhurimin e tij, është shprehur kështu për Lulen më Fisnike (p.m.t.): “E bija e të dërguarit (p.q.m.t.) e adhuroi Allahun (f.m.t.), duke falur namaz dhe duke qëndruar në këmbë, deri në atë shkallë, sa asaj qenieje të lartë iu enjtën këmbët”. (19)

Ndërsa Imam Hasan i Mrekullueshmi (p.m.t.) thotë: “Në një natë të bekuar xhumaje, nëna ime adhuroi Allahun (k.m.t.) duke falur namaz, duke iu lutur de duke iu përgjëruar Allahut (l.m.t.) që nga fillimi i natës deri në mëngjes. Sipas një transmetimi të Imam Hasanit (p.m.t.): “Kam dëgjuar nënën time që të lutej vazhdimisht, për besimtarët dhe besimtaret. Ajo u lut për çështjet e botës islame. Kur agoi dita e pyeta: “Oj nënë! Vallë përse nuk u lute për veten, ashtu siç u lute për të tjerët?!” Ndërsa ajo ma ktheu kështu: “O biri im! Fillimisht duhet të lutemi për të tjerët, pastaj per veten tonë”. (20)

Ky është një tregues i qartë, i shpirtit të saj madhështor. Lufta e saj e shenjtë, në fusha të ndryshme, është shëmbëlltyra e kësaj lufte. Gjithashtu bashkëshorti i saj, prijësi i besimtarëve, ishte komandanti më i madh, i cili ka luajtur rolin e mbrojtjes, ruajtjes së fesë islame, udhëheqjes dhe kujdestarisë dhe të dërguarit të Allahut (l.m.t.). Prijësi i besimtarëve (p.m.t.) ka cituar kështu për Fatime Lulen (p.m.t.): “Gjatë tërë martesës sonë ajo asnjëherë nuk më ka hidhëruar dhe asnnuk më ka kthyer fjalën”. (21) Megjithatë krahas madhështisë dhe krenasrisë së saj, Fatime Lulja (p.m.t.) ishte një grua shtëpiake dhe një bashkëshorte e shkëlqyer, pikërisht ashtu siç ka urdhëruar Islami”.

Ajo spikaste me adhurimin e përkushtuar, gjuhëtarinë, poezinë, oratorinë, diturinë, mençurinë, urtësinë, zgjuarsinë, orvatjen dhe përpjekjen e saj në luftën e shenjtë, qëndrimi dhe sjellja e saj si një nënë, bashkëshorte e shkëlqyer dhe mirësinë e saj ndaj të varfërve. Kur Muhammedi (p.q.m.t.) e dërgoi një të varfër, për të përmbushur nevojën e tij, në shtëpinë e prijësit të besimtarëve (p.m.t.), atë e pritën Fatime Lulja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.), të cilët plot bujari dhe mikpritje, i dhanë shtrojën mbi të cilën flinin, për të përmbushur nevojë, sepse nuk zotëronin asgjë tjetër dhe i thanë: “Merre dhe shite këtë shtrojë dhe shpenzoji paratë e saj”. Kjo është një dëshmi e personalitetit gjithëpërfshirës dhe të mrekullueshëm të Fatime Lules (p.m.t.). Kjo është shëmbëlltyra, që duhet ndjekur nga mbarë gratë muslimane.

Gruaja muslimane, duhet të orvatet në vazhdimësi, në udhën e arsyes dhe dijes, si dhe duhet të stërvisë vetveten, në rrugën morale dhe shpirtërore. Gruaja muslimane duhet të përparojë, në tërësinë e fushave të orvatjes dhe përpjekjes, në luftën e shenjtë dhe nuk duhet t’u kushtojë rëndësi, përfitimeve kalimtare dhe stolisjeve të pavlera të jetës së kësaj bote. Ndershmëria, pafajësia dhe dëlirësia e saj, duhet të jetë në atë shkallë, sa vështrimet e liga të huaja, të kthehen mbrapsht andej nga vështrojnë. Ajo duhet të jetë, qetësia e shtëpisë, mjedisit dhe bashkëshortit të saj. Sërish ajo duhet të jetë burimi i prehjes dhe i sigurisë së familjes dhe popullit të saj. Rishtas gruaja muslimane, duhet të jetë edukuesja, e fëmijëve të shëndetshëm mendërisht, me dashurinë, dhembshurinë, ngrohtësinë, me fjalorin edukues dhe të ëmbël. Nën mbikqyjen e saj, duhet të rriten breza të tërë djemsh dhe vajzash në shoqëri, pa ndërlikime, buzëqeshur dhe të shëndetshëm, si nga ana shpirtërore dhe psikologjike.

