Kryetari i Iranit thekson marrjen e masave për garantimin e sigurisë së vizitorëve të Ehli Bejtit (a.s.)
Kryetari i Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani, ka theksuar se organet dhe zyrtarët përkatës kanë për detyrë të shqyrtojnë saktësisht shkaqet e ngjarjeve dhe marrjen e masave të duhura për parandalimin e përsëritjes së tyre.
Agjencia Shtetërore Iraniane e Lajmeve njoftoi se z. Hasan Ruhani të dielën në mbrëmje në mbledhjen e Qeverisë pas sulmit të hidhur terrorist në qytetin Hilla të Irakut dhe pas aksidentit të trenave në qytetin Semnan, ka theksuar garantimin e sigurisë për vizitorët e Ehli Bejtit (a.s.) gjatë udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit.
Z. Hasan Ruhani duke shprehur ngushëllime për popullin e Iranit për shkak viktimave të shkaktuara nga këto dy ngjarje, ka deklaruar se organet dhe funksionarët përkatës kanë për detyre shqyrtimin e saktë të shkaqeve dhe marrjen e masave të duhura për parandalimin e përsëritjes së ngjarjeve të tilla pikëlluese.
Kryetari i Republikës Islamike të Iranit, Hasan Tuhani, e vlerësoi të matur dhe me përgjegjësi vendimin e drejtorit të përgjithshëm të transportit hekurudhor të Iranit për dorëheqje dhe kërkim falje nga populli iranian. Kryetari i Iranit, Hasan Ruhani uroi edhe forcat detare të Iranit me rastin e ditës kombëtare të forcave detare të Republikës Islamike të Iranit dhe vlerësoi se roli i këtyre forcave në ujërat ndërkombëtare është i rëndësishëm për garantimin e sigurisë në det.
Burimi: IRNA