Portreti i Isait (p.m.t.) Sipas Transmetimeve Shiite
“Me rastin e këtyre ditëve, në të cilat kremtohen Krishtlindjet, ose e ashtuquajtura festë e ditëlindjes së Isait (p.m.t.), ndihemi të nderuar, që të paraqisim, një fjalim me titull: “Portreti i Isait (p.m.t.), sipas transmetimeve shiite”, e argumentit islam Resul Rezeviut. Ai ka mbajtur një fjalim, rreth mësimeve të Isait (p.m.t.), duke u mbështetur pikërisht, në transmetimet shiite. Ndjekësit e nderuar shqiptarë, do të kenë mundësi, që të lexojnë si më poshtë, tekstin në fjalë”.
“Me rastin e këtyre ditëve, në të cilat kremtohen Krishtlindjet, ose e ashtuquajtura festë e ditëlindjes së Isait (p.m.t.), ndihemi të nderuar, që të paraqisim, një fjalim me titull: “Portreti i Isait (p.m.t.), sipas transmetimeve shiite”, e argumentit islam Resul Rezeviut. Ai ka mbajtur një fjalim, rreth mësimeve të Isait (p.m.t.), duke u mbështetur pikërisht, në transmetimet shiite. Ndjekësit e nderuar shqiptarë, do të kenë mundësi, që të lexojnë si më poshtë, tekstin në fjalë”.
“Para së gjithash, lërmëni iu bëjmë të ditur se, Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian, përfaqësojnë ditëlindjen e Isait (p.m.t.) dhe janë festa më e madhe, të cilën kremtojnë të krishterët në ditët e sotme. Të krishterët e ditëve tona, kryejnë një sërë ritualesh fetare, si p.sh. zbukurimi i pemës së Krishtlindjeve, veshja e një njeriu, me uniformën e babagjyshit të Vitit të Ri, i cili shpërndan dhurata për popullin etj. Sot shumica e të krishterëve, e kremtojnë Krishtlindjen më datë 25 dhjetor”.
“Sipas kredos së doktrinës shiite, Isai (p.m.t.) është një nga pesë të dërguarit më të mëdhenj të Allahut (f.m.t.) (ulu’l-adhmi). Posti i lartë i të dërguarit Isa (p.m.t.), në mesin e të dërguarve, duket qartë si në Kur’anin Famëlartë dhe në hadithët shiitë. Me rastin e këtyre ditëve, në të cilat kremtohen Krishtlindjet, ose e ashtuquajtura festë e ditëlindjes së Isait (p.m.t.), ndihemi të nderuar, që të paraqisim, një fjalim me titull: “Portreti i Isait (p.m.t.), sipas transmetimeve shiite”, e argumentit islam Resul Rezeviut. Ai ka mbajtur një fjalim, rreth mësimeve të Isait (p.m.t.), duke u mbështetur pikërisht, në transmetimet shiite. Ndjekësit e nderuar shqiptarë, do të kenë mundësi, që të lexojnë si më poshtë, tekstin në fjalë”.
“Vallë a Dihet Saktësisht, Data Se Kur Lindi Isai (p.m.t.)?!” “Vallë a Gjendet Ndonjë Ndryshim, Mes Transmetimeve Të Krishtera Dhe Atyre Islame, Mbi Këtë Çështje?!”
Resul Rezeviu: “Në Kur’anin Fisnik dhe në hadithët shiitë, gjenden shpjegime rreth lindjes së Isait (p.m.t.) dhe se këto transmetime janë të ndryshme nga ato të krishtera. Në Kur’an lindja e Isait (p.m.t.), i ngjason lindjes së Ademit (p.m.t.). Për më tepër, në ajetin 59, të Sures Ali Imran thuhet: “Me të vërtetë, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek Allahu, është si çështja e Ademit. Allahu e krijoi atë nga dheu, e pastaj i tha “Bëhu!” dhe ai u bë”. Sërish duke u mbështetur në hadithët shiitë, bëhet e ditur, se shtatzania e Merjemes (p.m.t.), zgjati shumë pak dhe ajo i dha jetë Isait (p.m.t.) në një vend të shkretë, në lindje të Mesxhidu’l-Aksasë, në Kudsin Fisnik (Jeruzalem)”.
