Marrëdhëniet Amerikë-Saudi: Stuhia e Shkretëtirës
Dr. Ahmad Malli
Politika e Jashtme e Saudisë karakterizohet kryesisht nga “vigjilenca e kujdesshme” dhe për nga natyra e saj, ajo tenton të ketë një misteriozitet dhe paqartësi. Diplomacia saudite zakonisht vendtakimet i bën në fshehtësi, duke shmangur konfrontimet. Prandaj është e lehtë të ketë keqkutpime dhe larg të qënit e drejpërdrejtë.
Udhëheqja Saudite beson se kjo metodë është më e sigurt në trajtimin e rajonit përreth, i cili është i mbushur me konflikte dhe aspak i qëndrueshëm. Kjo është arsyeja pse ajo ka vendosur që t’ia lërë rrygën gjithmonë hapur aleatit të saj afatgjatë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të marrë iniciativa dhe të ndjekë axhendën e saj na Lindjen e Mesme në bazë të marrëveshjeve me Saudinë, në të shumtën e rasteve.
Në fakt, marrëdhëniet Saudito-amerikane u krijua gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur më datë 18 shkurt të vitit 1943, Presidenti amerikan Rusvelt shpalli se “mrojtja e Arabisë Saudite është jetike për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara.” Ndërsa kompanitë amerikane të naftës hapën rrugën për krijimin e këtyre marrëdhënieve dhjetë vjet para se Rusvelti ta shpallte këtë. Kompania :Standard Oil e Kalofornisë” fitoi ekskluzivitetin për të bërë shpime për naftë në Arabinë Saudite. Ndjekësit e marrëdhënieve Uashington-Rijad pajtohen me faktin se takimi mes presidentit amerikan Rusvelt dhe mbretit të Arabisë Saudite Abdul Aziz bin Saud në anijen “Quincy” gjatë kthimit të tij nga Samiti i Jaltës (shkurt 1945) me Stalinin dhe Çërçillin, krijuan bazat për rrjedhjen e naftës saudite drejt Shteteve të Bashkuara dhe në këmbim Uashingtoni do t’i siguronte mbrojtje regjimit të Saudisë.
Gjtë 70 viteve të fundit, ekuacioni i mbrojtjes në këmbim të naftës me çmim të ulët është zbatuar. Pavarësisht se këto marrëdhënie patën disa mosmarrëveshje dhe tensione, por, këto raste nuk ishin thelbësore. Sipas Diplomatit dhe ish-ambasadorit të SHBA-së në Rijad gjatë luftës së parë të Gjirit, Chas Freeman (1989-1992), i cili ishte i njohur edhe për lidhje e tij të fortë me institucionet e politikës së jashtme amerikane, tha: “ Në të kaluarën ne kemi qënë në gjendje të mbështetemi te ata (sauditët), të paktën për të mos kundërshtuar politikën amerikane, e shpeshherë edhe për ta mbështetur atë...”
Megjithatë, kjo harmoni nuk ekziston më në të njëjtën formë dhe duket më e dobët. Kohët e fundit, u dëgjuan ankesat e disa zyrtarëve të rëndësishëm sauditë, pasi interesat e aleancës së fortë mes dy vendeve janë në rrezik. Kjo e detyroi Sekretarin e Shtetit Amerikan john Kerry që të bënte një vizitë urgjente në Rijad në muajin nëntor ku u takua me Mbretin Abdullah, ministrin e jashtëm Saud Al-Fayssal dhe një numër zyrtarësh sauditë. Por nuk është e sigurtë nëse Kerri ka pasur sukses në vënien e një kufiri në këtë përkeqësim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
David Ignatius shkroi në Ëashington Post për depresionin nervor në marrëdhëniet amerikano-saudite, duke pasë parasysh se “kjo situatë vazhdon prej më shumë se dy vjetësh, si një aksident me makinë me lëvizje të ngadalësuara...” – kjo është pak e tepruar, gjithsesi. Hulumtuesit amerikanë shkojnë përtej kësaj. Ata konsiderojnë se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve kanë arritur deri këtu si pasojë e zhgënjimeve të ndërsjellta për një kohë të gjatë, e cila ka filluar me Luftën e Ftohtë, duke përfshirë disa ndalesa të mëdha nga të dyja palët. “11 Shtatori” ishte një ndalesë nga ana e amerikanëve, ndërsa pushtimi i Irakut në vitin 2003 dhe rezultatet e saj – sipas sauditëve – si dorëzimi i pushtetit nga ana e administratës Bush në duart e shumicës shiite, ishte ndoshta kthesa më e madhe strategjike për mbretërinë në dekadat e fundit.
