Kerkimet Filozofike Fetare

“Dosje e Veçantë: “Përfytyrimi i Ngjarjes së Gadiru’l-Humit Sipas Këndvështrimit të Dijetarëve të Ehli Sunnetit”

Lajmi: medyasafak.net
Përgatiti: Këshilli i Dijetarëve Shiitë
Turqizoi: Ozan Kemal Sarıalioğlu
Shqipëroi: Media e Lirë

“Kemi nderin të paraqisim, një dosje të veçantë me titull: “Përfytyrimi i Ngjarjes së Gadiru’l-Humit, Sipas Këndvështrimit të Dijetarëve të Ehli Sunnetit”, të përgatitur nga Këshilli i Dijetarëve Shiitë, për ndjekësit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e këtij artikulli është, hetimi dhe shqyrtimi i ngjarjes madhështore së Gadiru’l-Humit, e cila është një nga treguesit më të lartë të kujdestarisë, të prijësit të besimtarëve Imam Aliut (p.m.t.), që përdoret gjërësisht si argument, nga ana e dijetarëve shiitë. Ngjarja e Gadiru’l-Humit, është një ngjarje e shënuar dhe e përcjellur në mënyrë të pashkëputur dhe me zinxhirë të ndryshëm të vërtetë transmetimi (ngjarje e vërtetë, e shënuar dhe e përcjellur, nga një numër i madh njerëzish, të cilët përjashtojnë përgënjeshtrimin e kësaj ngjarjeje)”.

“Para së gjithash, lërmëni iu bëjmë të ditur se, ngjarja madhështore e Gadiru’l-Humit, është një nga treguesit më të lartë të kujdestarisë, të prijësit të besimtarëve Imam Aliut (p.m.t.), që përdoret gjërësisht si argument, nga ana e dijetarëve shiitë. Ngjarja e Gadiru’l-Humit, është një ngjarje e shënuar dhe e përcjellur në mënyrë të pashkëputur dhe me zinxhirë të ndryshëm të vërtetë transmetimi (ngjarje e vërtetë, e shënuar dhe e përcjellur, nga një numër i madh njerëzish, të cilët përjashtojnë përgënjeshtrimin e kësaj ngjarjeje)”. (Shënim i përkthyesit).

“Megjithatë një pjesë e dijetarëve të Ehli Sunnetit, parapëlqejnë të mbyllin sytë dhe veshët, përpara kësaj të vërtete, sepse jo vetëm që e kanë të vështirë, por s’u vjen mirë aspak, për ta pranuar dhe bëjnë gjithçka që munden, me synimin e ngritjeve, të pikëpyetjeve dhe hijeve të dyshimit, mbi vërtetësinë e kësaj ngjarjeje”.

“Me fjalë të tjera, këta të fundit, në njërën anë, mbrojnë vrasësin, Ibn Mulxhem Muradin, ndërsa në anën tjetër, shpalosin armiqësinë dhe urrejtjen e hapur që ndjejnë, ndaj prijësit të besimtarëve, Imam Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.). Pa humbur kohë, pikë së pari, e nisim artikullin tonë, duke ju njohur se në veprën e tij me titull: “Fasl Fi’l-Mileli Ue’l-Ehuai Ue’n-Nihali (Kreu Në Kombet Në Epshet Dhe Në Egot), Ibn Hazm Endulusi shprehet kështu: “Muhammedi (p.q.m.t.) ka cituar: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”. “Megjithatë pak më tej, i njëjti Ibn Hazm Endulusi shton: “Tani dua të bëj të ditur se hadithi i lartpërmendur, nuk është shënuar dhe përcjellur, nga asnjë muhaddith besnik dhe i drejtë, në asnjë zinxhir të vërtetë transmetimi”.

(Ali Ibn Ahmed Ibn Said Ibn Hazm Tahiri Ebu Muhammedi, ose siç njihet ndryshe, Ibn Hazm Endulusi (viti i vdekjes 548 sipas mërgimit islam / viti 1153 sipas kalendarit gregorian). “Fasl Fi’l-Mileli Ue’l-Ehuai Ue’n-Nihali (Kreu Në Kombet Në Epshet Dhe Në Egot), vëll. 4, fq. 116, Shtëpia Botuese: “Hanxhiu”, Kajro, Egjipt).

“Pikë së dyti, Ibn Tejmijje Harrani (viti i vdekjes 728 sipas mërgimit islam / viti 1327 sipas kalendarit gregorian). Lejomëni t’iu bëjmë të qartë, se armiqësia dhe urrejtja e Ibn Tejmijjes, ndaj virtyteve fisnike, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), është një dukuri famëkeqe që njihet botërisht. Madje në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijje kumton: “Për sa i përket hadithit: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”, themi se ndonëse hadithi i sipërcituar, është shënuar dhe përcjellur, në gjashtë librat, e përmbledhjeve të hadithëve të vërtetë, disa dijetarë të shkencës së hadithit, nuk e kanë shënuar dhe përcjellur këtë hadith. Megjithatë pohojmë se, gjenden disa kleçka, në vërtetësinë e hadithit në fjalë. Kjo është arsyeja kryesore që Imam Buhariu, Ibrahim Harbiu dhe disa dijetarë të tjerë, të shkencës së hadithit (muhaddithë), e kanë vlerësuar hadithin e mësipërm si një hadith të dobët”.

(Ebu Abbas Ahmed Ibn Abdulhalimi, ose siç njihet ndryshe, Ibn Tejmijje Harrani, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 7, fq. 319, Vërtetimi Nga Muhammed Reshad Salimi, (viti i botimit 1406 sipas mërgimit islam / viti 1985 sipas kalendarit gregorian)”, Shtëpia Botuese: “Institucioni Kurtuba” dhe “Klasifikimi i Lartë”, Damask, Siri).

“Pikë së treti, përmendim se Saduddin Taftazani, (viti i vdekjes 791 sipas mërgimit islam / viti 1388 sipas kalendarit gregorian) shkruan:

“Përgjigjia jonë është, se Hadithi i Gadiru’l-Humit, nuk është një hadith i shënuar dhe i përcjellur në mënyrë të pashkëputur, sepse në fund të fundit, ky është një hadith i shpikur nga dijetarët shiitë. Kjo është arsyeja kryesore, se përse Imam Buhariu, Imam Muslimi dhe Imam Uakidiu, e kanë kundërshtuar vërtetësinë e këtij hadithi dhe si rrjedhojë, nuk e kanë shënuar dhe përcjellur në veprat e tyre”.

(Saduddin Mes’ud Ibn Umer Ibn Abdullah Taftazani, “Sherhu’l-Mekasidi Fi’l-Ilmi’l-Kelami” (Shpjegimi i Qëllimeve Në Shkencën e Apologjetikës), vëll. 2, fq. 290, (viti i botimit 1401 sipas mërgimit islam / viti 1981 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Dijet e Numanit”, Botimi i Parë, Lahorë, Pakistan”.

Hetimi i Çështjes Dhe Kundërshtimi i Këtij Aludimi:

“Në këtë pikë jetike, besojmë se është mëse e mjaftueshme, që të cekim dhe t’u japim vend, rrëfimeve të dijetarëve më të mëdhenj të njohur, pra si muhaddithëve ashtu dhe apologjetëve të Ehli Sunnetit, mbi ngjarjen madhështore të Gadiru’l-Humit, të cilët kanë kryer vlerësimin e tyre, mbi thëniet e Ibn Hazmit, Ibn Tejmijjes dhe Taftazanit, me synimin e ndriçimit të kësaj çështjeje”.

“Duke u mbështetur, në argumentin se Hadithi i Gadiru’l-Humit, është shënuar në mënyrë të pashkëputur, nga ana e dijetarëve sunnitë, në gjashtë librat, e përmbledhjeve të hadithëve të vërtetë, arrijmë në përfundimin, se dijetarët sunnitë të shkencës së hadithit (muhaddithët), janë njerëz të përkushtuar ndaj adhurimit të Allahut (f.m.t.), të cilët kanë zbatuar adhurimin, ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare dhe është mëse e natyrshme, që shpjegimet dhe sqarimet e tyre, do të hedhin dritë mbi të vërtetën”.

“Ne si fillim, do të përmendim nga gjuha e dijetarëve më të mëdhenj sunnitë, zinxhirin e pashkëputur të transmetimit, të Hadithit të Gadiru’l-Humit dhe më pas do kryejmë shpjegimin e disa transmetimeve të dijetarëve të Ehli Sunnitët, të shkencës së hadithit, mbi vërtetësinë e këtij hadithi”.

Rrëfimi i Përfytyrimit të Hadithit të Pashkëputur të Gadiru’l-Humit i Dijetarëve të Ehli Sunnetit:

“Lërmëni t’iu vëmë në dijeni të faktit kokëfortë se, Hadithi i Gadiru’l-Humit, jo vetëm që zotëron një zinxhir të vërtetë transmetimi, por shumica dërrmuese e muhaddithëve më të mëdhenj të Ehli Sunnetit, e kanë pranuar faktin se ky hadith, është shënuar dhe përcjellur në mënyrë të pashkëputur. Ndërsa tani pa humbur kohë, do të përmendim emrat e këtyre muhaddithëve:

1. Imam Shemsuddin Dhehebiu (viti i vdekjes 748 sipas mërgimit islam / viti 1347 sipas kalendarit gregorian):

“Fillimisht duam shpjegojmë, se Imam Dhehebiu, është një nga dijetarët më të mëdhenj të Ehli Sunnetit. Sërish ai është një nga muhaddithët më të njohur, të shkencës së hadithit, ose e thënë ndryshe, ai është një nga shtyllat e kësaj shkence. Rishtas theksojmë se ai e ka cilësuar veten, si pararoja ose udhëheqësi, i klasifikimit të muhaddithëve, sipas shkallëve të besnikërisë dhe të drejtësisë”.

“Madje Imam Dhehebiu, në vende të ndryshme, rrëfen se hadithi i Gadiru’l-Humit, është shënuar në mënyrë të pashkëputur. Imam Dhehebiu, në një nga veprat më të rëndësishme, të shkencës së hadithit, përkatësisht në veprën e tij me titull: “Sijeru’l-Alami’n-Nubula” (Jetëshkrimi i  Shenjave Të Të Dërguarve), duke shpalosur jetëshkrimin e shkrimtarit, Muhammed Ibn Xherir Taberiut, i cili ka shkruar një sërë veprash komentimi, të Kur’anit Famëlartë dhe të historisë islame citon: “Muhammed Ibn Xherir Taberiu, i ka përmbledhur zinxhirët e transmetimit, të Hadithit të Gadiru’l-Humit në katër vëllime. Unë i kam parë një pjesë të tyre dhe më pas kam mbetur i çuditur, nga përhapja e madhe e këtyre transmetimeve. Unë e kam përjetuar personalisht këtë ngjarje”.

(Imam Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Ibn Kajmad Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubula” (Jetëshkrimi i  Shenjave Të Të Dërguarve), vëll. 14, fq. 277, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar, Shuajb Arnauti dhe Muhammed Naim Arkasusi, viti i botimit 1413 sipas mërgimit islam / viti 1992 sipas kalendarit gregorian)”, Botimi i Nëntë, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes Hyjnore”, Bejrut, Liban).