“Rishtas në ajetin 16, të Sures Merjem citohet: “Përmende në këtë Libër dhe Merjemen. Ajo u largua nga familja e saj në një vend në lindje”. Allahut (k.m.t.) me mrekullinë e Tij, bëri të mundur, që aty të rridhte ujë burimi dhe një trung peme hurmash. Ndërsa sipas të doktrinës së krishterë, Isai (p.m.t.) erdhi në këtë botë në jug të Bejtu’l-Lahmit (Betlehemit), në mesin e kopesë së deleve. Pra siç shihet dukshëm, këto të dhëna bien ndesh me ajetët kuranorë. Këtë e themi sepse duke u nisur, nga transmetime islame, i dërguari Isa (p.m.t.), lindi pranë një burimi uji dhe nën hijen e një peme hurme. Ja pra ky është ndryshimi kryesor, mes këtyre dy transmetimeve”.
“Vallë Si Përshkruhet Portreti i Isait (p.m.t.) Në Hadithët Shiitë?!”
Resul Rezeviu: “Sipas hadithëve shiitë, portreti i Isait (p.m.t.), duke u mbështetur në Kur’anin Famëlartë, përshkruhet si i biri i Merjemes (p.m.t.), e cila është “mutahhara” (e dëlirë), “siddika” (besnike) dhe “betul” (e ndershme). Gjithashtu Isai (p.m.t.) përshkruhet, si një njeri i ardhur në këtë botë, me urdhrin e Allahut (l.m.t.) pa patur baba. Madje sipas hadithëve shiitë, ai është një nga pesë të dërguarit më të mëdhenj (ulu’l-adhmi), të cilin Allahun i Madhëruar e ka dërguar, me synimin e udhëzimit të njerëzimit, drejt rrugës së drejtë”.
“Për më tepër ne besojmë, se atij iu është dhënë shpallja, që kur ishte foshnjë në djep dhe se ai është një njeri i përkushtuar, asket dhe një besimtar i mirë, i cili fal shumë namaz. Isai (p.m.t.) ka shpjeguar disa lloj sqarimesh, për shpëtimin e njerëzimit, të cilat kanë arritur në burimet tona, deri në ditët e sotme. Me të vërtetë është i dobishëm fakti, se transmetimet e Ehli Bejtit (p.m.t.), kanë ripërtëritur fjalët e Isait (p.m.t.) dhe se është tërësisht i mundur, klasifikimi i këtyre trasmetimeve, sipas çështjeve të ndryshme, nën krerët e tyre përkatës”.
“Vallë Cilat Çështje, Përfshijnë Këto Transmetime Dhe Si Mund Të Klasifikohen Në Krerë?!”
Resul Rezeviu: “Këto çështje janë, njohja e Allahut të Lartësuar, besimi, morali, hadithë të cilët flasin për çështjet fetare, shoqërore dhe kështu me radhë. Larminë e këtyre transmetimeve, mund t’i klasifikojmë në tre krerë, që mund të pranohen nga të tërë besimtraët muslimanë”.
Marrëdhënia e Njeriut Me Allahun (f.m.t.) - Njëshmëria e Allahut Të Madhëruar
Resul Rezeviu: “Për shembull, në lidhje me njëshmërinë e Allahut (f.m.t.), i dërguari Isa (p.m.t.) ka përcjellur një hadith shumë të rëndësishëm: “O Isa! Unë jam Zoti yt, si dhe Zoti i etërve të tu. Unë jam Një. Unë i Vetmi, kam krijuar çdo gjë dhe gjithçka është vepra e krijimit tim”. (Imam Kulejni, “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit), vëll. 8, fq. 131). Ja pra siç theksohet nga ky hadith, në njërën anë, vetëm Allahu (k.m.t.) është Krijuesi i Vetëm dhe në anën tjetër, ka mundësuar mbajtjen larg e mendjes së njeriut, nga çdo lloj mendimi i mbrapshtë, mbi përshkrimin shok të Tij”.
