Largimi i izraelitëve nga Palestina është e vetmja zgjidhje për krizën
Një gazetare dhe analiste politike nga Teheran, Marva Osman është shprehur se pushtuesit izraelitë duhet të largohen nga territoret palestineze dhe të kthehen aga ku kanë ardhur.
Osman është shprehur kështu për Press TV gjatë debatit të së mërkurës: “E vetmja mënyrë sesi ne do të mund të shmangim gjithë genocidet, gjakëderdhjet që po ndodhin në territoret e pushtuara të Palestinës nga sionistët... është që ata të lënë gjitha dhe të largohen, sepse asgjë nuk ju përket atyre.”
Analistja ka shtuar duke thënë se pushtuesit sionistë duhet të kthehen nga kanë ardhur, nga çdo vend evropian apo vendet perëndimore ruse.
Gjatë luftës së vititn 1948 në Palestinë, forcat pushtuese izraeliti kanë detyruar më shumë se 700.000 palestinezë arabë që të largohen nga vendbanimet e tyre. Që nga ajo kohë, regjimi izraelit ka pushtuar pothuajse të gjithë territoret e Palestinës.
Osmani është shprehur kështu: “Nuk ekziston ndonjë vend me emrin Izrael, është një entitet sionist është entiteti më racist që ekziston, që ka ekzistuar ndonjëherë në gjithë historinë e botës, made edhe racist se edhe vetë regjimi nazist, i cili ka krye genocid kundër plestinezëve që kur kanë futur këmbën në tokën e shenjtë të Palestinës kur dhe vendosi që t’u vidhte territorin dhe burimet e tyre, duke i quajtur ato ‘toka e shenjtë’.”
Palestinezët që po jetojnë në territoret e pushtuara, si West Bank dhe Rripi i Gazës po vuajnë diskriminimin, burgosjen e jashtëligjshme, dëbimi nga shtëpitë e tyre dhe vrasjet e përditshme.
Duke e mohuar termin që përkufizon sikur palestinezët dhe izraelitët janë në konflikt ajo është shprehur kështu: “Nuk ëshhtë një konflikt, është një pushtim izraelit në një territor arab, në territorin palestinnez dhe është një genocid që po ndodh në Gaza.”
Ajo ka kujtuar se “Veprimi i nazistëve ishte një Holokaust dhe është një akt i tmerrshëm në histori, por kjo nuk i jep të drejtë entitetit izraelit që t’i bëjë të njëjtën gjë, apo edhe më keq popullit të Palestinës.”
Në të njëjtën kohë një gazetar dhe nalist politik nga Londra, Richard Millet është shprehur se palestinezët dhe izraelitët kanë nevojë të negociojnë për të arritur në një konsensus për situatën e tyre të ardhshme politike.
Ai argumentoi se “Izraeli është një vend i vogël, megjithatë Izraeli dëshiron të jetojë në paqe me popullin palestinez, dhe e vetmja rrugë për të arritur këtë gjë është nëpërmjet negociatave.”
Sipas Millet janë zhvilluar negociata për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve, megjithatë ato nuk mundën të vazhdonin për shkak të konflikteve në kufi në gjithë Lindjen e Mesme.
Gazetari e hedh fajin për këtë gjë mbi Iranin për konfliktet në Lindjen e Mesme, me pretendimin se mbështetja e iranianëve për lëvizjet e rezistencës në Palestinë dhe në Liban janë një burim konflikti në rajon.
Ditën e Martë dhe të Mërkurë, bashkëngjitur me Konferencën e Gjashtë në Mbështetje të Intifadës së Palestinës një konfab në mbështetje të popullit palestinez.
Regjimi izraelit ka mundur që të justifikojë veten përpra komunitetit ndërkombëtar në lidhje me ndërtimin e vendbanimeve të paligjshme në territoret që ka pushtuar. Administrata e re e ShBA-së ka shprehur mbështetjen e plotë dhe të hapur në lidhje me këto aktivitetet të jashtëligjshme.
Millet ka pikturuar një pamje tepër pesimiste në atë që quhet arritja e paqes mes palestinezëve dhe izraelitëve duke thënë se “Nuk mendoj se ndonjë administratë mund të ndihmojë në arritje e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve.”
Palestinezët e filluan Intifadën e tyre të tretë, që ende vazhdon në vitin 2014, duke qënë se ata nuk mund të lejonin ndërtimin e dhunshëm të vendbanimeve dhe planet e izraelitëve për të ndryshuar status quo e Xhamisë Aksa, vendit të tretë më të shenjtë në botën islame, pas Qabe, Xhamisë së Haramit në Mekkë dhe Xhamisë Nabavi në Medina.
Burimi: http://iuvmpress.com/