Izraeli kërcënim për Libanin, Hezbollahu siguri për Libanin
Presidenti i ri libanez, ish gjenerali krishterë libanez Michel Aoun, ka deklaruar se gjersa të ekzistojnë territoret libaneze të okupuara nga Izraeli, Libanit i nevojitet Hezbollahu dhe armatimi i tij që posedon.
“Lëvizja islamike e rezistencës Hezbollahu në Liban, është një nga shtyllat kryesore të strategjisë mbrojtëse të vendit. Gjersa regjimi izraelit edhe më tutje përpiqet të okupojë territore, dhe mban nën kontrollin e vet mban resurset natyrore libaneze, na nevojitet forca dhe armatimi i Hezbollahut”, ka deklaruar presidenti i ri libanez, ish gjenerali Michel Aoun. Presidenti libanez në intervistën e dhënë për televizionin egjiptian CBC ka thënë: “gjersa ushtria libaneze nuk do të ketë fuqi të kundërvihet Izraelit, për arritjen e atij qëllimi, është e nevojshme ekzistimi i Hezbollahut”.
Poashtu ka theksuar se forcat e Hezbollahut kryesisht janë me prejardhje nga jugu i Libanit, dhe janë të gatshme të mbrojnë vendin nga çfarëdo ofensive izraelite, gjë që nuk është e rastit me qytetar tjerë libanez të cilët që nga viti 1978 shumë herë janë dorëzuar forcave pushtuese izraelite.
Presidenti libanez Aoun ka theksuar se zgjidhja për krizën siriane është diplomacia, dhe se ajo nuk mund të zgjidhet me forcë ushtarake, por ka shtuar se krizën në vendin fqinjë e kanë shkaktuar dhe ndihmuar fuqitë e huaja.
Michel Aoun këto deklarata ka dhënë nga Egjipti, vendi në të cilin të hënën ka arrit në vizitë zyrtare. Presidenti libanez është takuar me kolegun e vet, kryetarin egjiptian, ish gjeneral Abdyl Fatah al Sisinë, i cili ka bërë thirrje në miratimin e ”Planit të shpëtimit arab” në luftën kundër terrorizmit në rajon.
Burimi: Logiçno