Kulturë - Art - Fe

Tridhjetë shtete pritet të marrin pjesë në Garat Kur’anore Ndërkombëtare për studentët e seminareve

Huxhet ul Islam Sejid Muxhtaba Razavi
Huxhet ul Islam Sejid Muxhtaba Razavi

Edicioni i parë i një Gare Ndërkombëtar Kur'anor për Studentët e Seminareve Islame do të mbahet në qytetin e shenjtë të Iranit, në Kum, në muajin maj, tha një zyrtar.

Huxhet ul Islam Sejid Muxhtaba Razavi, kreu i Zyrës së Kur'anit dhe  Departamentit të Seminareve Islamike, tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA  se përfaqësuesit e 30-të  shteteve  do të marrin pjesë në garë.  

Ai tha se një komision është formuar nga organet e ndryshme Kur'anore të vendit për hartimin e rregullave për mbajtjen e ngjarjes  Kur'anore.

Sipas zyrtarit, Universiteti Ndërkombëtar Al Mustafa do të organizoi  pjesëmarrjen e kënduesve të huaj të Kur'anit.

Departamenti i Seminareve Islamike të Iranit, ndërkohë, është i ngarkuar për të zgjedhur përfaqësuesit e vendit.

Prandaj, tha ai, një garë kualifikuese është planifikuar të mbahet në Kum më 8-9 mars 2017, ku një këndues i Kur’anit dhe një hafiz i Kur’anit që do të  zgjedhën për të konkuruar për vendin në ngjarje të ardhshme ndërkombëtare.

Burimi: IQNA News