“Sërish në veprën e tij me titull: “Tedhkiretu’l-Huffadhi” (Përkujtimi i Hafidhëve), Imam Dhehebiu, duke shqyrtuar jetëshkrimin e Imam Taberiut shkruan: “Unë pasi lexova një vëllim të veprave, të cilat kanë të bëjnë, më zinxhirët e transmetimit të Hadithit të Gadiru’l-Humit, të shkruara nga Ibn Xheriri, më duhet të kallëzoj se u habita, nga shumica e përhapjes, së këtyre udhëve dhe zinxhirëve të transmetimit”.

(Imam Dhehebiu, “Tedhkiretu’l-Huffadhi” (Përkujtimi i Hafidhëve), vëll. 2, fq. 710, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

“Tani duam të shpalosim se, njëri nga nxënësit e Imam Dhehebiut, përkatësisht Ibn Kethir Dimeshki Selefiu, duke përçuar thëniet e mjeshtrit të tij shkruan: “Imam Dhehebiu thotë: “Ky hadith është shënuar në mënyrë të pashkëputur, ndërsa unë isha i pranishëm kur ai vërtetoi personalisht, se i dërguari i Allahut (k.m.t.), kishte shprehur: “O Allahu im! Bëhu mik me atë që i bëhet mik atij (Aliut)”. Pohoj se zinxhiri i transmetimit të këij hadithi është  fuqishëm”. 

(Ebu Feda Ismail Ibn Umer Kurejshi Ibn Kethir Dimeshkiu, “Siretu’n-Nebeuijje” (Jetëshkrimi Profetik), vëll. 4, fq. 426 dhe “Bidaje Ue’n-Nihaje” (Fillimi Dhe Fundi), vëll. 5, fq. 214, Shtëpia Botuese: “Dituria”, Bejrut, Liban).

“Ndërsa në veprën me titull: “Ruhu’l-Meani Fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Shpirti i Kuptimeve Në Komentimin e Kur’anit të Madh), e Shihabuddin Alusiut, e cila zë një vend nderi, në mesin e pseudodijetarëve uehhabistë shkruhet: “Në njërin krah, për sa i përket hadithit: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”, pohojmë se është një hadith i shënuar, në mënyrë të pashkëputur dhe është vërtetuar në mënyrë të prerë, që është thënia e vetë Muhammedit (p.q.m.t.), ndërsa në krahun tjetër, theksojmë se dhe hadithi: “O Allahu im! Duaje atë që do Aliun dhe armiqësohu me armikun e tij”, shpjegojmë se dhe zinxhiri i transmetimit i këtij hadithi është jashtë mase i fuqishëm”.

(Dijetar Ebu Fadl Shihabuddin Sejjid Mahmud Alusi Bagdadi, “Ruhu’l-Meani Fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Shpirti i Kuptimeve Në Komentimin e Kur’anit të Madh), vëll. 6, fq. 195, Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”, Bejrut, Liban).

Jetëshkrimi Dhe Vlerësimi i Imam Dhehebiut:

“Në këtë pikë të rëndësishme, lejomëni t’iu vëmë në dijeni të faktit se, dijetari i madh i shekullit të nëntë sipas mërgimit islam, Ibn Nasiruddini shprehet në këtë mënyrë për Imam Dhehebiun: “Mendimi im vetjak, është se Imam Shemsuddin Dhehebi Shafiiu, ishte një dijetar i shquar musliman, një hafidh (pra një një muhaddith, i cili dinte përmendësh, më tepër se njëqind hadithë), analist, gjykatës, historian, jurist, si dhe një dijetar i vërtetë, i shkencës së hadithit. Gjithashtu më duhet të vë në pah, se Imam Dhehebiu, është vlerësuar si pararoja ose udhëheqësi, i klasifikimit të muhaddithëve, sipas shkallëve të besnikërisë dhe të drejtësisë”.

(Muhammed Ibn Ebi Bekr Ibn Nasiruddin Dimeshki, “Reddu’l-Uafiri” (Kundërshtimi i së Kotës), Shtëpia Botuese: “Biblioteka Islame”, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Dhuhejr Shauishi, (viti i botimit 1393 sipas mërgimit islam / viti 1973 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

“Ndërsa në një fragment tjetër, të së njëjtës vepër, dijetar Ibn Nasiruddini sqaron: “Me të vërtetë, Imam Dhehebiu, ishte një dijetar i jashtëzakonshëm musliman dhe vlerësimet e tij, në shkencën e hadithit janë të pashoqe. Gjithashtu ai meriton plotësisht, të cilësohet si pararoja ose udhëheqësi, i klasifikimit të muhaddithëve, sipas shkallëve të besnikërisë dhe drejtësisë. Rishtas ai spikati për leximin e bukur, interpretimin dhe komentimin kuptimplotë të ajetëve kuranorë. Për më tepër, ai ishte një gjykatës dhe jurist i njohur, i lëmit të shkencave kuranore dhe profetike. Nuk duhet të harrojmë se, Imam Dhehebiu, ishte dera kryesore hyrëse, e miratimeve të imamëve, të doktrinave të ndryshme islame dhe gjithashtu ai ishte pika ndërmjetëse, ose më mirë le të themi pararoja, mes përhapjes së doktrinës së brezave tanë të hershëm dhe brezave të mëvonshëm”.

(Ibn Nasiruddini, “Reddu’l-Uafiri” (Kundërshtimi i së Kotës), vëll. 1, fq. 31.).

“Ndërsa në veprën e tij me titull: “Dureru’l-Kamine” (Dëmet e Dyfytyrëshit), Ibn Haxher Askalani përshkruan: “Gjatë leximit të një vepre të përpiluar, nga Bedr Nablusi, për mësuesit e tij, mes të tjerash vura re se, ai për Imam Dhehebiun, kishte kumtuar në këtë mënyrë: “Lërmëni t’iu them se Imam Dhehebiu, ishte një dijetar i mirëfilltë dhe largpamës, në shkencën e hadithëve dhe muhaddithëve. Gjithashtu kuptimi dhe perceptimi i tij, ishte shumë i mprehtë dhe fama dhe zgjuarsia tij, i tejkalon skajet më të largëta të mendimeve tona, duke qëndruar gjithmonë si një yll ndiçues, në plejadën e dijetarëve dhe muhaddithëve, të brezave të kahershëm muslimanë dhe si rrjedhojë, nuk na mbetet më diçka tjetër, për të shtuar për këtë kolos”.

(Hafidh Shihabuddin Ebi Fadl Ahmed Ibn Ali Ibn Muhammed, ose siç njihet ndryshe Ibn Haxher Askalani, “Dureru’l-Kamine” (Dëmet e Dyfytyrëshit), vëll. 5, fq. 68, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Muhammed Abdulmuid Dhanni, (viti i botimit 1392 sipas mërgimit islam / viti 1972 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Këshilli i Zyrës së Diturive Osmane”, Botimi i Dytë, Hajdarabad, Indi).

“Në këtë pikë thelbësore, lërmëni të përçojmë dhe këndvështrimin e Xhelaluddin Sujutit, mbi Imam Dhehebiun, i cili është si vijon: “Imam Dhehebiu, ishte dijetari, hafidhi, imami, juristi dhe muhaddithi më i madh, i shekullit në të cilin jetoi. Për më tepër ai, ishte dijetari i madh i fundit, i hafidhëve të Kur’anit Fisnik dhe i historianëve muslimanë. Me një fjalë, ai ishte i vetmi, në llojin e tij”.

(Abdurrahman Ibn Ebi Bekr Xhelaluddin Sujuti, “Tabakatu’l-Huffadhi” (Klasifikimi i Hafidhëve), vëll. 1, fq. 521, (viti i botimit 1403 sipas mërgimit islam / viti 1982 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

2. Imam Ibn Haxher Askalani (viti i vdekjes 852 sipas mërgimit islam / viti 1448 sipas kalendarit gregorian):

“Lërmëni t’iu kumtojmë se, Ibn Haxher Askalani, së bashku me Imam Dhehebiun, janë dy muhaddithët më të njohur të Ehli Sunnetit, të cilët përbëjnë dy shtyllat kryesore, të shkencës së hadithit. Megjithatë duam të rikujtojmë se, Ibn Haxher Askalani, i njeh në mënyrë të hollësishme, shumicën e zinxhirëve të transmetimit, të cilët kalojnë në veprën me titull: “Sherhu’s-Sahihi’l-Buhari” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut)”.

“Kështu që në veprën e tij me titull: “Fethu’l-Bari Fi’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Çlirimi i Qartë Në Shpjegimin e Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), Ibn Haxher Askalani citon: “Për sa i përket hadithit tanimë të njohur: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”, pohoj se këtë hadith, e kanë shënuar dhe përcjellur, me zinxhirë të vërtetë transmetimi, si Imam Tirmidhiu ashtu edhe Imam Nesaiu. Tani duhet të përmend faktin se ky hadith, zotëron një mori zinxhirësh të vërtetë transmetimi dhe duhet të theksoj se Ibn Ukde, i ka përmbledhur dhe shënuar, të tërë zinxhirët e transmetimit të hadithit të lartpërmendur, në një vepër të veçantë. Për hir të së vërtetës, duhet të theksoj se shumica e e këtyre hadithëve, janë të mirë dhe të vërtetë”.

“Ibn Haxher Askalani, “Fethu’l-Bari Fi’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Çlirimi i Qartë Në Shpjegimin e Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), vëll. 7, fq. 74, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Muhibuddin Hatibi, Shtëpia Botuese: “Dituria”, Bejrut, Liban).

“Gjithashtu lejomëni të shpjegoj se, në veprën tjetër të tij me titull: “Tedhhibu’t-Tedhhibi” (Afrimi i Afrimeve), e cila është vlerësuar, si një vepër autoritative dhe prestigjioze e Ehli Sunnetit, Ibn Haxher Askalani shkruan: “Hadithi i Gadiru’l-Humit, është shënuar dhe përcjellur, nga më shumë se shtatëdhjetë bashkëkohës të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Sërish në një vend tjetër, të veprës së tij, Ibn Haxher Askalani shpjegon: “Këtu dua të përmend faktin se Ibn Xherir Taberiu, ka përpiluar një vepër më vete, në të cilën nga fillimi deri në fund, ka përmbledhur tërësinë dhe larminë, e zinxhirëve të vërtetë të transmetimit, të Hadithit Gadiru’l-Humit. Për më tepër, një tjetër muhaddith, i cili i ka kushtuar rëndësi, përgatitjes së një vepre të ngjashme me atë të Ibn Xheririt, është dhe Ibn Ukde. Ky i fundit e ka përcjellur, hadithin e sipërcituar, nga më shumë se, shtatëdhjetë bashkëkohës të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

(Ibn Haxher Askalani, “Tedhhibu’t-Tedhhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 7, fq. 297, (viti i botimit 1404 sipas mërgimit islam / viti 1984 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi”, Botimi i Parë Bejrut, Liban).

Jetëshkrimi Dhe Vlerësimi i Imam Ibn Haxher Askalanit:

“Hashim Mekkiu, një dijetar i njohur, i shekullit të nëntë, sipas mërgimit islam dhe një bashkëkohor me Ibn Haxher Askalanin shprehet: “Me të vërtetë, Ibn Haxher Askalani Misri Shafiiu, ishte një dijetar, imam, jurist, hafidhi i vetëm i kohës, krenaria e epokës së tij, flamurtari i dijetarëve dhe i imamëve, analist dhe vërtetes i madh, gjykatës i shquar etj...”

