At Hanna paralajmëron për normalizimin e marrëdhënieve me izraelitët
Ati Atalla Hanna, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Palestineze
në Jerusalemin e pushtuar, ka dënuar me forcë përpjekjet e fundit arabe për të normalizuar dhe për të krijuar marrëdhënie me figurat dhe institucionet izraelite.
"Duket se ne kemi lëvizur nga faza e normalizimit në fazën e bashkëpunimit të ngushtë strategjik midis shtetit të pushtuar dhe disa shteteve arabe," tha Ati Hanna gjatë takimit të tij të shtunën me figuara të shquara në qytetin e shenjtë të Jerusalemit.
Ai pohoi se takimet në nivelet më të larta u zhvilluan në vende të ndryshme në mes të zyrtarëve arabë dhe izraelitë dhe figurave publike, duke shtuar se delegacionet arabe kanë bërë edhe "vizita të normalizimit" kohët e fundit në Jeruzalemin e pushtuar.
Kryepeshkopi tha se takimet dhe vizita të tilla janë mbajtur për shumë arsye, duke përfshirë shkëmbimin e mendimeve, dhe promovimin e kulturës së paqes dhe dialogut, paralajmërimi i ndikimeve të tyre të dëmshme në luftën e drejtë të popullit palestinez.
Ai theksoi nevojën për t'u përballur me aktivitete të tilla të dyshimta dhe të rrezikshme të normalizimit përmes dërgimit të mesazheve urgjente për të gjithë të interesuarit për këtë dukuri negative.
Burimi: The Palestinian Information Center