Pa dyshim, Rijadi nuk ishte i kënaqur me thirrjen e administratës së Busit për përhapjen e demokracisë në Lindjen e Mesme, pasi kjo prekte një cështje të ndjeshme për sauditët. Megjithatë, kjo thirrje u zgjerua me promovimin, veçanërisht, pas “11 Shtatorit,” dhe me këtë kundërshtitë mes dy aleatëve fillluan të rriteshin.
Në pëplasjen rajonale në lindje, Irani ishte kundërshtari që sauditët janë përpjekur ta kufizojnë fuqinë e tij dhe t’i japin fund zgjerimit të tij në rajon, të cilin ata e konsiderojnë me rëndësi. Në Liban, sauditët mbështetën aleancën e “14 Marsit” për të fituar zgjedhjet parlamentare dy herë radhazi (2005 dhe 2009). Shqetësimi i tyre kryesor ishtë shtypja e “Hezbollahut”, aleati i Iranit, i cili përfitoi nga balanca që u krijua në Liban për të fituar të drejtën e “vetos” në qeverinë libaneze, pas marrëveshjes në Doha. Me pas, aleanca e “14 Marsit” e pa vetën të përjashtuar nga qeveria, e cila u formua nga kryeministri Najib Miqati. Në Irak, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të sauditëve, dështuan në zgjedhjen e tyre për të emëruar Lyad Allaëin si kryeministër edhe pse grupi i tij në parlament ishte më i madh. Megjithatë, kundërshtari i tij Nuri Al-Maliki, i afërt me Teheranin, është ende në postin e tij që prej zgjedhjeve të vitit 2010.
Në fushën palestineze, Mbreti Abdullah sponsorizoi “Marrëveshjen e Mekës” në mes Fatahut dhe Hamasit. Një nga qëllimet e kësaj marrëveshjeje ishtë të mbajte Hamasin larg ndikimit iranian. Megjithatë, marrëveshja ra brenda disa muajsh, pasi Hamasi e mori pushtetin në Rripin e Gazës, e cila e bëri atë më të lidhur me Iranin.
Të gjitha këto përpjekje dështuan në nivel rajonal. Sauditët janë përballur me dështime që prej tetë vjetësh. Ndërsa Irani ka përparuar, sipas ekspertit amerikan në cështjet e Gjirin dhe gadishullit arabik, Gregory Gause.
Pas zhvillimeve të “Pranverës Arabe” në fillim të vitit 2011, të cila ndryshuan balancën e pushtetit në rajon, sauditët nuk e fshehën terbimin e tyre. Fokusi i tyre ishte më shumë te Egjipti se te Tunizia. Rënia e Mubarakut ishte një humbje e pariparueshme për Sauditët, të cilët konsideronin se regjimi egjiptian kishte një peshë të madhe për të cilën ata kishin nëvojë për të balancuar pushtetin me fuqizimin e Iranit.