(Hafidh Ebu Fadl Takijuddin Muhammed Ibn Muhammed Ibn Fehdi, ose siç njihet ndryshe, Hashim Mekkiu, (viti i vdekjes 871 sipas mërgimit islam / viti 1466 sipas kalendarit gregorian), “Lahdhu’l-Elhadi Bi’z-Zejli Tabakati’l-Huffadhi” (Shqyrtimi i Vlerësimit të Fundit Në Klasifikimin e Hafidhëve), vëll. 1, fq. 326, Shtëpia Botuese: “Veprat Shencore”, Bejrut, Liban).

3. Imam Ibn Haxher Hejthemiu (viti i vdekjes 974 sipas mërgimit islam / viti 1566 sipas kalendarit gregorian):

“Këtu nuk mund të lëmë pa përmendur, se në veprën e tij me titull: “Sauaiku’l-Muhrika Ala’l-Ehli’r-Rafidi Ued’d-Dalali Ue’z-Zindika” (Rrufetë e Ndezura Mbi Kundërshtuesit, të Shmangurit Dhe të Pafetë), Ibn Haxher Hejthemiu, një vepër kjo e cila në fakt, është përgatitur si një kundërpërgjigje e ashpër, ndaj doktrinës shiite. Megjithatë Ibn Haxher Hejthemiu, rrëfen në mënyrë të prerë: “Një sërë zinxhirësh transmetimi, le të mos themi të tërë ata zinxhirë, të Hadithit të Gadiru’l-Humit, janë tërësisht të vërtetë”.

“Më pas Ibn Haxher Hejthemiu shton: “Nuk ka asnjë dyshim, në vërtetësinë e Hadithit të Gadiru’l-Humit. Këtë e them me bindje të plotë, sepse një bashkësi e lartë, dijetarësh të shkencës së hadithit, si Imam Tirmidhiu, Imam Nesaiu dhe Imam Ahmed Ibn Hanbeliu, e kanë shënuar hadithin e mësipërm, në një mori udhësh dhe zinxhirësh të ndryshëm transmetimi”.

“Më tej ai vijon: Madje këta gjigandë të shkencës së hadithit, e kanë përcjellur hadithin në fjalë, nga gjashtëmbëdhjetë bashkëkohës të Muhammedit (p.q.m.t.). Ndërsa për sa i përket, kallëzimit të Imam Ahmed Ibn Hanbelit, kumtojmë se është me të vërtetë mbresëlënës. Imam Ahmed Ibn Hanbeli sqaron: “Gjatë udhëheqjes së Imam Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), ky i fundit kërkoi nga tridhjetë bashkëkohës të Muhammedit (p.q.m.t.), që të dëshmonin se e kishin dëgjuar këtë hadith, nga vetë i dërguari i Allahut (l.m.t.) dhe ata dëshmuan pa ngurrimin më të vogël”.

“Si përfundim Ibn Haxher Hejthemiu shpjegon: “Dua të përsëris faktin se, shumica dërrmuese e këtyre zinxhirëve të transmetimit, të Hadithit të Gadiru’l-Humit, janë të mirë dhe të vërtetë dhe si rrjedhojë, këmbëngul se asnjë muhaddith, as nuk mund t’i kundërshtojë dhe as t’i mohojë”.

(Ebu Abbas Ahmed Ibn Muhammed Ibn Muhammed Ibn Ali, ose siç njihet ndryshe, Ibn Haxher Hejthemiu, “Sauaiku’l-Muhrika Ala’l-Ehli’r-Rafidi Ue’d-Dalali Ue’z-Zindika” (Rrufetë e Ndezura Mbi Kundërshtuesit, të Shmangurit Dhe të Pafetë), vëll. 1, fq. 106, 107, (viti i botimit 1417 sipas mërgimit islam / viti 1997 sipas kalendarit gregorian), Vërtetimi Nga Abdurrahman Ibn Abdullah Turkiu Dhe Kamil Muhammed Harratiu, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes Hyjnore”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

Jetëshkrimi Dhe Vlerësimi i Imam Ibn Haxher Hejthemiut:

“Në këtë pikë kyçe, lërmëni t’iu bëjmë të ditur, se Abdulkadir Ajderusiu, një dijetar i shekullit të dhjetë të mërgimit islam, ka këtë mendim për dijetarin e lartpërmendur: “Ibn Haxher Hejthemiu, ishte një oqean i pafund dijeje, në shkencën e jurisprudencës islame. Sërish ai ishte imami i dy qytetëve të bekuar islamë, si i Mekkës së Nderuar dhe i Medinës së Ndriçuar. Rishtas dua t’iu vë në dijeni të faktit, se këtij imami dhe juristi, i bindeshin dhe i nënshtroheshin, të tërë imamët e tjerë. Shkurtimisht veprat e tij të pashoqe, ishin një shëmbëlltyrë shkëlqeyese, e besimtarit dhe dijetarit musliman, në rajonin e Hixhazit”.

(Abdulkadir Ibn Shejh Ibn Abdullah Ajderusiu, “Tarihu’n-Nuri’s-Safiri Ani’l-Ahbari’l-Karni’l-Ashiri” (Historia e Dritës së Udhëtarit Në Lajmet e Shekullit të të Dhjetëve), vëll. 2, fq. 258, (viti i botimit 1405 sipas mërgimit islam / viti 1984 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

4. Imam Xhelaluddin Sujuti (viti i vdekjes 911 sipas mërgimit islam / viti 1505 sipas kalendarit gregorian):

“Tani duam t’iu njoftojmë, me figurën fisnike, të Xhelaluddin Sujutit, i cili është një nga interpretuesit dhe komentuesit më të njohur të Kur’anit Famëlartë, një letrar dhe orator i shquar, një dijetar spikatur, i shkencës së hadithit (muhaddith), i cili si shumë muhaddithë të tjerë, e ka vlerësuar, si të pashkëputur, zinxhirin e transmetimit të Gadiru’l-Humit. Fatkeqësisht ne nuk mundëm ta zbulonim këtë, në veprat tona të shqyrtuara, megjithatë këtë fakt të padiskutueshëm, na e vërtetojnë, dy nga kolosët e shkencës së hadithit të Ehli Sunnetit dhe pohojmë se ky vërtetim është mëse i mjaftueshëm për ne”.

“Në shpjegimin e veprës me titull: “Xhamiu’s-Sagiri” (Përmbledhja e Vogël), e Imam Sujutit, Hafidh Abdurrauf Munauiu përkufizon: “Lejomëni t’iu rikujtoj, se për sa i përket hadithit: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”, pohojmë se sipas këndvështrimit të Imam Sujutit, zinxhiri i transmetimit i këtij hadithi, është shënuar dhe përcjellur, në mënyrë të pashkëputur dhe se për më tepër, të tërë muhaddithët e tij, janë besnikë dhe të drejtë”. 

(Imam Hafidh Zejnuddin Abdurrauf Munauiu, “Tesir Bi’sh-Sherhi’l-Xhamii’s-Sagiri” “Mbresa e Shpjegimit të Përmbledhjes së Vogël), vëll. 2, fq. 442, (viti i botimit 1408 sipas mërgimit islam / viti 1988 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Imam Shafiiut”, Botimi i Tretë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite).

“Gjithashtu në shpjegimin së njejtës vepër me titull: “Xhamiu’s-Sagiri” (Përmbledhja e Vogël), e Imam Sujutit, Hafidh Abdurrauf Munauiu në veprën e tij me titull: “Fejdu’l-Kadri” (Frymëzimi i Paracaktimit), përshkruan: “Në këtë fazë, kam dëshirë t’iu qartësoj, se Ibn Haxher Hejthemiu citon, se të tërë muhaddithët e shënuar, në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, janë besnikë dhe të drejtë, si dhe kam për synim, të nënvizoj faktin, se të njëjtët muhaddithë, janë të shënuar dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut. Për më tepër dhe Imam Sujuti, ndan mendimin se, zinxhiri i transmetimit i këtij hadithi, është shënuar dhe përcjellur, në mënyrë të pashkëputur”.

(Hafidh Abdurrauf Munauiu, “Fejdu’l-Kadri” (Frymëzimi i Paracaktimit), vëll. 6, fq. 218, (viti i botimit 1356 sipas mërgimit islam / viti 1937 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Shtëpia Botuese: “Zyra e Tregtisë së Madhe”, Botimi i Parë, Kajro, Egjipt).

“Gjithashtu dhe dijetari Ibrahim Ibn Muhammed Husejni, i cili ka jetuar në shekullin e njëmbëdhjetë, sipas mërgimit islam, e vërteton më së miri këtë çështje. Ky i fundit thotë: “Imam Ahmed Ibn Hanbeli dhe Imam Muslimi, e kanë përcjellur Hadithin e Gadiru’l-Humit, nga Bera Ibn Adhimi, ndërsa Imam Ahmed Ibn Hanbeli, e ka përcjellur hadithin e lartpërmendur dhe njëherë tjetër, pikërisht nga Beride Ibn Hasibi. Ndërsa Imam Tirmidhiu, Imam Nesaiu dhe Zija Mukaddesi, e ka shënuar hadithin e sipërcituar, nga Zejd Ibn Erkami. Ibn Haxher Hejthemiu shprehet: “Të tërë muhaddithët, që kalojnë në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut, janë besnikë dhe të drejtë. Imam Xhelaluddin Sujuti, përcakton se ky hadith, është shënuar në mënyrë të pashkëputur”.

“Për më tepër, Imam Sujuti shton: “Arsyeja kryesore, e zbulimit të këtij hadithi, është se një ditë Usameja, iu hakërrye kështu, Imam Aliut (p.m.t.): “Ti nuk je zotëriu im, sepse zotëriu im, është i dërguari i Allahut (f.m.t.)”. “Kur i dëgjoi këto fjalë Muhammedi (p.q.m.t.) tha: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”.

(Ibrahim Ibn Muhammed Husejni, “Bejan Ue’t-Tarif Fi’l-Esbabi Uurudi’l-Hadithi’sh-Sherifi” (Sqarimi Dhe Përshkrimi Mbi Arsyet Në Zbulimet e Hadithëve Fisnikë), vëll. 2, fq. 230, Hadithi Nr: 1577, (viti i botimit 1401 sipas mërgimit islam / viti 1980 sipas kalendarit gregorian), Analiza Dhe Vërtetimi Nga Sejfuddin Kuttabi, Shtëpia Botuese: “Trashëgimia e Veprave Arabe”, Bejrut, Liban).

Jetëshkrimi Dhe Vlerësimi i Xhelaluddin Sujutit:

“Në veprën e tij me titull: “Keuakibu’s-Saire Bi’l-Ajani’l-Eimmeti’l-Ashire” (Planetët e Tjerë Në Zbulimin e Dhjetë Imamëve), Nexhmuddin Azizi, e përshkruan në këtë mënyrë, Imam Xhelauddin Sujutin: “Nuk ka asnjë fije dyshimi, se ai ishte një dijetar i madh, analist i njohur, vërtetues i shquar, mjeshtër, hafidh (ai dinte përmendësh më shumë se njëqindmijë hadithë), si dhe autori i një kalvari të gjatë, veprash të dobishme dhe të paçmuara. Ashtu siç kuptohet qartë, Xhelaluddin Sujuti, ka përgatitur dhe botuar, më tepër se pesëqind vepra, të cilat mbajnë nënshkrimin e tij. Këtu ia vlen të përmendet fakti, se ai ishte dijetari, gjykatësi, juristi dhe muhaddithi, më i mirë dhe më i njohur i kohës së tij. Sërish historianët na dëshmojnë, se Xhelaluddin Sujuti, kishte mësuar dhe kishte rrënjosur në kujtesën e tij, plot dyqindmijë hadithë dhe sipas gjasave, ai do ta tejkalonte këtë numër, por ka shumë mundësi, se ky ishte numri i përgjithshëm, i hadithëve të shënuar dhe të përcjellur, deri në epokën në të cilën jetoi”.

