El- Maliki : Arabia Saudite mbështet terrorizmin global
Kryeministri i Irakut, Nuri el-Maliki ka akuzuar Arabinë Saudite për mbështetjen e “terrorizmit” global, në Botën Arabe dhe në vende të tjera.
Në një intervistë të transmetuar të
shtunën, me France 24, kryeministri i Irakut, Nuri el-Maliki, dënoi
qëndrimin e rrezikshëm saudit për mbështetjen e terrorizmit në
botë - ajo e mbështet atë në Siri, Irak, Liban, Egjipt dhe Libi dhe madje edhe
në vendet jashtë Botës Arabe.
Arabia Saudite dhe Katari janë duke
destabilizuar Irakun duke mbështetur grupet militante dhe kanë deklaruar në
mënyrë efektive luftë në Irak.
Ata janë duke sulmuar Irakun,
Sirinë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ata kanë njoftuar luftë ndaj Irakut,
u shpreh Kryeministri, el-Maliki.
Këto dy vende janë kryesisht
përgjegjëse për krizën sektare dhe terroriste dhe të sigurisë së Irakut.
Maliki tha se akuzat se ai e ka margjinalizuar pakicën sunite të Irakut, janë nxitje nga sektarët me lidhje të
ngushta me agjendat e huaja me nxitje të Arabisë Saudite dhe Katarit.
Ai tha se Rijadi dhe Doha kanë
ofruar mbështetjen politike, financiare dhe mediave të grupeve militante dhe i
akuzoi ata për blerjen e armëve për të mirën e këtyre organizatave
terroriste.