“Në një transmetim tjetër kalon kështu: “O Isa! Dëshmo se Unë të krijova ty dhe se Ti je robi im. Unë të krijova ty në këtë formë”. (Imam Kulejni, “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit), vëll. 8, fq. 136). Termat “Unë” dhe “ti”, përcaktojnë pozitën e Krijuesit dhe krijesës”.
“Ndërsa doktrina e krishterë, na mëson se Isai (p.m.t.) (Jezusi) është “i biri”, ndërsa Allahu (k.m.t.) (Zoti) është “Ati i Shenjtë”. Ndonëse këto dy qënie, janë të ndara veç e veç, kjo doktrinë “i bashkon” në një qënie të vetme. Më pas duke shtuar dhe një qënie tjetër, kryeengjëllin (Xhibril) (p.m.t.) “Shpirtin e Shenjtë” përkon me treshen (trininë)”.
“Si rrjedhojë, doktrina e krishterë orvatet, në “arsyetimin” e formulë së paarsyetueshme të “treshes së bashkuar” dhe në asgjësimin e dallimit themelor mes Krijuesit dhe krijesës. Ndërsa sipas transmetimeve shiite, besimtarit i kërkohet që të dëshmojë se i dërguari Isa (p.m.t.), është vetëm një krijesë, ndërsa Allahu i Madhëruar është Krijuesi. Gjithmonë ekziston dallimi mes Krijuesit dhe krijesës, sepse “njëjësimi” i kësaj dysheje, është plotësisht i pamundur. Në këtë mënyrë rrëzohet për bukuri, besimi i gabuar në treshen (trininë)”.
“Ndërsa në një transmetimi tjetër kumtohet: “O Isa! Mua mos më përshkruaj asnjë shok!” (Imam Kulejni, “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit), vëll. 8, fq. 141). Ky transmetim është kryekëput, kundër mësimeve të doktrinës së krishterë, sepse të krishterët i përshkruajnë shokë Allahut (l.m.t.), si Isain (p.m.t.) (Jezusin) si “bir” dhe kryeengjëllin Xhibril (p.m.t.) si “Shpirtin e Shenjtë”.
“Tërësia e këtyre transmetimeve, e mbështetur në njëshmërinë e Allahut (f.m.t.), e mësuar dhe e përcjellur nga i dërguari i Tij Isa (p.m.t.), është një dëshmues i kundërt, i kredos së krishterë të ditëve të sotme. Këtë e themi me bindje sepse Isai (p.m.t.), e kishte bërë dallimin mes Allahut (k.m.t.) si Krijues dhe robërve të Tij si krijesa”.
Besimi Në Të Dërguarit
Resul Rezeviu: “Për sa i përket kontekstit, në mësimin dhe pranimin e të dërguarit Isa (p.m.t.), pohojmë se të krishterët bashkëkohorë, nuk e pranojnë Isain (p.m.t.), si rob dhe të dërguarin e Allahut (k.m.t.). Ata nënvizojnë se Isai (p.m.t.), është “i biri” i Allahut (l.m.t.), por në të vërtetë Isai (p.m.t.), është thjesht rob dhe i dërguari i Allahut (f.m.t.). Sërish Isai (p.m.t.), ëshët ai i cili ka dhënë lajmin e gëzuar, se do të vijë edhe një i dërguar tjetër pas tij”.
“Duke u nisur nga hadithët e shumtë, citojmë se Isai (p.m.t.), përmbushi shpalljen e paralajmëruar në Librin e shenjtë Teurat dhe se përgëzoi ardhjen e shpalljen së Muhammedit (p.q.m.t.). Për ta ilustruar sa më mirë këtë fakt, sjellim shembullin e bisedës mes Allahut të Lartësuar dhe Isait (p.m.t.). Allahu i Gjithëfuqishëm i drejtohet: “O i biri i Merjemes! Unë po të përgëzoj, me ardhjen e zotërisë së të dëguarve dhe të dashurin tim Ahmedin”. (Imam Kulejni, “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit), vëll. 8, fq. 139)”.