(Nexhmuddin Muhammed Ibn Muhammed Azizi Gizzi, “Keuakibu’s-Saire Bi’l-Ajani’l-Eimmeti’l-Ashire” (Planetët e Tjerë Në Zbulimin e Dhjetë Imamëve), vëll. 1, fq. 142, (viti i vdekjes 1061 sipas mërgimit islam / viti 1650 sipas kalendarit gregorian).

5. Mullah Ali Lexuesi (viti i vdekjes 1014 sipas mërgimit islam / viti 1605 sipas kalendarit gregorian):

“Në këtë pikë kryesore, lërmëni t’iu lajmërojmë, se në veprën e tij me titull: “Mirkatu’l-Mefatihi Sherhu’l-Mishkati’l-Mesabihi” (E Fshehta e Çelësave dhe Shpjegimi i Ndriçimit të Dritave), Mullah Ali Lexuesi, përdor këto thënie, mbi Hadithin e Gadiru’l-Humit dhe zinxhirin e transmetimit të tij: “Nuk ka asnjë dyshim, se Hadithi i Gadiru’l-Humit, është një hadith i vërtetë, të cilin disa dijetarë të shkencës së hadithit, e kanë cilësuar si një hadith, të shënuar dhe të përcjellur, në mënyrë të pashkëputur. Madje këtë të vërtetë, e them me bindje të plotë, sepse Imam Ahmed Ibn Hanbeli kumton: “Gjatë udhëheqjes së Imam Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), ndodhi një mosmarrëveshje, mbi vërtetësinë e hadithit në fjalë. Kështu që ky i fundit, kërkoi nga tridhjetë bashkëkohës të Muhammedit (p.q.m.t.), që të dëshmonin se e kishin dëgjuar këtë hadith, nga vetë i dërguari i Allahut (k.m.t.) dhe ata dëshmuan pa ngurrimin më të vogël”.

(Ali Ibn Sultan, ose siç njihet ndryshe, Mullah Ali Lexuesi, “Mirkatu’l-Mefatihi Sherhu’l-Mishkati’l-Mesabihi” (E Fshehta e Çelësave dhe Shpjegimi i Ndriçimit të Dritave), vëll. 11, fq. 248, (viti i botimit 1422 sipas mërgimit islam / viti 2001 sipas kalendarit gregorian),  Analiza Dhe Vërtetimi Nga Xhemal Ejtani, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

Jetëshkrimi dhe Vlerësimi i Mullah Ali Lexuesit:

“Në veprën e tij me titull: “Semtu’n-Nuxhumi’l-Auali” (Vendi i Yjeve të Pashuar), Asim Mekkiu shprehet kështu: “Mullah Ali Lexues Hanefiu, ishte një dijetar i mençur dhe i zgjuar, i cili kishte mbledhur një tërësi argumentësh intelektualë dhe hadithët të vërtetë. Sërish ai ishte një njohës i mirë i sunnetit profetik të Muhammedit (p.q.m.t.). Rishtas Mullah Ali Lexuesi, ishte një nga dijetarët më të mëdhenj dhe më të njohur të epokës së tij. Për më tepër, kishte një kujtesë të mahnitshme dhe një perceptim të jashtëzkonshëm”.

(Abdulmelik Shafiiu, ose siç njihet ndryshe, Asim Mekkiu, “Semtu’n-Nuxhumi’l-Auali” (Vendi i Yjeve të Pashuar), vëll. 4, fq. 402, (viti i botimit 1419 sipas mërgimit islam / viti 1998 sipas kalendarit gregorian), Analiza Dhe Vërtetimi Nga Adil Ahmedi Dhe Ali Muhammed Mauedi, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

6. Dijetar Shemsuddin Xhedheri Shafiiu (viti i vdekjes 833 sipas mërgimit islam / viti 1429 sipas kalendarit gregorian):

“Në këtë pikë kritike, lejomëni t’iu bëjmë të ditur, se Shemsuddin Xhedheriu, i cili i ka përmbledhur në një vepër të veçantë, virtytet fisnike dhe vlerat e larta, të prijësit të besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), pasi ka përcjellur ngjarjen madhështore, kur Imam Aliu (p.m.t.) i mblodhi bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), në vendin e quajtur Rahbe, u kërkoi atyre që të dëshmonin, se e kishin dëgjuar këtë hadith vijon: “Ai pasi përcolli, Hadithin e Gadiru’l-Humit citoi: Me të vërtetë ky hadith, është një hadith i vërtetë, i cili është shënuar dhe përcjellur, në mënyrë të pashkëputur, si nga i dërguari i Allahut (l.m.t.), ashtu dhe nga prijësi i besimtarëve, Imam Aliu (p.m.t.), me zinxhirë të ndryshëm, të mirë dhe të vërtetë transmetimi. Hadithin e lartpërmendur, e kanë përcjellur shumë bashkëkohës të Muhammedit (p.q.m.t.), ndjekësit e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe ndjekësit e ndjekësve të Muhammedit (p.q.m.t.), të cilët e kanë shënuar dhe përcjellur, hadithin e sipërcituar nga dy bashkësitë e para. Madje dua të sqaroj se ai i cili, nuk e njeh shkencën e hadithit dhe e cilëson hadithin në fjalë, si një hadit të dobët, duhet të anashkalohet dhe të mënjanohet, sepse fjalët e tij nuk kanë asnjë vlerë”.

(Ebu Hajr Shemsuddin Muhammed Ibn Muhammedi, ose siç njihet ndryshe, Xhedheri Shafiiu, “Ethna’l-Metalibi Fi’l-Menakibi Sejjidina Ali Ibn Ebi Talibi Kerramellahu Uexhhehu” (Lavdërimi i Mësimeve të Rrëfenjave të Zotëriut Tonë Ali Ibn Ebi Talibit Allahu ia Ndriçoftë Fytyrën), fq. 48, Parathënia, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Dr. Muhammed Hadi Emini, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Prijësit të Besimtarëve, Imam Aliut (p.m.t.), Isfahan, Republika Islame Iraniane).

Jetëshkrimi Dhe Vlerësimi i Dijetar Xhedheri Shafiiut:

“Dijetar Xhedheri Shafiiu, erdhi në këtë jetë, në natën e njëzetepestë, të muajit të bekuar të Ramazanit, në vitin 751 të mërgimit islam / viti 1350 sipas kalendarit gregorian, në kryeqytetin sirian të Damaskut. Ai nisi studimet, pikërisht në këtë qytet, në të cilat spikati në shkencat e hadithit dhe në leximet e ndryshme të Kur’anit Fisnik. Pas arritjes së suksesit, ai themeloi një medrese të quajtur: “Daru’l-Kur’ani” (Vendi i Kur’anit)”.

“Më tej ndonëse, Sulltan Imamuddini, e caktoi të jetë gjykatës, ai nuk qëndroi shumë në këtë detyrë. Ai ndërmori një sërë udhëtimesh, në kryeqytetin egjiptian të Kajros. Gjithashtu dijetar Xhedheri Shafiiu, u tregua një bamirës i madh, ndaj banorëve të rajonit arab të Hixhazit, duke u mësuar këtyre të fundit, shkencat e hadithit dhe leximet e ndryshme të Kur’anit Famëlartë. Madje ai pranohej dhe vlerësohej, si një autoritet absolut, në shkencën e leximeve të Kur’anit Fisnik. Për më tepër ai përpiloi dhe një vepër me titull: “Hisnu’l-Hisnejni” (Mburoja e Dy Mburojave), e cila ishte një përmbledhje e lutjeve. Populli jemenas kishte përfituar shumë dije nga ky dijetar. Ndërsa gjatë qëndrimit të tij, në kryeqytetin egjiptian të Kajros, ai i lexonte publikisht, popullit egjiptian, veprat me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Trasmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit dhe “Musnedu’l-Imami’sh-Shafii” (Zinxhiri i Trasmetimit i Imam Shafiiut), e Imam Shafiiut. Këto ishin arsyet kryesore se ai, kishte marrë dhe ofiqin “Imamu’l-Adhami” (Imami Më i Madh)”.

(Ibn Haxher Askalani, Ahmed Ibn Ali Ibn Haxher Ebu Fadl Shafiiu, “Inbau’l-Gumer Bi’l-Ebnai’l-Umeri Fi’t-Tarihi” (Konceptimi i Strukturës së Ndërtuar Nga Djemtë e Umerit në Analet e Historisë), vëll. 8, fq. 245, (viti i botimit 1406 sipas mërgimit islam / viti 1986 sipas kalendarit gregorian), Vërtetimi Nga Muhammed Abdulhamid Hani, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban).

7. Thibt Ibn Xheuziu (viti i vdekjes 654 sipas mërgimit islam / viti 1256 sipas kalendarit gregorian):

“Fillimisht duam t’iu sqarojmë, se Thibt Ibn Xheuziu, është nipi nga ana e vajzës, së Ebu Ferexh Ibn Xheuziut dhe është një nga dijetarët më të mëdhenj të Ehli Sunnetit, të shekullit të shtatë të mërgimit islam. Ai në veprën e tij me titull: “Tedhkiretu’l-Hauasi” (Përkujtimi i Ngjarjeve), shprehet kështu, mbi Hadithin e Gadiru’l-Humit: “Dijetarët më të mëdhenj dhe më të njohur të historisë islame, janë të njëzëri mbi faktin, se ngjarja madhështore e Gadiru’l-Humit, ka ndodhur më datë tetëmbëdhjetë të muajit të Dhu’l-Hixhxhes, teksa i dërguari i Allahut (f.m.t.), po kthehej nga Hutbeja e Lamtumirës. Gjatë kthimit të tij Muhammedi (p.q.m.t.), pasi mblodhi njëqindenjëzetmijë bashkëkohësit e tij, iu drejtua atyre dhe u tha: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”. “Pohojmë se përmbajtja e këtij hadithi, është shumë e qartë dhe se është një argument i padiskutueshëm, pra nuk është thjesht një lajmërim ose njoftim”.

(Shemsuddin Ebu Mudhaffer Jusuf Ibn Ferigli Ibn Abdullah Bagdadi, ose siç njihet ndryshe, Thibt Ibn Xheuzi Hanefiu, “Tedhkiretu’l-Hauasi” (Përkujtimi i Ngjarjeve), fq. 37, (viti i botimit 1401 sipas mërgimit islam / viti 1981 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Ehli Bejtit”, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban).

Jetëshkrimi Dhe Vlerësimi i Thibt Ibn Xheuziut:

“Tani duam t’iu vëmë në dijeni se, Shemsuddin Dhehebiu, ndan këtë mendim për të: “Jusuf Ibn Këzollu Hanefi Ebu Mudhaffer Turkiu, ishte një dijetar, imam, jurist dhe historian jashtëzakonisht i njohur. Ai ishte një oratori më i mirë, i shekullit në të cilin jetoi. Sërish ai ishte historian dhe një jetëshkrues tejet i shquar. Ai ishte shumë i dashur, në gjirin e popullit. Njëherë e një kohë, ai dha mësim si profesor, në Medresenë e Bedrijjes, në qytetin e Shiblijjes. Rishtas ai paralajmëronte, kryetarët dhe nëpunësit e shtetit, kur gabonin ose mëkatonin dhe të tërë këta të fundit, i pranonin paralajmërimet e tij”.

(Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Ibn Kajmad Dhehebiu, “Tarihu’l-Islami Ue Uefejatu’l-Alami” (Historia Islame Dhe Vdekjet e Dijetarëve), vëll. 48, fq. 183, (viti i botimit 1407 sipas mërgimit islam / viti 1987 sipas kalendarit gregorian), Analiza Dhe Vërtetimi Nga Umer Abdusselam Tedmiriu, Shtëpia Botuese: “Veprat Arabe”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

“Për sa i përket, Ebu Muhammed Jafiiut kumton: “Nuk ka dyshim se Thibt Ibn Xheuziu, ishte një dijetar, imam, historian dhe orator shumë i aftë... Ai kur mbante fjalime, falë fjalëve të zgjedhura dhe fytyrës së qeshur, ishte përgjithësisht i dashur, në mesin e banorëve të qytetit të Damaskut”.

(Ebu Muhammed Abdullah Ibn Esad Ibn Ali Ibn Sulejman Jafiiu, “Miratu’l-Xhenani Ue Ibretu’l-Jekdhani” (Pasqyra e Xhenneteve Dhe Shëmbëlltyra e të Zgjuarve), vëll. 4, fq. 136, (viti i botimit 1413 sipas mërgimit islam / viti 1993 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Veprat Islame”, Botimi i Parë, Kajro, Egjipt).

8. Dijetar Ismail Ibn Muhammed Axhlun Xherrahiu (viti i vdekjes 1162 sipas mërgimit islam / viti 1748 sipas kalendarit gregorian):

“Autori i veprës me titull: “Keshfu’l-Hafa” (Zbulimi i të Fshehtës) dhe dijetari i njohur sunnit, i shekullit të dymbëdhjetë të mërgimit islam, ka këtë përshtypje për Hadithin e Gadiru’l-Humit. Ai citon: “Kur vjen puna tek vërtetësia, e Hadithit të Gadiru’l-Humit, theksojmë se këtë hadith, i cili është si vijon: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”, e ka shënuar Imam Taberaniu. Gjithashtu në veprën e tij me titull: “Dijau’l-Muhtare” (Shtimi i të Zgjedhurave), Imam Ahmed Ibn Hanbeli, e ka shënuar hadithin e lartpërmendur, nga Zejd Ibn Erkami. Sërish ai e ka shënuar, hadithin e sipërcituar, së bashku me shtesën: “O Allahu im! Duaje atë që do Aliun dhe armiqësohu me armikun e tij”, nga Imam Aliu (p.m.t.) dhe tridhjetë bashkëkohës të tjerë të Muhammedit (p.q.m.t.). Si rrjedhojë, përkufizojmë se hadithi i mësipërm, është një hadith i shënuar, në mënyrë të pashkëputur dhe mjaft i njohur”.

(Ismail Ibn Muhammed Axhlun Xherrahiu, “Keshfu’l-Hafa Ue Mudilu’l-Elbasi Amma Eshtehere Mine’l-Ehadithi Ala’s-Sunneti’n-Nasi” (Zbulimi i të Fshehtës Dhe Shmangia e Petkut Nga Mashtrimi i Hadithëve Nga Sunneti Dhe Argumenti), (viti i botimit 1405 sipas mërgimit islam / viti 1993 sipas kalendarit gregorian), vëll. 2, fq. 361, Hadithi Nr: 2591, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Ahmed Kalashi, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

Jetëshkrimi Dhe Vlerësimi i Axhlun Xherrahiut:

“Imam Bedriu, e përshkruan kështu, Axhlun Xherrahiun: “Në ditën e dytë të muajit Muharrem, më datë 1162 sipas mërgimit islam / viti 1478 sipas kalendarit gregorian, lajmërojmë se ndërroi jetë mjeshtri ynë, muhaddithi më i madh, i rajonit të Sirisë dhe ndoshta vula e muhaddithëve. Sërish duam t’iu njoftojmë me ballin lart, se si mbarë populli sirian, ashtu dhe dhe popujt e tjerë muslimanë, ndihen tepër krenarë, që ka bartur në gjirin e tij, një dijetar të madh të shkencës së hadithit (muhaddithit). Në namazin e xhenazesë së tij, mori pjesë i madh dhe i vogël”.

(Ahmed Ibn Bediri, ose siç njihet ndryshe, Halak Bedriu, “Hauadithu’d-Dimeshki’l-Jeumijje” (Ngjarjet e Përditshme të Damaskut), vëll. 1, fq. 30, Ngjarjet e vitit 1162 sipas mërgimit islam / viti 1478 sipas kalendarit gregorian).

“Analisti dhe vërtetuesi i veprës me titull: “Keshfu’l-Hafa” (Zbulimi i së Fshehtës), në faqen e gjashtë, të parathënies së kësaj vepre përshkruan: “Dijetar Axhlun Xherrahiu, ishte vula e mbarë muhaddithëve. Ai ishte pronari i të tërë çelësave të dijeve dhe shkencave islame. Gjithashtu ai i kalonte netët me adhurim ndaj Allahut të Madhëruar dhe ditët duke lexuar dhe duke dhënë mësim. Madje ai ishte një dijetar i kulluar dhe i pastër, ai qëndronte larg dyfytyrësisë. E thënë ndryshe, dijetar Axhlun Xherrahiu, ishte një dijetar i përkushtuar në adhurimin e tij”.

9. Muhammed Ibn Ismail Sananiu (viti i vdekjes 1182 sipas mërgimit islam / viti 1748 sipas kalendarit gregorian):

“Vlerësimi i autorit të veprës me titull: “Muteberu’s-Subuli’s-Selami” (Autoriteti i Udhëve të Shpëtimit), Ismail Sananiu, për Hadithin e Gadiru’l-Humit, është si vijon: “Për sa i përket hadithit të njohur: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”, pohojmë se muhaddithët më të mëdhenj dhe më të njohur sunnitë, si Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Hakim Nishaburiu, Ibn Ebi Shejbe dhe Ibn Maxhe, e kanë shënuar dhe përjellur, hadithin e lartpërmendur, me zinxhirë të vërtetë transmetimi. Madje disa muhaddithë të tjerë, kanë theksuar se hadithi i sipërcituar, është transmetuar, në mënyrë të pashkëputur transmetimi”.

(Muhammed Ibn Ismail Emir Hasan Sananiu, “Teudihu’l-Efkari Li Meani Tenkihi’l-Indhari” (Cilësimi i Mendimeve Në Kuptimet e Vlerësimit të Lajmërimit), vëll. 1, fq. 243, Analiza Dhe Vërtetimi, Nga Muhammed Muhjiddin Abdulhamidi, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Të Parëve”, Medina e Ndriçuar, Mbretëria e Arabisë Saudite).

Jetëshkrimi Dhe Vlerësimi i Ismail Sananiu:

“Mendimi i dijetar Kannuxhiut, për Ismail Sananiun është kështu: “Ai është shkrimtari i veprave me titull: “Esbalu’l-Metari” (Udhët e Ndriçuara) dhe “Teudihu’l-Efkari Li Meani Tenkihi’l-Indhari” (Cilësimi i Mendimeve Në Kuptimet e Vlerësimit të Lajmërimit). Sërish ai ishte një dijetar i mirëfilltë, imam, jurist dhe miratues i shquar”.

(Sadik Ibn Hasan Kannuxhiu, “Ebxhedu’l-Ulumi Ueshi’l-Merkumi Fi’l-Bejani Ahuali’l-Ulumi” (Thelbi i Shkencave Në Këndvështrimin e Thellë Në Shpjegimin e Gjendjeve të Shkencës), vëll. 2, fq. 66, (viti i botimit 1398 sipas mërgimit islam / viti 1978 sipas kalendarit gregorian), Vërtetimi Nga Abdulxhebbar Dhukari, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

“Ndërsa në veprën e tij me titull: “Hedijetu’l-Arifini” (Dhurata e Mendjendriturve), Ismail Pasha Bagdadi shkruan: “Me të vërtetë Ismail Sananiu, ishte kryetari i dijetarëve. Sërish ai ishte një orator i shkëlqyer, një muhaddith i madh dhe një miratues i shquar”.

(Ismail Pasha Bagdadi, “Hedijetu’l-Arifini” (Dhurata e Mendjendriturve), vëll. 6, fq. 338, (viti i botimit 1413 sipas mërgimit islam / viti 1992 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

10. Muhammed Ibn Xhafer Kettaniu (viti i vdekjes 1345 sipas mërgimit islam / viti 1926 sipas kalendarit gregorian):

“Tani lërmëni që të shpalosim mendimin, e dijetari i shekullit të katërmbëdhjetë, të shekullit të mërgimit islam, Xhafer Kettaniut, mbi Hadithin e Gadiru’l-Humit: “Duke u mbështetur në shënimin, e Imam Ahmed Ibn Hanbeliut, arrijmë në përfundimin, se tridhjetë bashkëkohës të Muhammedit (p.q.m.t.), e kanë shënuar dhe përcjellur, Hadithin e Gadiru’l-Humit dhe se Imam Aliu (p.m.t.), ka kërkuar pikërisht nga këta të fundit, që të dëshmonin se e kishin dëgjuar këtë hadith, nga vetë i dërguari i Allahut (k.m.t.) dhe ata dëshmuan pa ngurrimin më të vogël. Njëri nga vërtetuesit se hadithi i mësipërm, është transmetuar, në mënyrë të pashkëputur dhe Imam Munaiu, e ka shënuar këtë hadith, nga Imam Sujuti”.

(Muhammed Ibn Xhafer Ebu Abdullah Kettaniu, “Nadhmu’l-Mutenasiri min Hadisi’l-Muteuatiri (Rendi i Ndihmesës i Hadithëve të Pashkëputur), vëll. 1, fq. 195, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Sheref Hixhazi, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Të Parëve”, Kajro, Egjipt).

11. Shejh Muhammed Nasiruddin Albani (viti i vdekjes 1419 sipas mërgimit islam / viti 1999 sipas kalendarit gregorian):

“Një tjetër muhaddith mjaft i njohur, është dhe dijetari i ndjerë, bashkëkohor shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani. Ky dijetar uehhabist, ka përgatitur më tepër 100 vepra. Mendimi i tij, për Hadithin e Gadiru’l-Humit është: “Ajo që dua të them, është se Hadithi i Gadiru’l-Humit, është shënuar me një larmi udhësh dhe zinxhirësh të ndryshëm transmetimi. Ashtu si shumë muhaddithë të tjerë dhe Ibn Hejthem Haxher, e ka shënuar Hadithin e Gadiru’l-Humit, në veprën e tij me titull: “Mexhmeu’l-Esnadi” (Përmbledhja e Zinxhirëve të Transmetimit). Ajo që do të shpalos tani, është vetëm një pjesë e vogël e sqarimeve të mia dhe ai i cili e njeh zinxhirin e transmetimit e këtij hadithi, atëherë them se e ka të qartë dhe vërtetësinë e tij. Lejomëni t’iu bëj të ditur se Ibn Ukde, i ka mbledhur të tërë udhët dhe zinxhrët ë trasmetimit të këtij hadithi, në një vepër më vete. Madje Ibn Haxher Askalani, duke u mbështetur në disa, nga zinxhirët e transmetimit të tij, ka theksuar herë-herë, se ky është një hadith i vërtetë dhe herë të tjera, se është një hadith i mirë”.

