Algjeria do të organizoi Shkollat Kur’anore
Ministria për Çështje Fetare e Algjerisë ka në plan për të rregulluar sistemin arsimor Kur'anor të vendit.
Nuredin Muhammedi, drejtor i departamentit të Ministrisë së Arsimit Kur'anor, tha se do të krijohet një zyrë për këtë qëllim, ka raportuar gazeta al-Nahar.
Ai tha se zyra do të rregullojë shkollat Kur'anore publike dhe private në këtë vend të Afrikës Veriore.
Ky veprim bëhet për shkak të mosefikasitetit të një ligji të miratuar në vitin 1994 për mbikëqyrjen e aktiviteteve edukative, vuri në dukje ai.
Nuredin Muhammedi shtoi se komisioni do të përfshijë ekspertë të Kur'anit, mësuesit, studiuesit dhe dijetarët e universitetit si dhe përfaqësues nga qendrat tradicionale të mësimeve të Kur'anit nga Algjeria, të njohura me emrin zavije.
Do të rregullohen, gjithashtu aktivitetet Kur'anore në xhami dhe qendra Kur'anore, tha në vazhdim ai.
Algjeria është një shtet në Afrikën e Veriut, në bregdetin e Mesdheut.
Muslimanët përbëjnë rreth nëntëdhjetë e nëntë për qind të popullsisë në këtë shtet arab.
Burimi: IQNA News