“Më tej Allahu (k.m.t.) ka përkufizuar cilësitë e të dërguarit tonë, duke përcaktuar se, ai është mëshirë për mbarë botërat dhe se shpallja e tij, nuk i përket vetëm një populli, por të tërë rruzullit tokësor. Duke marrë parasysh të tëra këta hadithë, arrijmë në përfundimin, se synimi i lindjes së Isait (p.m.t.), është përmbushja e Libri të shenjtë Teuratit dhe përgëzimi i ardhjes së Muhammedit (p.q.m.t.)”.
Besimi Në Botën Tjetër
Resul Rezeviu: “Këtu duhet të përmendim dhe sqarimet e Allahut (l.m.t.), drejtuar Isait (p.m.t.), për Ditën e Kijametit. “O Isa! Nuk ka mirësi në atë vend, në të cilin kënaqësia nuk është e vazhdueshme. Nëse do të ishte në dijeni, për atë gjë që kam përgatitur, për robërit e mi të mirë, do të kishe vënë shpirtin në dhëmbë, për të arritur drejt saj. Nuk ka dyshim se, asnjë vendbanim, nuk është si vendbanimi i botës tjetër”. (Imam Kulejni, “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit), vëll. 8, fq. 135)”.
“Pra këndvështrimi i Isait (p.m.t.) për këtë botë është i përkohshëm dhe nuk është i përjetshëm. I dërguari Isai (p.m.t.) na ka përçuar të vërtetën, duke na hapur sytë se Allahu (f.m.t.) pasi e ka krijuar botën, i ka treguar njerëzimit dhe rrugën e lumturisë. Nëse njerëzit i binden, mësimeve hyjnore të shpalosura, nga të tërë dërguarit e Allahut (k.m.t.), kjo përkthehet se ata kanë zgjedhur rrugën e lumturisë, si në këtë botë ashtu dhe në botën tjetër”.
“Vallë a e Pranojnë Të Tërë Teologët e Krishterë, Besimin Në Treshen (Trininë), Ose Ky Është Besimi i Përgjithshëm i Pranuar Nga Ana e Tyre?!”
Resul Rezeviu: “Tani duhet të sqarojmë se, gjenden dy lloj doktrinash të krishtera. E para është Krishtërimi i vërtetë dhe e dyta është Krishtërimi i versioni të Paulit (Saulit). Fatkeqësisht pohojmë se Krishtërimi i vërtetë, është zhdukur në ditët tona, ndërsa Krishtërimi i versionit të Paulit, është përhapur në mbarë botën”.
“Sipas këtij lloj versioni të Krishtërimit, i dërguari Isa (p.m.t.) është shndërruar në “të birin” e Allahut (l.m.t.) (Zotit). Të krishterët e ditëve të sotme, i besojnë trinisë dhe kjo nënkupton se “Ati”, “i biri” dhe “Shpirti i Shenjtë”, janë njëjësuar në “Një”. Vëmë theksin se ky besim fetar, është tërësisht në kundërshtim, me transmetimet e lartpërmendura, sepse gjithmonë vihet në dyshim njëjësimi i dyshes (Allah-njeri). Të tërë ne e dimë shumë mirë se Allahu (f.m.t.) është dhe mbetet gjithmonë Krijues dhe se robi mbetet gjthmonë njeri, kështu që nuk mund të njëjësohen kurrë!”
Marrëdhëniet Ndërnjerëzore - Çështjet Ekonomike
Resul Rezeviu: “Gjithashtu gjenden një mori hadithësh, me veçori ndreqëse në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Me fjalë të tjera, për sa i përket çështjeve ekonomike, Allahu (k.m.t.) e urdhëron Isain (p.m.t.): “O Isa! Thuaji bijve të Izraelit, që t’i qëndrojnë larg fitimit të ndaluar!” Aludimi i të krishterëve se i dërguari Isa (p.m.t.), nuk i paska sqaruar, në mënyrë të hollësishme, për çëshjet ekonomike, shoqërore dhe politike është i gabuar. Këtë të vërtetë, e pohojmë me bindje të plotë, sepse transmetimet tona, na lajmërojnë për shumë të dhëna rreth këtyre çështjeve”.
