Izrael

Forcat cioniste shkatërrojnë shtëpitë e beduinëve

Forcat e regjimit cionist kanë shkatërruar dhjetra shtëpi të beduinëve palestinezë, duke i lënë disa familje të pastrehë.


    Sipas Press TV, të mërkurën, buldozherë të shoqëruar nga një grup i  madh i forcave të regjimit cionist i rrëzuan shtëpitë në fshatin el - Zaarura në shkretëtirën Nexhev.


     Trupat erdhën pranë fshatit, një nga disa fshatrat beduine në shkretëtirën Nexhev, nga perëndimi dhe demoluar shtëpitë e beduinëve.
      Sipas një letre të nënshkruar nga më shumë se 50 figura publike në Britani në fund të vitit 2013, çfarë ka ndërmend Tel Aviv të bën shkruan: “Të detyron zhvendosjen e palestinezëve nga toka dhe shtëpitë e tyre, diskriminim sistematik dhe ndarje.”


       Shkatërrimet janë pjesë e Planit Prawer , i cili  do të dëbojë rreth 70.000 njerëz dhe do të shkatërrojë rreth 35 fshatra beduine.


     Plani Prawer u formulua në shtator të vitit 2011, kur regjimi cionist miratoi një plan të ashtu- quajtur të zhvillimit ekonomik.


      Regjimi cionist deri tani ka refuzuar njohjen  e të drejtave të  palestinezëve beduinë dhe u mohon atyre qasje në shërbimet themelore.    Regjimi izraelit ka miratuar projektet ushtarake dhe të pastrimit etnik të  zonës. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se këto masa do të çojnë në spastrimin etnik të palestinezëve që jetojnë atje.