Izrael

Më shumë se 80 shkelje izraelite kundër vendeve të shenjta në janar 2017

Ministri palestinez i Vakfit  dhe Çështjeve Fetare,  Jusuf Idies tha të dielën se ministria ka raportuar më shumë se 80 shkelje të Izraelit kundër vendeve të shenjta në al-Kuds (Jerusalem) dhe në Bregun Perëndimor vetëm gjatë muajit janar, 2017.

Në një raport të veçantë të nxjerrë nga Ministria Palestineze e Vakëfit, Idies tha këto shkelje kryesisht përfshijnë vizita provokuese nga fanatikët e të djathtës izraelite në kompleksin Al-Aksa të Jerusalemit.

Ai tha se duke mbështetur vizita të tilla, Israeli aspiron për të zbatuar një ndarje të përkohshme dhe hapësinore të vendit të shenjtë Islam.

Ai shtoi, "Izraeli është duke punuar shumë për të Judaizuar  Xhaminë   al-Aksa  dhe i bëhet presion banorëve të Jerusalemit". 

"Këto politika përfshijnë taksat e paarsyeshme, censurën e kurrikulave palestineze,  kontrollimi poshtërues për ata që hyjnë Xhaminë al-Aksa, konfiskimin e shtëpive, dhe të pasurive të patundshme në afërsi të Xhamisë al-Aksa."

Burimi: WAFA