Çështjet Shoqërore
“Në mesin e transmetimeve, që kanë të bëjnë me çështjet shoqërore përmendet: “O Isa! Nuk ka dyshim së ti je përgjegjës. Atëherë ashtu siç Unë të mëshiroj ty dhe ti mëshiroji të dobëtit, si dhe mos u sill keq ndaj jetimëve!” (Imam Kulejni, “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit), vëll. 8, fq. 138)”. Ndërsa në një transmetim tjetër kalon: “Atë që nuk do për vete, mos e duaj as për tjetrin!”
“Për sa i përket çështjeve shoqërore, ne hasim në një transmetim kuptimplotë të Isait (p.m.t.): “Po ju drejtohem: “Vizitoni të afërmit tuaj, që kanë shkëputur lidhjet me ju. Kërkoni shëndet për ata, të cilët ju duan të keqen...”. (Hasan Ibn Ali Harraniu, “Tuhafu’l-Ukuli” (Dhurata e Mendjeve), fq. 503). Këto transmetime janë një dëshmues, se në mësimet e Isait (p.m.t.) nuk ka vend, për ndjenjat e hakmarrjes dhe urrejtjes”.
“Megjithatë në jemi dëshmitarë të qindra luftrave, të cilat të krishterët i kanë filluar, duke u nisur pikërisht nga ndjenjat e hakmarrjes dhe urrejtjes. Për shembull të tërë në e dimë mjaft mirë, se Lufta e Parë Botërore, zuri fill me vrasjen e princit austriak të kurorës. Përkatësisht më datë 28 korrik 1914, me vrasjen e trashëgimtarit, të fronit perandorak të Mbretërisë Austro-Hungareze, Arkiduk Ferdinandit, nga ana e një serbi, në kryeqytetin bosnjak në Sarajevës”.
“Ndërkohë Isai (p.m.t.) i mëson të krishterët, që të sillen mirë dhe me atë që i bën keq, ose t’i kthejnë faqen tjetër, atij të cilit i godet në njërën. Ndërsa në ditët tona të krishterët, duke nxjerrur si shkas, vdekjen e tremijë vetëve, në rrënojat e kullave binjake, më datë të 11 shtator 2001, kanë vrarë me qindra mijëra njerëz të pafajshëm, si pasojë e pushtimit të Afganistanit dhe Irakut. Tani i ngrejmë pyetjen: “Vallë a është kjo jetesa e të krishterëve, sipas mësimeve të Isait (p.m.t.)?!” “Përgjigjemi se as që bëhet fjalë, për një Krishtërim të tillë në ditët tona, sepse janë pikërisht të krishterët shkaktarët e luftrave më të mëdha në globin tonë”.
“Përsëri një transmetim tjetër i dobishëm, i pëcjellur nga i dërguari Isa (p.m.t.), ka të bëjë me mësimin e diturisë. Njerëzimi mendon se të tërë, kemi mundësi të mësojnë diturinë. Si rrjedhojë, ashtu siç ne sigurojmë ushqimet e sigurta, për shëndetin tonë, ashtu duhet të mësojmë, burimin se ku të mësojmë diturinë, ose ushqimin e shpirtit. Isai (p.m.t.) urdhëron: “O bijtë e Izraelit! Uluni në mbledhjet e dijetarëve... Me të vërtetë Allahu, ashtu siç ringjall tokën e vdekur nëpërmjet shiut, ringjall dhe zemrat e vdekura me dritën e urtësisë”. (Hasan Ibn Ali Harraniu, “Tuhafu’l-Ukuli” (Dhurata e Mendjeve), fq. 393). Në një transmetim tjetër ai citon: “O ju dijetarë! Lartësoni dijetarët si pasojë e dijes së tyre...” (Hasan Ibn Ali Harraniu, “Tuhafu’l-Ukuli” (Dhurata e Mendjeve), fq. 502). Gjithashtu Isai (p.m.t.), ka cekur një sërë këshillash të bukura dhe të çmuara, mbi këndvështrimin tonë për jetën.
