Ibrahim Mousawi: Rizgjimi Islam nuk ka përfunduar
Press TV ka bërë një intervist me analistin e çështjeve politike Ibrahim Mousaëi në lidhje me liderin e Revolucionit Islamik Ayatollah Seyyed Ali Khamenei i cili deklaroi se Perëndimi as që duhet ta çojë nëpër mend se Rizgjimi Islam ka marr fund.
Më poshtë do të lexoni intervistën në fjalë.
Press TV : A mund të na shpjegoni më gjatë mendimin tuaj në lidhje me komentin e liderit në lidhje me Rizgjimin Islam?
Mousawi: E po nëse duhet të flasim për Rizgjimin Islam atëherë duhet të gërrmojmë thellë në histori dhe të gjejmë gropat të cilat çuan deri në këtë lloj kristalizimi.
Ajo çka ne i druhemi tani dhe ajo çka ne po përjetojmë tani është një si tip rrethi vicioz: është historia që përsërit vetvehten dhe vëren Lëvizjen Islame dhe Rizgjimin Islam. Ato janë gjithmonë në krye të zhvillimeve ditore.
Tani unë sdua të flas në lidhje me anët negative apo positive me të cilat gazetaria dhe mediat po hasin gjatë ditëve të sotme.Ne duhet të gërrmojmë thellë në histori dhe të gjejmë rrënjët nëpër epoka të ndryshme historike për të gjetur arsyen e asaj ç’ka solli tek shqetësimi i ditëve të sotme.
Imam Khamenei ka qenë shumë i saktë në fjalët e tij dhe në shpjegimin e situatës. Rizgjimi Islam nuk ka përfunduar dhe nuk ka për të marr fund aspak. Ne jemi duke korrur farat e korrura të Rizgjimit Islam të cilat janë rritur tashmë që prej Revolucionit Islamik në Iran.
Kjo është diçka që duhet të trajtohet nga pikëpamja politiko-analitike, duke u nisur nga një sfond historik për tek struktura e vërtetë e asaj çka po ndodh. Ajo nuk mund të sqarohet cektazi nga gazetrë të ndryshëm aty këtu.
Unë besoj se duhet të ketë një bërthamë shumë e rëndësishme islame kudo që ka sjellë të gjitha këto zhvillime të rajonit. Unë besoj se kjo që po ndodh tani do të vazhdohet edhe në të ardhmen në të njëjtin kuptim nga ana e të rinjve, nga populli, nga elitat, të cilët me të vërtetë besojnë dhe duan të përqafojnë këtë paradigmë shumë të rëndësishëm të revolucionit islamik.
Press TV : A besoni dhe ju gjithashtu se përpjekjet e Perëndimit për të shtypur këtë përhapje revolucionesh ka dështuar prej kohësh? Ju lutem shpjegojeni më gjatë.
Mousawi : Sigurisht. Dua të them se ne duhet të kuptojmë diçka: kur flasim për një përhapje të gjërë zhvillimesh dhe për njerëz me të njëjtën frymë askush nuk është më në gjendje t’a ndal vendosmërinë e tyre.
Këtu po flasim në lidhje me një vendosmëri, vendosmëria e Umetit (kombit) të tërë që zë një vend të rëndësishmë në histori që askush nuk mund t’a rikthejë pavarsisht përpjekjeve të ndryshme.
Le të shohim se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ne folëm për epokën komuniste, e cila ka marr fund me rënien e ish-Bashkimit Sovjetik në vitin 1990. Tani ne jemi dëshmitarë të pakësimit të fuqive dhe venitjes së pushtetit të perandorisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Rizgjimi Islam është në qëndër të vëmendjes botërore. Dhe njerëzit po binden tashmë se fuqitë Perëndimore nuk do jenë kurrë në gjendje të shtypin këtë kryengritje dhe këtë vendosmëri të popujve të cilët janë dëshmitarë të kristalizimit të dëshirave dhe kërkesave të tyre e cila do të vazhdojë pa ndërprerje.