Kulturë - Art - Fe

Libri mbi jetën e kënduesve të shquar të Kur’anit përurohet në Kajro

Një libër që paraqet jetën dhe arritjet e 31 kënduesve të njohur të Kur’anit në Botën Islame do të përurohet në Kajro në fund të këtij muaji.

Libri me titull "Sufara al-Kur'an" (Ambasadorët e Kur'anit), është  shkruar nga egjiptian Muhamed Abdul Aziz Yunus, libri ka 192 faqe.

Sipas faqes së internetit Uyunalkhalij, libri do të paraqitet për herë të parë në Panairin e 48-të Ndërkombëtar të Librit në Kajro, planifikuar për janar 26- deri më 10 shkurt 2017. 

Mahmud Khalil al-Hasri, Taha al-Fashani, Mahmoud Sidiq al-Minshawi, Abdul Basit Abdus Samad, Ahmed Amir, Ahmed Noaina, dhe Ahmed Isa al-Misarawi nga Egjipti, Jahja bin Ahmed el-Halili nga Jemeni, Ibrahim al-Akhzar dhe Sajjad Mustafa nga Hixhaz (Arabia Saudite) dhe Muhamed bin Saeed Karim Rajih nga Siria, janë disa nga kënduesit e shquar të Kur'anit të përmendur  në librin Sufara al-Kur'an, (Ambasadorët e Kur’anit).

Libri, i cili është shkruar në gjuhën arabe, është botuar nga Shtëpia  Botuese  Dar al-Asr në fillim të këtij muaji, janar 2017. 

Burimi: IQNA News