Haradinaj: Ai më tej ka shtuar se e vërteta nuk fshihet, pavarësisht manipulimeve
" E verteta nuk fshihet, pavarësisht shkathtësive manipulative të disa politikanëve në Serbi, të cilët duke e mbuluar të djeshmën, sot janë maskuar me petk të ri”, përfundon Haradinaj.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj deklaratave të Zoran Stankoviq patolog me profesion, i cili gjatë ditës së sotme ka thënë se është i gatshëm të dëshmojë si dëshmitar ekspert kundër Liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili po mbahet në Francë me urdherarrest të Serbisë, si i dyshuar për krime lufte kundër civilëve në Kosovë gjatë vitit 1998 dhe 1999.
“Të gjithë akuzuesit e sotëm të Serbisë kundër meje, pa përjashtim, janë shkaktarë ose bashkmendimtarë të gjenocidit serb në Kosovë! Sot paska dalë edhe njëfarë i ashtuquajtur patolog serb (Zoran Stankoviq), për të cilin ka të dhëna të mjaftueshme, se e ka bërë të pamundurën që të falcifikijë dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë. Ai qenka ofruar të kryej edhe disa falcifikime të reja për mua!”, shkruan Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.
Ai më tej ka shtuar se e vërteta nuk fshihet, pavarësisht manipulimeve.