(Shkurtimisht të dyja versionet, e Hadithit të Gadiru’l-Humit, pra si versioni i parë: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”, ashtu dhe versioni i dytë, i cili përmban shtesën: “O Allahu im! Duaje atë që do Aliun dhe armiqësohu me armikun e tij”, janë hadithë të vërtetë dhe për më tepër, janë shënuar dhe përcjellur, drejtpërdrejtë nga i dërguari i Allahut (l.m.t.) në mënyrë të pashkëputur).

(Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), vëll. 4, fq. 249, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Plotë”, Botimi i Parë, Damask, Siri).

Jetëshkrimi Dhe Vlerësimi i Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit:

“Duke u nisur, nga një adresë interneti, e cila është themeluar dhe përdoret nga dijetarët uehhabistë, portreti i Shejh Albanit, përshkruhet në këtë mënyrë: “Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, është një nga muhaddithët më të njohur të shekullit tonë. Ai ishte i vetmi në llojin e tij, për sa i përket shkencës së hadithit dhe klasifikimit të muhaddithëve, sipas shkallëve të besnikërisë dhe drejtësisë. Disa dijetarë të tjerë, kanë shprehur se Shejh Allbani, ka bërë të mundur, ringjalljen e epokës së artë, të Ibn Haxher Askalanit, Hafidh Ibn Kethirit dhe shumë dijetarëve të tjerë”.

“Më tej vlerësimi i dijetarëve uehhabistë vijon: “Muftiu i ndjerë i rajonit të Hixhazit, Shejh Abdulaziz Ibn Bazi ka thënë: “Me të vërtetë, nuk kam parë, asnjë dijetar më të ditur, se sa Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, në shkencën e hadithit, nën qiellin blu të këtij shekulli”.

“Ndërsa një tjetër përkufizim, i Shejh Ibn Bazit, për Shejh Albanin është si vijon: “Kur e kanë pyetur Ibn Bazin: “Vallë çfarë mendimi keni për hadithin: “Nuk ka dyshim se Allahu i Lartësuar, dërgon një ripërtëritës së fesë, njëherë në njëqind vjet?! Vallë cili mendoni se është ky njeri?!” “Ai është përgjigjur: “Allahu e di më së miri, por mendimi im vetjak, është se ripërtëritësi i fesë, për shekullin në të cilin jetojmë, është pikërisht Shejh Muhammed Nasiruddin Albani”.

www.alalbany.net

12. Shejh Shuajb Arnauti (viti i vdekjes 1437 sipas mërgimit islam / viti 2016 sipas kalendarit gregorian):

“Lërmëni t’iu vëmë në dijeni, se dijetari tjetër i ndjerë, bashkëkohor shqiptar, Shejh Shuajb Arnauti, është një analist dhe vërtetues i shumë veprave islame”. “Besoj se ia vlen të përmendim faktin se ky i fundit, ka analizuar, korrektuar dhe vërtetuar, vepra madhështore të gjigandëve muslimanë si vepra me titull: “Tehdhibu’l-Ahkami” (Afrimi i Gjykimeve), “Sijeru’l-Alami’n-Nubula” (Jetëshkrimi i  Shenjave Të Të Dërguarve), “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Ky i fundit, në veprë e tij, në interpretimin e hadithit nr: 3062 përçon: “Për sa i përket hadithit: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”, theksojmë se ky hadith, është shënuar dhe përcjellur në udhë dhe zinxhirë të ndryshëm transmetimi dhe se sërish shënuar, në mënyrë të pashkëputur”.

(Imam Ahmed Ibn Hanbel, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), Analiza Dhe Vërtetimi Nga Dijetari i Ndjerë Bashkëkohor Shqiptar, Shuajb Arnauti), vëll. 1, fq. 330, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Kurtubës”, Botimi i Parë, Kajro, Egjipt).

Rrëfimet e Dijetarëve të Ehli Sunnetit Mbi Vërtetësinë e Hadithit të Gadiru’l-Humit:

1. Transmetimi i Imam Tirmidhiut, Nga Ebu Tufejli:

“Ebu Serihe, ose Zejd Ibn Erkami (Shejh Shuajb Arnauti, është në dyshim se cili) ka përcjellur se i dërguari i Allahut (f.m.t.) ka cituar: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”. Theksojmë se ky është një hadith i mirë dhe i vërtetë. Shube e ka shënuar, hadithin e lartpërmendur nga Mejmun Ibn Abdullahu, ky i fundit nga Zejd Ibn Erkami, ky i fundit nga vetë Muhammedi (p.q.m.t.). Shpjegojmë se bashkëkohësi i Muhammedit (p.q.m.t.), që njihet si Ebu Serihe, është pikërisht  Hudhejfe Ibn Usejd Gaffariu”.

(Muhammed Ibn Isa Ebu Isa Sulemi, ose siç njihet ndryshe, Imam Tirmidhiu, “Sunenu’t-Tirmizdhi” (Sunetët e Tirmidhiut), vëll. 5, fq. 633, Hadithi Nr: 3713, “Babu’l-Menakibi Ali Ibn Ebi Talibi” (Kreu i Rrëfenjave të Ali Ibn Ebi Talibit), Analiza Dhe Vërtetimi Nga Ahmed Muhammed Shakiri dhe të tjerët, Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

“Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, pas shënimit të hadithit të sipërcituar thotë: “Imam Tirmidhiu, e ka shënuar hadithin e mësipërm dhe ka pohuar se është një hadith i mirë dhe i vërtetë. Sipas mendimit tim hadithi në fjalë, meriton plotësisht të cilësohet si një hadith i vërtetë, sipas kushteve të parashtruara nga Imam Buhariu dhe Imam Muslimi”.

(Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), vëll. 4, fq. 331, 332, Shtëpia Botuese: “Dituria”, Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite).

2. Transmetimi i Ibn Maxhe Kazuinit, Nga Sad Ibn Ebi Uekkasi:

“Abdurrahmani, i cili ndryshe si Ibn Thabiti, përcjell këtë hadith, nga Sa’d Ibn Ebi Uekkasi: “Njëherë kur Muauije Ibn Ebi Sufjani, shkoi në Mekkën e Nderuar, për të kryer haxhin, Sa’d Ibn Ebi Uekkasi, shkoi për t’u takuar me të. Në këtë kohë të pranishmit në këtë takim, nisën fushatën e përbuzjes dhe përçmimit, kundër Imam Aliut (p.m.t.), me synimin e kënaqjes së Muauije Ibn Ebi Sufjanit”.

“Kur Sa’d Ibn Ebi Uekkasi i dëgjoi këto të shara u zemërua jashtë mase dhe tha: “Unë kam dëgjuar vetë Muhammedin (p.q.m.t.), duke thënë kështu, për Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.) : “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”, “Vallë a nuk je i kënaqur, që ti të jesh vëllai im dhe të kesh vendin, ashtu siç e ka vendin Haruni (p.m.t.), si vëllai i Musait (p.m.t.)?!” “Unë do t’ia jap këtë flamur një njeriu, i cili e do Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe Allahu dhe i dërguari i Tij e do këtë njeri”.

(Muhammed Ibn Jezidi, ose siç njihet ndryshe, Ibn Maxhe Kazuiniu, “Sunenu Ibn Maxhe” (Sunetët e Ibn Maxhes), vëll. 1, fq. 45, Hadithi Nr: 121, Kreu i Virtyteve të Imam Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), Analiza Nga Muhammed Fuad Abdulbakiu, Shtëpia Botuese: “Mendimi”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

“Sërish muhaddithi i ndjerë, bashkëkohor shqiptar, Muhammed Nasiruddin Albani dhe pas shënimit të hadithit të lartpërmendur përkufizon: “Këtë hadith e ka përcjellur Ibn Maxhe. Unë jam i mendimit, se zinxhiri i transmetimit të tij është i vërtetë”.

(Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), vëll. 4, fq. 249, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Plotë”, Botimi i Parë, Damask, Siri).

3. Transmetimi i Ibn Maxhe Kazuinit, Nga Bera Ibn Adhibi:

“Ndërsa tani kemi dëshirë, që të përmendim faktin kyç se, Adi Ibn Thabiti, ka përcjellur këtë hadith nga Bera Ibn Adhibi: “Unë isha bashkë, me të dërguarin e Allahut (k.m.t.), në Haxhxhin e Lamtumirës. Gjatë kthimit tonë ai kërkoi, që të mblidheshim në një vend, me qëllimin e faljes së namazit. Më pas duke ngritur lart dorën, e Imam Aliut (p.m.t.) pyeti: “Vallë a nuk jam unë, më afër për besimtarët, se sa ata janë për veten?!” “Të tërë të pranishmit e vërtetuan këtë dhe thanë: “Po!” “Më tej pyeti: “Vallë a nuk jam unë, më i dashur për besimtarët, se sa ata janë për veten?!” “Sërish bahkëkohësit e tij, e vërtetuan këtë dhe cituan njëzëri: “Po!” “Pastaj urdhëroi: “Atëherë dijeni mirë se: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”, dhe “O Allahu im! Duaje atë që do Aliun dhe armiqësohu me atë që është armiku i tij!”

(Ibn Maxhe, “Sunenu Ibn Maxhe” (Sunetët e Ibn Maxhes), vëll. 1, fq. 43, Hadithi Nr: 116, Kreu i Virtyteve të Imam Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), Analiza Dhe Vërtetimi, Nga Muhammed Fuad Abdulbakiu, Shtëpia Botuese: “Mendimi”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

“Gjithashtu muhaddith Shejh Albani, e ka vlerësuar hadithin e mësipërm, si një hadith i vërtetë, i shënuar me një zinxhir të vërtetë transmetimi”.

(Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Sahihu Ibni Maxhe” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Ibn Maxhes), vëll. 1, fq. 26, Hadithi Nr: 113, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Plotë”, Botimi i Parë, Damask, Siri).

4. Transmetimi i Ibn Haxher Askalanit, Nga Prijësi i Besimtarëve:

“Tani duam t’iu rikujtojmë një tjetër hadith të rëndësishëm. Prijësi i besimtarëve, Imam Aliu (p.m.t.) kumtoi: “Imam Aliu (p.m.t.) kumtoi: “I dërguari i Allahut (l.m.t.), gjendej në hijen e një peme. Më pas ai u ngrit dhe i drejtua njerëzve duke thënë: “O njerëz! A dëshmoni se Allahu është Zoti juaj?!” “Ata ia kthyen: “Po dëshmojmë!” “Më pas ai pyeti: “Vallë a nuk dëshmoni se Allahu dhe i dërguari i Tij, janë më të dashur për ju se sa shpirtrat tuaj?!” “Ata ia kthyen: “Po!” “Më tej Muhammedi (p.q.m.t.) vijoi: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”, dhe “O Allahu im! Duaje atë që do Aliun dhe armiqësohu me atë që është armiku i tij! “Për sa kohë që të lidheni pas këtyre dy porosive, nuk do shmangeni kurrë. Ato janë Libri i Allahut, fillimi i të cilit është në duart e Allahut dhe tjetra është Ehli Bejti im, i cili është në duart e mia”.

“Ibn Haxher Askalani, pasi ka shënuar, hadithin e lartpërmndur ka cituar: “Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i vërtetë. Hadithin e Gadiru’l-Humit është shëuar nga Ndonëse Imam Nesauiu, Ebu Tufejli, Zejd Ibn Erkami, Imam Aliu (p.m.t.) dhe disa bashkëkohës të Muhammedit (p.qm.t.), e kanë shënuar dhe përcjellur Hadithin e Gadiru’l-Humit, pohoj se këta të fundit, kanë luajtur me përmbajtjen e hadithit dhe se vetëm Imam Tirmidhiu, e ka shënuar të pandryshuar përmbajtjen e këtij hadithi”.