Lidhja e Njeriut Me Vetveten
Resul Rezeviu: “Duke u mbështetur, në hadithët e përcjellur nga Isai (p.m.t.), zbulojmë se ai ka shqyrtuar shumë çështje të ndryshme, si mësimi i dijes, asketizmi, thjeshtësia, modestia dhe çështje të ngjashme. Me synimin e ilustrimit, sa më të mirë të këtij shembulli, cekim se Allahu i Madhëruar i thotë Isat (p.m.t.): “O Isa! Mos më kundërshto! Qëndroji larg epshit, i cili meriton dënimin dhe ndëshkimin. Largohu nga çdo epsh njerëzor, që të mban larg nga Unë. Posti yt është ai i të dërguarit, prandaj bëhu i përkushtuar. Kur të më përmendësh mua, nënçmoje egon dhe mbushe zemrën me dritën e frikë”. (Imam Kulejni, “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit), vëll. 8, fq. 136)”. Mesa kuptohet nga përmbajtja e këtyre fjalive, bëhet mëse e dukshme, lidhja e njeriut me vetveten. Domethënia e hadithëve të sipërcituar është: “O njeri! Jeto si asket dhe qëndro larg epshit dhe gjithçkaje tjetër, e cila të largon nga Allahu!”
“Në një tjetër transmetim kalon: “O Isa! Edukoje zemrën me frikë. Shih ata që janën poshtë teje dhe mos shih ata që janë më lart se ti”. Ose e thënë ndryshe, mos ia hidh sytë të pasurit, por kushtoji vëmendje të varfrit dhe atëherë, do të kuptosh se sa mirësi, të ka dhuruar Allahu i Lartësuar. Si rrjedhojë, ne duhet të marrim si shembëlltyrë, më të varfrit në çështjet ekonomike dhe më të ndershmit, në çështjet e moralit”.
“Vijimi i transmetimi është: “Dije mirë se burimi i mbarë gabimeve dhe mëkateve, është dashuria për këtë botë, kështu që mos vrapo pas saj! O Isa! Kur të jesh vetëm, më përmend shumë!” Ja pra ashtu siç kuptohet lehtë, nga këta transmetime, cilësia më e rëndësishme e Isait (p.m.t.) ishte asketizmi. Në lidhje me thjeshtësinë e Isait (p.m.t.), shënohet kështu: “O ju hauari (ndihmës)! Unë do të kërkoj diçka nga ju dhe dua që ju ta zbatoni atë. Hauaritë (ndihmësit) u përgjigjën njëzëri: “Urdhëro çfarë të duash. Ne jemi të gatshëm që të zbatojmë!” Më pas Isai (p.m.t.) u ngrit në këmbë dhe lau këmbët e hauarive. Këta të fundit, duke u turpëruar shtuan: “O i dërguari i Allahut! Themi se është më e duhur, që ne të të lajmë këmbët e tua”. Isai (p.m.t.) vijoi: “Unë meritoj më tepër, që t’u shërbej njerëzve. Ashtu siç unë sillem me modesti ndaj jush, dua që dhe ju të silleni me modesti, ndaj njerëzve që do të vijnë pas meje. Detyra juaj është që të jeni modestë, sepse urtësia shumohet me modesti dhe jo me mendjemadhësi. Prandaj dhe bimët gjelbërojnë në sipërfaqen e tokës dhe jo mbi shkëmb!” (Ibn Kethiri, “Kisasu’l-Enbija” (Rrëfimet e Lajmëtarëve), fq. 583). Në të njëjtën mënyrë, ai ka vënë theksin, në mësimin e dijes, sepse urtësia është trimëria e besimtarit”.
Sqarime të Nevojshme:
(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
Burimi: Medya Şafak