Akademikët amerikan filluan fushatën anti – Izrael
Studiuesit amerikanë kanë nisur një fushatë për të dënuar frikësimin e kritikëve të Izraelit , sidomos ata që mbështesin bojkotimin e regjimit.
Të mërkurën, historiani amerikan
Rashid Halidi dhe filozofi Judith Butler publikuan një deklaratë të përbashkët,
në të cilën ata u bën thirrje institucioneve arsimore dhe kulturore të përpiqen
për parimin e lirisë së fjalës.
Dijetarët e njohur, gjithashtu, thanë
se do të mbështesin një lëvizje ndërkombëtare që bojkotojnë Izraelin, si një
mjet për të ndryshuar politikën e Tel Avivit kundër palestinezëve.
Deri më tani, fushata ka arritur të
tërheqë 150 nënshkrues, të cilët janë akademikë të shquar nga e gjithë bota.
”Është e rëndësishme që të njohim se
bojkotet janë afirmuar në arenën ndërkombëtare dhe në mënyrë kushtetuese janë të
mbrojtura format e shprehjes politike, shkruan në deklaratë, duke shtuar
se, Ata që përkrahin bojkote nuk duhet të bëhen objekt i hakmarrjes, survejimit
apo i censurës kur ata zgjedhin për të shprehur pikëpamjet e tyre politike, pavarësisht
se sa fyese që mund të jetë për ata që nuk pajtohen.
Dy dijetarët thanë se regjimi i Izraelit
është përpjekur për të kufizuar fjalën e lirë, për të ushtruar censurën dhe për të kryer veprime hakmarrëse kundër
individëve në bazë të pikëpamjeve të tyre ose të shoqatave politike për përkrahjen
e fushatës së bojkoteve.
Deklarata, gjithashtu, theksoi
nevojën për refuzimin për t’u bërë vegël për censurim dhe shpifje
dhe bën thirrje për refuzimin e krijimit të listave të zeza, frikësimin dhe
diskriminimit ndaj pikëpamjeve të caktuara.
Fushata kundër Izraelit është pjesë
e përpjekjeve ndërkombëtare për t'i bërë presion Tel Avivit për të ndaluar
ndërtimet e paligjshme në territorin e pushtuar palestinez.
Prania dhe zgjerimi i vazhdueshëm i
vendbanimeve izraelite në Palestinën e pushtuar ka krijuar një pengesë të madhe
për përpjekjet e bëra për të vendosur paqa në Lindjen e Mesme.
Më shumë se gjysmë milioni izraelitë
jetojnë në mbi 120 vendbanime të paligjshme të ndërtuara që prej pushtimit
izraelit të territoreve palestineze të Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor
(el- Kuds në vitin 1967.
Izraeli, megjithatë, sfidon kërkesën
ndërkombëtare për të ndaluar ndërtimin e paligjshëm të vendbanimeve të reja në
Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor.