CENTCOM: Në territoret që jemi përgjegjës, rreziku më i madh është Irani
Sipas faqes online të Departamentit të Mbrojtjes të Amerikës, Komandanti i CENTCOM (Qendrës Komanduese të ShBA-së) Gjenerali Joseph L. Votel, gjatë një deklarate që ka dhënë përara Komitetit të Forcave Ushtarake të Senatit Amerikan, më datë 9 mars është shprehur se “Irani është fuqia kryesore e cila përbën një rrezik serioz kundret Komandës Qëndrore të ShBA-së, në territoret që ajo ka nën kontroll.”

Zona të cilën CENTCOM-i e sheh si zonë nën përgjegjësinë e vet përbën territoret e Irakut, Sirisë, Pakistanit, Jemenit, Egjiptit dhe Sinës bashkë me gadishullin e Bab el-Mendeb.
Votel ka përdorur këto shprehje në deklaratën e tij “Ne po përballemi në rajon me aktivitetet ogur zeza të Iranit dhe të përfaqësuesve të ti jtë tjerë. Për mendimin tim, për një kohë të gjatë, Irani do të jetë një problem për këtë rajon.”
Sipas Votelit, në aktivitetet shqetësuese të Iranit përfshihen edhe “Ndikueshmëria e madhe që ka mbi Sirinë dhe Irakun, mbshtetja ndaj qeverisë siriane dhe aftësia për të përdorur në favorin ee tij zonat që janë të populluara me shumicë të popullsisë shiite.”
Gjenerali Votel, i cili ka përcaktuar si zonë nën përgjegjësinë e CENTROM-it të gjithë territorin katër milionë kilometër katrore duke filluar nga Gjiri Persik deri në Azinë Qendrore është shprehur kështu: “kjo është një zonë ku është përhapur shumë destabiliteti, prirjet për konflikte, popullsia është vazhdimisht rritje, janë në gadishmëri të hyjnë në marrëdhënie dhe aleanca me Rusinë dhe Kinën, dh çdo shtet sheh interesin e tij.”
Burimi: Medya Şafak