Nëna duhet të jetë më qenia më krijuese dhe më e vyer, se sa çdo krijimtari tjetër. Shkencëtarët e mëdhenj, të ditëve të sotme, mund të krijojnë pajisje, shumë të koklavitura elektronike, mund të ndërtojnë raketa balistike ndërkontinentale, si dhe mund të prodhojnë anije dhe aparatura kozmike, që vërtiten nëpër hapësirë, e megjithatë asnjëra nga këto arritje shkencore, nuk është e rëndësishme, se sa sjellja në jetë dhe kristalizimi i një personaliteti madhështor. Kjo është shëmbëlltyra e gruas muslimane. (22)

Burimi: Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, “Njeriu 250 Vjeçar”, (Historia e Orvatjes 250 Vjeçare e Ehli Bejtit (p.m.t.), Që Nga Epoka e Muhammedit (p.q.m.t.), Deri Tek Imami i Fundit (p.m.t.)), Përktheu në Turqisht Muaz Pazarbaşı, fq. 26-29, Shtëpia Botuese: “Feta” (Djaloshi), viti i botimit 2015, Stamboll, Turqi.

 

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

 

  1. Sureja Keuther, Ajeti: 1.
  2. Sureja Saff, Ajeti: 8.
  3. Imam Kulejni, “Usul Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit), vëll. 2, fq. 254.
  4. “Raudatu’l-Muttakini Fi’sh-Sherhi Men Ja Jehdhuruhu’l-Fakihu” (Kopështi i Të Përkushtuarve Në Shpjegimin e Juristit Që Nuk Shfaqet), vëll. 5, fq. 343.
  5. Nga Fjalimet e Datës: 26.12.1992.
  6. Dijetar Mexhlisi, “Biharu’l-Enuari” (Lulishta e Dritave), vëll. 43, fq. 173.
  7. “Taaxhubi” (Mrekullia), fq. 94.
  8. Dijetar Mexhlisi, “Biharu’l-Enuari” (Lulishta e Dritave), vëll. 43, fq. 16, Disa Nga Ofiqet e Të Fortnderuarës Fatime Zehrasë (p.m.t.) Janë Si Vijon: “Ummu Hasani, Ummu Husejni, Ummu Muhsini, Ummu Eimme, Ummu Ebiha etj.”
  9. Nga Fjalimet e Datës: 24.11.1994.
  10. Nga Fjalimet e Datës: 27.05.1998.
  11. Nga Fjalimet e Datës: 25.01.1992.
  12. Dijetar Mexhlisi, “Biharu’l-Enuari” (Lulishta e Dritave), vëll. 43, fq. 24.
  13. Dijetar Mexhlisi, “Biharu’l-Enuari” (Lulishta e Dritave), vëll. 43, fq. 24.
  14. Nga Fjalimet e Datës: 16.01.2003.
  15. Nga Fjalimet e Datës: 13.12.1989.
  16. Nga Fjalimet e Datës: 17.01.1990.
  17. Nga Fjalimet e Datës: 16.12.1992.
  18. Nga Fjalimet e Datës: 27.05.1998.
  19. Ibn Shehrashubi, “Menakibu Ali” (Rrëfenjat e Aliut), vëll. 3, fq. 341.
  20. Dijetar Mexhlisi, “Biharu’l-Enuari” (Lulishta e Dritave), vëll. 43, fq. 81, 82.
  21. Dijetar Mexhlisi, “Biharu’l-Enuari” (Lulishta e Dritave), vëll. 43, fq. 134.
  22. Nga Fjalimet e Datës: 06.12.1992.

Burimi: İntizar