(Ahmed Ibn Ali Ibn Haxher Askalani, “Metalibu’l-Alijje Bi’z-Zeuaidu’l-Mesanidi’th-Themanijje” (Synimet e Larta Në Shtimin e Tetë Zinxhirëve të Transmetimit), vëll. 16, fq. 142, Hadithit Nr: 3943, viti i botimit 1419 sipas mërgimit islam / viti 1998 sipas kalendarit gregorian), Vërtetimi Nga Dr. Sa’d Ibn Nasir Ibn Abdulaziz Shatri, Shtëpia Botuese: “Kryeqyteti”, Botimi i Parë, Mbretëria e Arabisë Saudite).

5. Transmetimi i Imam Ahmed Ibn Hanbelit, Nga Rubah Ibn Harthi:

“Neheiu, shënon nga Rubah Ibn Harithi, se disa njerëz, u nderuan nga prania e Imam Aliut (p.m.t.) dhe e përshëndetën: “Përshëndetje o zotëriu ynë”. Imam Aliu (p.m.t.) i habitur iu kthye atyre: “Vallë si mund të jem unë zotëriu juaj?! Ju jeni arabë (pra nuk jeni muslimanë jo arabë)”. “Ata iu përgjigjën: “Ne kemi dëgjuar të dërguarin e Allahut (f.m.t.) që në Ditën e Gadiru’l-Humit tha: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”,

“Rubah Ibn Harthi thotë: “Pasi këta bashkëkohës të Muhammedit (p.q.m.t.), u ndanë nga Imam Aliu (p.m.t.), unë i ndoqa dhe i pyeta, se cilët farefiseve u përkissnin. Ata m’u përgjigjën se ishin ndihmës nga Medineja e Ndriçuar dhe se në mesin e tyre, gjendej dhe Ejjub Ensariu”.

(Ebu Abdullah Shejbani, ose siç njihet ndryshe, Imam Ahmed Ibn Hanbeli, viti i vdekjes 241 / viti 855 sipas kalendarit gregorian, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 5, fq. 419, Hadithi Nr: 23609, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Kurtubës”, Botimi i Parë, Kajro, Egjipt).

“Shejh Albani, pasi e ka shënuar hadithin e sipërcituar kumton: “Këtë hadith e ka shënuar Imam Ahmedi dhe Imam Taberaniu, nga Harith Ibn Lekiti, ky i fundit nga Rubah Ibn Harithi. Sipas këndvështrimit tim, zinxhiri i transmetimit të hadithit të mësipërm, është i mirë dhe se muhaddithët e tij janë besnikë”.

“Për më tepër, Ibn Haxher Hejthemiu thotë: “Këtë hadith, e kanë shënuar, Imam Ahmedi dhe Imam Taberaniu dhe muhaddithët e Imam Ahmedit janë besnikë”.

(Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), vëll. 4, fq. 249, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Plotë”, Botimi i Parë, Damask, Siri). 

6. Transmetimi i Imam Ahmed Ibn Hanbelit, Nga Ebu Tufejli:

“Fitr Ibn Halife shënon nga Ebu Tufejli se Imam Aliu (p.m.t.) mblodhi popullin në vendin e quajtur Rahbe dhe i tha: “Kam dëshmitar Allahun (l.m.t.), se ai i cili i mban mend fjalët e Muhammedit (p.q.m.t.) të thëna në Gadiru’l-Hum le të ngrihet në këmbë. Menjëherë u ngritën në këmbë tridhjetë vetë dhe dëshmuan”.

“Sërish Ebu Nuajmi përshkruan: “Një grup i madh njerëzish u ngrit në këmbë. Më pas i dërguari i Allahut (f.m.t.), zuri për dore, prijësin e besimtarëve, Imam Aliun (p.m.t.) dhe tha: “Vallë a e dini se unë jam më i dashur për besimtarët se sa shpirtrat e tyre?!” “Ata u përjgijën duke thënë: “Po!” Më tej Muhammedi (p.qm.t.) shtoi: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij” dhe “O Allahu im! Duaje atë që do Aliun dhe armiqësohu me atë që është armiku i tij!”

“Ebu Tufejli thotë: “Unë pasi u ndava nga kjo bashkësi njerëzish, nisa të shqetësohesha seriozisht dhe u takova me Zejd Ibn Erkamin, kur po kthehej dhe i thashë: “Unë i dëgjova këto fjalë nga Aliu dhe u shqetësova!” “Ndërsa Zejdi ma ktheu: “O Ebu Tufejl! Mos i moho ato që dëgjove, sepse edhe unë i dëgjova të njëjtat fjalë nga i dërguari i Allahut”.

(Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 4, fq. 370, Shtëpia Botuese: “Institucioni Kurtuba”, Botimi i Parë, Kajro, Egjipt).

“Shejh Albani, pas shënimit të këtij hadithi citon: “Këtë hadith e ka shënuar Imam Ahmed Ibn Hanbeli, në veprën e tij me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Ahmed Ibn Hanbelit), Ibn Hibbani në veprën e tij me titull: “Sahihu Ibn Hibbani” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Ibn Hibbanit), Ibn Ebi Asimi, Imam Taberaniu dhe Makdisiu në veprën e tij me titull: “Muhtasara” (Përmbledhja), të cilin e kam vërtetuar vetë”.

“Për më tepër, Shejh Albani përçon: “Unë ndaj mendimin, se hadithi në fjalë, është një hadith i vërtetë, sipas kushteve të përcaktuara nga Imam Buhariu. Në veprën e tij me titull: “Mexhmeu’z-Zeuaidi” (Përmbledhja e Shtesave), ka shënuar se e ka përcjellur, nga Imam Ahmed Ibn Hanbeli dhe muhaddithët e tij, përveç Fitr Ibn Halifes, janë të njëjtit muhaddithë, të shënuar nga Imam Buhariu, të cilët janë besnikë dhe të drejtë”.

(Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), vëll. 4, fq. 249, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Plotë”, Botimi i Parë, Damask, Siri).

7. Transmetimi i Imam Ahmed Ibn Hanbelit, Nga Said Ibn Uehbi Dhe Zejd Ibn Juseji:

“Ebu Ishak, Said Ibn Uehbi dhe nga Zejd Ibn Juseji, shënon se këta të dy të fundit kanë thënë: “Imam Aliu (p.m.t.) mori betimin nga të pranishmit, në vendin e quajtur Rahbe dhe tha: “Ju lutem le të ngrihet në këmbë, ai i cili dëgjoi fjalët e Muhammedit (p.q.m.t.) të thëna në Gadiru’l-Humi. Në këtë çast u ngritën gjashtë vetë, së bashku me Saidin dhe Zejdin dhe rrëfyen se i dërguari i Allahut (l.m.t.) në Ditën e Gadiru’l-Humit kishte pyetur: “Vallë a nuk jam unë, më i dashur për besimtarët, se sa ata janë për shpirtrat e tyre?!” “A nuk jam unë, më i afërm për besimtarët, se sa shpirtrat e tyre?!” “Ata u përgjgjën duke thënë: “Po!” “Më tej Muhammedi (p.q.m.t.) shtoi: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij” dhe “O Allahu im! Duaje atë që do Aliun dhe armiqësohu me atë që është armiku i tij!” “Të pranishmit njëherazi dëshmuan dhe vërtetuan”.

(Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 1, fq. 118, Hadithi Nr: 950, Shtëpia Botuese: “Institucioni Kurtuba”, Botimi i Parë, Kajro, Egjipt).

“Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, pas shënimit të këtij hadithi citon: “Në hadithin e katërt, kaloi udha e transmetimit, të zinxhirit të dytë dhe të tretë. Ky hadith zotëron, një zinxhir të mirë transmetimi dhe Imam Bedhdhari, e ka shënuar hadithin e sipërcituar, në mënyrë më të plotë. Për më tepër, Hadithi i Gadiru’l-Humit, është shënuar dhe përcjellur, në shumë zinxhirë të ndryshëm transmetimi. Madje Ibn Haxher Hejthemiu, e ka përmendur këtë hadith, në veprën e tij me titull: “Mexhmua” (Përmbledhja) së bashku me shumë muhaddithë të tjerë”.

“Më tej Shejh Albani shton: “Unë deri këtu kam përmendur hadithët dhe muhaddithët, me sa kam patur mundësi. Ai i cili i njeh mirë vërtetësinë e hadithit të mësipërm, nuk ka asnjë hije dyshimi për të. Për hir të vërtetës, duhet të shpjegoj se, gjenden shumë më shumë hadithë dhe muhaddithë nga sa kam përmendur unë. Për shembull Ibn Ukde, i ka përmbledhur të tërë zinxhirët e transmetimit të hadithit në fjalë, ndërsa Ibn Haxher Askalani, disa nga këta zinxhirë i ka cilësuar të mirë dhe disa të tjerë të vërtetë. Pra shkurtimisht si të tërë llojet e Hadithit të Gadiru’l-Humit, janë të vërtetë dhe janë shënuar në mënyrë të pashkëputur”.

(Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), vëll. 4, fq. 249, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Plotë”, Botimi i Parë, Damask, Siri).

8. Transmetimi i Imam Nesaiut, Nga Zejd Ibn Erkami:

“Ebu Tufejli, shënon nga Zejd Ibn Erkami: “Muhammedi (p.q.m.t.) gjatë kthimit nga Haxhi i Lamtumirës, ndaloi për të pushuar, në vendin e quajtur Gadiru’l-Humi dhe bëri me shenjë tek disa pemë aty afër. Bashkëkohohët e tij, pastruan menjëherë, nën trungun e tyre dhe përgatitën një vend me hije për të. I dërguari i Allahut (f.m.t.), pasi u ul në hijen e këtyre pemëve, iu drejtua bashkëkohësve të tij dhe u tha: “Me sa kam kuptuar Zoti im, më ka thirrur në praninë e Tij dhe unë i jam përgjigjur kësaj thirrjeje. Unë po lë në mesin tuaj dy porosi, njëra është më e madhe se sa tjetra. Ato janë Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im, kështu që i zbatoni me përpikmëri këto. Nuk ka asnjë dyshim, se këto dy porosi nuk ndahen nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua në krye të Lumit Kuether. Më pas urdhëroi: “Allahu është Zoti im dhe unë jam zotëriu i çdo besimtari”. “Më tej ai ngriti lart dorën e Aliut dhe vijoi: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij” dhe “O Allahu im! Duaje atë që do Aliun dhe armiqësohu me atë që është armiku i tij!” “Ebu Tufejli citon: “Unë e pyeta Zejd Ibn Erkamin: “Pra dhe ti i dëgjove këto fjalë, nga i dërguari i Allahut (k.m.t.)?!” “Zejdi m’u përgjigj: “Po! Të tërë të ulurit, nën hijen e asaj peme, e panë këtë me sytë e tyre dhe e dëgjuan me veshët e tyre!”

(Ahmed Ibn Shuajb Ebu Abdurrahmani, ose siç njihet ndryshe, Imam Nesauiu, viti i vdekjes 303 / viti 915 sipas kalendarit gregorian, “Hasaisu’l-Emiri’l-Muminini Ali Ibn Ebi Talibi” (Përcaktimet e Prijësit të Besimtarëve Ali Ibn Ebi Talibit), vëll. 1, fq. 96, Hadithi Nr: 79, viti i botimit 1406 sipas mërgimit islam / viti 1985 sipas kalendarit gregorian), Vërtetimi Nga Ahmed Belushi, Shtëpia Botuese: “Institucioni i të Parëve”, Botimi i Parë, Kuvajt, Kuvajt).

