Anglia

Veteranët anglezë të Irakut dhe Afganistanit alkoolistë

Një në pesë veteranë  nga Anglia që luftuan në Irak dhe Afganistan  është alkoolist.

 

    Rreth 33. 000 burra dhe gra anglezë që luftuan në Irak dhe Afganistan janë kthyer në alkoolistë për të përballuar stresin që lidhet me luftën, sipas një studimi të fundit nga hulumtuesit në Mbretërinë e Bashkuar.   


   Sipas statistikës, një në pesë prej personelit ushtarak janë duke pirë

në nivele të dëmshme, njoftoi gazeta britanike Daily Mail të enjten.
     Ushtarët e dislokuar në luftime të drejtpërdrejtë  në fushëbeteja kanë  shans më të madh të zhvillimit  të çrregullime të stresit post- traumatik  ( PTSD), thotë studimi, i cila është ndërmarrë nga akademikë në King 's College në Londër, të cilët e përshkruajnë hulumtimin e tyre si alarmant.”


     Përveç alkoolit, rreth një në shtatë ushtar nga personeli që kanë shërbyer në ushtri, sulmojnë dike, por më shpesh sulmojnë gratë, veprojnë kështu nga zemërimi pas kthimit nga zonat e luftimit.


     Përndryshe, ushtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë më elastik në trajtimin e stresit pas luftës se sa ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku shkalla e  çrregullimeve nga stresi post- traumatik  (PTSD), sipas studimit, qëndron në 29 për qind.


     Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se qeveria ka shpenzuar  12.300.000 $, dollarë apo ( £ 7.4million ) për të përmirësuar shëndetin mendor të personelit të shërbimit.


     Ne nuk jemi të kënaqur. Ne duam të zvoglojmë më tej stigmën e  sëmundjes mentale dhe vazhdojnë të punojmë për shërbime më të mira, tha zëdhënësi.

 

Studimi është publikuar sot në revistën e Trupave të Mjekësisisë të Ushtrisë Mbretërore.