“Nuk na shqetëson fare presidenti qesharak Trump”

Sikurse lajmëron televizioni libanez Al-Manar, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Hasan Nasrallah, ka thënë se fare nuk na shqetëson presidenti i ri i pamend në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trumpi. Lideri i Lëvizjes së Rezistencës libaneze  Hezbollah, Hasan Nasrallahu ka hedh poshtë kërcënimet nga ana e presidentit të ri amerikan Donald Trumpit, duke theksuar se nuk e shqetëson ardhja e presidentit qesharak në Shtëpinë e Bardhë, sikurse që është Donald Trumpi. Bile, lideri i Hezbollahut konsideron se ardhja e Trumpit në pozitën e presidentit amerikan është lajm i mirë për botën e shtypur.”Trumpi  zbulon të vërtetën për komplotin e qeverisë së re raciste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër popullit tonë”, ka deklaruar Hasan Nasrallu.

Gjatë fjalimit të tij para tubimit në Balbek, hodhi poshtë akuzat e disa mediave arabe, në mesin e të cilëve Al Jazeera katareze dhe Al-Arabia saudite, sipas të cilëve Hezbollahu nuk po e respekton armëpushimin e arritur në Siri.  “Hezbollahu dhe Irani mbështesin armëpushimin, pajtimin dhe zgjidhjen politike të konfliktit sirian, gjersa disa vende arabe edhe më tutje po e mbështesin operacionin ushtarak”, ka theksuar Nasrallahu. Duke fol në përgjithësi për krizën siriane, Nasrallahu ka përfunduar se kërcënimi kryesor për mbijetesën e Sirisë është refuzuar.”Mundësia që grupet terroriste të kontrollojnë Sirinë është eliminuar në masë të madhe, ndërsa pjesa e mbetur nën kontrollin e ISIS-it është kryesisht shkretëtirë. Turqia e cila e ka mbështet dhe financuar ISIS-in gjer tani,  pasi që terroristët kanë ndërmarr sulme në qytetet turke, ka vendos që të luftojë tani kundër këtyre grupeve terroriste. Administrata amerikane ka premtuar se do të çrrënjosë ISIS-in, të cilin e ka krijuar ish sekretarja e shtetit amerikane Hillary Clinton”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes së rezistencës libaneze.

Për evropianët poashtu konsideron se  “është e qartë tani se edhe ata kanë vendos seriozisht të luftojnë kundër ISIS-it”. “ E tërë bota më në fund ka zbuluar se opozita  “hoteliere” siriane nuk paraqet askënd në terren dhe grupe të ashtuquajtura të armatosura janë vetëm pjesë e vogël në raport me grupet terroriste të cilët kanë kontrolluar hapësirat e caktuara”, ka përfunduar Hasan Nasrallahu.

Burimi: Logiçno