Hendeku po zgjerohej më shumë në mes Rijadit dhe Administratës Obama. Sauditët kishin arsye serioze të shqetësoheshin nga kjo administratë, pasi sipas tyre, ajo nuk i bëri mirë llogaritë për rrezikun dhe pasojat e “Pranverës Arabe.” Për më tepër, ata nuk i morën në konsideratë përfitimet e sauditëve në këto zhvillime. Sauditët nuk mund ta imagjinojnë kurrë që fati i Mbretit të Bahreinit “Al Khaifa” të jetë i ngjashëm me atë të Mubarakut, pasi çdo ndryshim i mundshëm politik në Bahrein do të ishte humbje për Saudinë përballë Iranit, për të mos përmendur pastaj edhe pasojat e dretpërdrejta nga shijat në pjesën lindore të vendit, të cilët do të ngriheshin kundër Al-Saudit nesë arrihen një revolucion në Bahrein.
Bazuar në këtë, udhëheqja saudite nuk i pranoi kritikat modeste të SHBA-ve kundër autoriteteve të Bahreinit për shtypjes e protestave paqësore nga ana e shumicës shiite me mbështetjen e Saudisë. Sauditët gjithashtu u ndjenë të frustruar nga qëndrimet e administratës Obama, dhe e panë si një dëshmi shtesë se kjo administratë nuk ka marrë parasysh veçantinë e Bahreinit për Arabinë Saudite për shkak të afërsisë së saj, pasi ajo bie vetëm 25 kilometra larg nga rajoni lindor.
Ndërkohë, pas epokës së Mubarakut, nuk kane dalë me ndonjë marrëveshje në mes të sauditëve dhe SHBA për Egjiptin. Në vend të kesaj, të dyja palët e gjetën veten duke qëndruar në dy anë të kundërta, në atë masë saqë grupi “Stratfor për Studime të Inteligjencës” e pa grindjen e dy vendeve rreth Egjipti si një devijim të Mbretërisë nga politika amerikane dhe e kaluara historike.
Rijadi ishte i befasuar me mbështetjen e Administratës Obama ndaj “Vëllazërisë Muslimane” pas rënies së Mubarakut, duke e konsideruar atë si një mëkat të madh për shkak të kërcënimit të këtij grupi ndaj monarkisë sauditë në rast të rritjes së pushtetit. Nga njëra anë, ky kërcënim vjen si shkak i ekzistencës së disa forcave radikale brenda mbretërisë që mbështesin “Vëllazërinë Muslimane”, dhe nga ana tjetër, sepse qëverisja e “Vëllazëria Muslimane” në Egjipt është një sfidë për sauditët, pasi ata e paraqesin Islamin në një formë tjetër. Në këtë pikë, ish-zyrtari në Këshillin e Sigurimit Kombëtar, Denis Ross mendonte se “Arabia Saudite ka dy armiq të mëdhenj në rajon. Ata janë: Vëllazëria Muslimane dhe Irani.”
Prandaj, nuk ishte për t’u habitur që Rijadi dhe aleatët e tij shtetëror të Gjirit ndaluan në mënyrë të vendosur mbështetjen e përkohshme ndaj qeverisë teknike egjiptiane. Dhe kur Uashingtoni anuloi manovrat ushtarake me Kairon pas rrëzimit të Mursit dhe anuluan ndihmën prej 1.3 milion dollarësh për ushtrinë, sauditët dhe aleatët e saj të Gjirit paraqitën një sasi 12 herë më të madhe si ndihmë për Egjiptin.
Ndryshe nga “Pranvera Arabe” në vendet e tjera, në Siri protesuesit paqësore u mbështetën dhe u miratuan nga Rijadi. Megjithatë, kjo binte ndesh me fetvatë e dijetarëve arabë, të cilët i kanë ndaluar demostratat, duke promovuar gjerësisht në mediat saudite për të delegjitimuar ndonjë lëvizje publike nga brënda mbretërisë apo jashtë saj, si Bahreini, Jemeni, Egjipti, Tunizia, me pretendimi se këto demostrata shkaktojnë trazira dhe sabotojnë pronat publike dhe private.
