Amerike

60 për qind e muslimanëve në SHBA raportojnë diskriminim fetar

Muslimanët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpesh e kanë gjetur veten në qendër të debatit kombëtar. Por zëri i tyre dëgjohet rrallë.

Një studim i ri nga Instituti për Politikë  Sociale dhe Mirëkuptim (ISPU), një institut kërkimor shkencor social në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ofron publikut një përshkrim të saktë të jetës së muslimane në Amerikën e  Trump-it.

Studimi, i publikuar të martën, ka zbuluar  se një total prej 60 për qind të muslimanëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar një formë të diskriminimit fetar në vitin 2016. Studimi gjithashtu zbuloi se gratë muslimane (68 përqind) kanë më shumë gjasa të diskriminohen sesa burrat muslimanë (55 përqind ) sipas raportit të diskriminimit fetar në vitin e kaluar.  Gjithashtu, raporti zbuloi se  muslimanët janë më shumë se dy herë më shumë të disrkriminuar se hebrenjt, katolikët dhe protestantët.

Hulumtimi nga Instituti për Politikë  Sociale dhe Mirëkuptim (ISPU),           gjithashtu, zbuloi  se muslimanët shprehën frikën se rezultati i zgjedhjeve  të zgjedhjeve  presendiciale  të vitit 2016 z nga  ekstremistët e bardhë: Rreth 38 për qind e muslimanëve kanë shprehur shqetësim rreth familjes së tyre dhe sigurinë e vet personale nga grupet e bardha supremaciste.

Përtej mjedisit politik, sulmet islamofobe janë më të larta se ato që ata kanë qenë që nga  11 Shtatori  i vitit 2001, (9/11) . Që nga fillimi i ciklit zgjedhor, Shtetet e Bashkuara kanë parë një shtim kulmor të krimeve të urrejtjes anti-muslimane. Gjashtë ditë pas natës së zgjedhjeve, Byroja Federale e Hetimeve (FBI) njoftoi se është shënuar një rritje pre 67 për qind e  krimeve të urrejtjes anti-muslimane në vitin 2015. Vetëm një muaj më parë ne jemi dëshmitarë të një vargu  sulmesh ndaj xhamive dhe kërcënimeve me vdekje të dërguara në qendrat komunitare islame në të gjithë Amerikën. 

Burimi: ABNA24