Nuk është e vështirë të dihen sekretet prapa interesave saudite për të punuar më gjithë fuqitë e saj kundër regjimit të Asadit në Siri. Saudia i ka parë zhvillimet në vend si një mundësi historike për të kompensuar humbjet e saj të njëpasnjëshme gjatë dekadës së fundit, në mënyrë të veçantë atë që konsiderohet si një humbje strategjike në Irak për të mirën e Iranit. Për më tepër , ai e pa se duke bërë një ndryshim në Siri do të kthehet ekuacioni rajonal, dhe Irani më pas do të humbasë një mbështetjeje të rëndësishëm që do të ndikojë në lidhjen e tij me Hezbollahun në Liban dhe e lëvizjet e rezistencës në Palestinë. Përveç kësaj dhe më e rëndësishmja, në llogaritjet saudite është se ata nuk do të jenë vetëm në përballjen me regjimin e Asadit, por me një numër të madh të vendeve perëndimore, në krye të të cilëve janë Shtete e Bashkuara, të cilat do të jëne në anën e saj. Për të mos përmedur pastaj faktin se se një konfrontim i tillë do të nxiste fanatizmin e një grupi të madh brenda Saudisë, i cili do të qëndronte në anën e famijes saudite në pushtet nënë parullat: “Mbështetja e shumicës sunite në Siri kundër sundimit të pakicës alevite.” Kjo arriti kulmin kur Sheih Salih Al-Luhejdan, ish-Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe këshilltar aktual në Byronë Mbretërore, njoftoi (për të mos thënë dha një fetva) në fillim të protestave siriane se është e ligjshme të vritet një e treta e popullit sirian (gati tetë milion) për të shpëtuar dy të tretat.
Udhëheqja saudite e pa kërcënimin e Obamës kundër regjimit të Asadit pas sulmit me armë kimikë në periferi të Damaskut (gushtin e kaluar) si njëmundësi të përkryer për një përfshirje të drejtpërdrejtë ushtarake amerikane për të rrëzuar regjimin në Siri. Ajo kishte shumë shpresë te presidenti Obama. Frustrimi dhe hidherimi i Saudisë i rrit kur amerikanët dhe rusët arritën një marrëveshje që e detyronte regjimin sirian të hiqte qafe të gjithë arsenalin e armëve kimike.
Këtu humbja e Saudisë dukej e dyfishtë, pasi marrëveshja për armët kimike jo vetëm që krijoi një litar shpëtimi për regjimin sirian ndaj një sulmi amerikan, por ajo gjithashtu e bëri atë një partner ndërkombëtar. Në aspektin lokal ai do të mbikqyrte zbatimin e marrëveshjes. Pasi iu vështirësuan punët në fazën e mëparshme të konfliktit, shumë vende perëndimore dhe rajonale që kishin vënë si kusht për zgjidhjen e krizës siriane largimin e Asadit, hoqën dorë nga kjo ide.
Pas deklrarimit për arritjen e një marrëveshjeje në Gjenevë (më 24 nëntor) për dosjen bërthamore të Iranit mes gjashta fuqive dhe Iranit, zhgënjimi saudit ndaj administratës Obama arriti kulmin e saj. Nuk ishte thjeshtë nënshkrimi i marrëveshjes, por mënyra si u arrit, pasi u përgatit në fshehtësi të plotë me nisjen e negociatave mes SHBA-ve dhe homologët e tyre iranianë nëpër disa raunde që zgjatën tetë muaj para se në fund të nënshkruhej marrëveshja në Gjenevë.
Ajo çfarë mund të ketë zemëruar udhëheqjen saudite ishte fakti se ata e ndien vetën të tradhëtuar, pasi negociatat sekrete mes amerikanëve dhe iranianëve ishin zhvilluar pas shpine. Ajo që i egërsonte më shume ishte se se negociatat ishin mbajtur aty pranë, në mënyrë specifike, në Oman. Ky vend konsiderohet partner i tyre, pasi është një nga anëtarët themelues të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. Pavarësisht kësaj, as aleatët amerikanë e as ata të gjirit nuk e morën mundimin të lajmëronin Saudinë rreth negociatave. Ata u trajtuan si të gjithë vendet e tjera.