“Hakim Nishaburiu, pasi ka shënuar këtë hadith shprehet kështu: “Ndonëse hadithi i lartrpërmndur, është një hadith i vërtetë, sipas kushteve të përcaktuara, nga Imam Buhariu dhe Imam Muslimi, këta të fundit nuk e kanë shënuar, në veprat e tyre”.

(Hakim Nishaburiu, viti i vdekjes 405 / viti 1014 sipas kalendarit gregorian, “Mustedrek Ala’s-Sahihajni” (Perceptimi Mbi Dy Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë), vëll. 3, fq. 118, (viti i botimit 1411 sipas mërgimit islam / viti 1990 sipas kalendarit gregoria), Vërtetimi Nga Mustafa Abdulkadir Ata, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

“Ibn Kethir Dimeshki Selefiu, pas shënimit të hadithit të sipërcituar përkufizon: “Mësuesi ynë Ebu Abdullah Dhehebiu, citon se ky është një hadith i vërtetë”.

(Ibn Kethir Dimeshkiu, Ismail Ibn Umer Kureshiu, Ebu Fida, “Bidajetu Ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 5, fq. 209, Shtëpia Botuese: “Dituria”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

9. Transmetimi i Imam Nesaiut, Nga Sa’d Ibn Ebi Uekkasit:

“Sa’d Ibn Ebi Uekkasi, shënon se i dërguari i Allahut (k.m.t.) ka thënë: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”.

(Ahmed Ibn Shuajb Ebu Abdurrahmani, ose siç njihet ndryshe, Imam Nesauiu, viti i vdekjes 303 / viti 915 sipas kalendarit gregorian, “Hasaisu’l-Emiri’l-Muminini Ali Ibn Ebi Talibi” (Përcaktimet e Prijësit të Besimtarëve Ali Ibn Ebi Talibit), vëll. 1, fq. 81, Hadithi Nr: 83, viti i botimit 1406 sipas mërgimit islam / viti 1985 sipas kalendarit gregorian), Vërtetimi Nga Ahmed Belushi, Shtëpia Botuese: “Institucioni i të Parëve”, Botimi i Parë, Kuvajt, Kuvajt).

“Muhaddithi i ndjerë bashkëkohor, shqiptar Shejh Albani, pasi ka shënuar hadithin e mësipërm përkufizon: “Hadithi i dytë, është shënuar nga Sa’d Ibn Ebi Uekkasi, nga Abduluahid Ibn Ejmeni, ky i fundit nga ati i tij. Këtë hadith e ka shënuar, Imam Nesaiu, në veprën e tij me titull: “Hasaisu’l-Emiri’l-Muminini Ali Ibn Ebi Talibi” (Përcaktimet e Prijësit të Besimtarëve Ali Ibn Ebi Talibit), Ky hadith zotëron një zinxhir të vërtetë transmetimi, muhaddithët e tij janë të njëjtit muhaddithë të shënuar dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut). Madje si Abduluahidi ashtu dhe i ati i tij, janë që të dy muhaddithë besnikë dhe të drejtë, sepse kështu kalon dhe në veprën me titull: “Takribu’t-Tedhhibi” (Qasja e Afrimeve), e Ibn Haxher Askalanit).

(Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), vëll. 4, fq. 249, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Plotë”, Botimi i Parë, Damask, Siri).

10. Transmetimi i Hakim Nishaburiut, Nga Zejd Ibn Erkami:

“Jahja Ibn Xhude, shënon nga Zejd Ibn Erkami: “Ne po udhëtonim me të dërguarin e Allahut (l.m.t.) dhe mbërritëm në vendin e quajtur Gadiru’l-Humi. Aty pranë kishte një pemë. I dërguari i Allahut (f.m.t.), bëri me shenjë drejt kësaj peme dhe bashkëkohësit e tij e pastruan pjesën e poshtme të kësaj peme. Nxehtësia e kësaj dite, ishte jashtëzakonisht e madhe”.

“I dërguari i Allahut (k.m.t.) mbajti një fjalim. Ai pasi falenderoi Allahun (l.m.t.) urdhëroi: “Nuk do të kalojë shumë dhe do t’i përgjigjem ftesës hyjnore. Unë po lë në mesin tuaj, një porosi Librin e Allahut, që për sa kohë që do të lidheni pas tij, nuk do të shmangeni kurrë. Më pas u ngrit në këmbë, kapi për dore Imam Aliun (p.m.t.) dhe pyeti: “O njerëz! Vallë cili është më i dashur për ju se shpirtrat tuaj?!” “Ndërsa ata ia kthyen: “Allahu dhe i dërguari i Tij”. “Vallë a nuk jam unë më i dashur për ju se sa vetë ju?!” “Kur ata u përgjigjën: “Po!” “Në fund urdhëroi: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”.

“Pas shënimit të këtij hadithi, Hakim Nishaburiu citon: “Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i vërtetë, megjithatë Imam Buhariu dhe Imam Muslimi, nuk e kanë shënuar”.

“Ndërsa në veprën e tij me titull: “Telhisu’l-Mustedreki” (Cilësimi i Perceptimit), Imam Dhehebiu e vërteton këtë pohim”.

(Hakim Nishaburiu, “Mustedrek Ala'’s-Sahihajni” (Perceptimi Mbi Dy Pëmrbledhjet e Hadithëvë të Vërtët), vëll. 3, fq. 613, Hadithi Nr: 6272, (viti i botimit 1411 sipas mërgimit islam / viti 1990 sipas kalendarit gregoria), Vërtetimi Nga Mustafa Abdulkadir Ata, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

11. Transmetimi i Imam Bedhdharit, Nga Zejd Ibn Juseji:

“Ebu Ishaku, shënon nga Amr Ibn Dhi Merri, ky i fundit nga Said Ibn Uehbiu, ky i fundit nga Zejd Ibn Juseji: “Unë kam dëgjuar, Imam Aliun (p.m.t.), që të shtrojë pyetjen: “Vallë a gjenden në mesin tuaj besimtarë, të cilët kanë dëgjuar, fjalët e Muhammedit (p.q.m.t.) për mua?!” “Ju lutem të dëshmojnë”. “Ai mori betimin trembëdhjetë vetëve, nga të pranishmit të cilët u ngritën në këmbë dhe rrëfyen se dëshmonin se kishindëgjuar, nga vetë Muhammedi (p.q.m.t.), kur i kishte pyetur: “Vallë a nuk jam unë më i dashur për ju, se sa shpirtrat tuaj?!” “Pra se besimtarët e pranishëm, e kishin miratura duke thënë: “Po!” “Sërish në atë çast, i dërguari i Allahut (f.m.t.), ngriti lart dorën e Imam Aliut (p.m.t.) dhe urdhëroi: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”, “O Allahu im! Duaje atë që do Aliun dhe armiqësohu me atë që është armiku i tij” dhe “O Allahu im! Duaje atë që e do Aliun dhe përbuze atë që e përbuz atë! Ndihmoje atë që ndihmon Aliun dhe nënçmoje atë që nënçmon Aliun!”

(Ebu Bekr Ahmed Ibn Amr Ibn Abdulhalik, ose siç njihet ndryshe, Imam Bedhdhari, viti i vdekjes 292 / viti 904 sipas kalendarit gregorian, “Musnedu’l-Imami’l-Bedhdhari” (Zinxhiri i Transmetimi i Imam Bedhdharit), vëll. 3, fq. 35, Hadithi Nr: 786, viti i botimit 1409 sipas mërgimit islam / viti 1988 sipas kalendari gregorian), Vërtetimi Nga Dr. Mahfudhurrahman Zejnullahu, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shkencave Kuranore”, Shtëpia Botuese: “Shkencat Dhe Dituritë”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

“Ibn Haxher Hejthemiu, pasi shënon hadithin e sipërcituar përmend: “Hadithin e lartpërmendur, e ka shënuar Imam Bedhdhari dhe muhaddithët e tij, janë të njëjtë, me ata të Imam Buhariut, pëveç Fitr Ibn Halifes dhe janë të tërë besnikë dhe të drejtë”.

(Ali Ibn Ebi Bekri, ose siç njihet ndryshe, Ibn Haxher Hejthemiu viti i vdekjes 807 / viti 1404 sipas kalendarit gregorian, “Mexhmeu’z-Zeuaidi” (Përmbledhja e Shtesave), vëll. 9, fq. 105, viti i botimit 1407 sipas mërgimit islam / viti 1986 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Rejjan”, Kajro, Egjipt dhe “Veprat Arabe”, Bejrut, Liban).

12. Transmetimi i Imam Bedhdharit, Nga Sa’d Ibn Ebi Uekkasi:

“Vajza e Sa’dit Aisheja, shënon nga i ati i saj: “I dërguari Allahut (k.m.t.) ngriti lart dorën e Imam Aliut (p.m.t.) dhe citoi: “Vallë a nuk jam unë më i dashur, për besimtarët se sa vetë ata?!” dhe “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”.

(Ebu Bekr Ahmed Ibn Amr Ibn Abdulhalik, ose siç njihet ndryshe, Imam Bedhdhari, viti i vdekjes 292 / viti 904 sipas kalendarit gregorian, “Musnedu’l-Imami’l-Bedhdhari” (Zinxhiri i Transmetimi i Imam Bedhdharit), vëll. 4, fq. 41, Hadithi Nr: 1409, viti i botimit 1409 sipas mërgimit islam / viti 1988 sipas kalendari gregorian), Vërtetimi Nga Dr. Mahfudhurrahman Zejnullahu, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shkencave Kuranore”, Shtëpia Botuese: “Shkencat Dhe Dituritë”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

“Ibn Haxher Hejthemiu, pasi ka shënuar hadithin e sipërcituar thekson: “Imam Bedhdhari, e ka përcjellur hadithin e mësipërm dhe se të tërë muhaddithët e tij janë besnikë dhe të drejtë”.

(Ali Ibn Ebi Bekri, ose siç njihet ndryshe, Ibn Haxher Hejthemiu viti i vdekjes 807 / viti 1404 sipas kalendarit gregorian, “Mexhmeu’z-Zeuaidi” (Përmbledhja e Shtesave), vëll. 9, fq. 107, viti i botimit 1407 sipas mërgimit islam / viti 1986 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Rejjan”, Kajro, Egjipt dhe “Veprat Arabe”, Bejrut, Liban).

13. Transmetimi i Ebu Asimit, Nga Prijësi i Besimtarëve, Imam Aliu (p.m.t.):

“Ebu Asimi, shënon nga prijësi i besimtarëve, Imam Aliu (p.m.t.), se i dërguari i Allahut (l.m.t.), në vendin e quajtur Gadiru’l-Humi, u ul mbi trungun e një peme dhe se e kishte vënë dorën e tij, mbi dorën e Aliut (p.m.t.). Më pas ai pyeti: “Vallë a dëshmoni se se Allahu është Zoti juaj?!” “Ndërsa të pranishmit ia kthyen: “Po!” “Vallë a dëshmoni se Allahu dhe i dërguari i Tij, janë më të dashur për ju se sa shpirtrat tuaj?!” “Ata sërish pohuan: “Po!” Më tej ai urdhëroi: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”.

(Amr Ibn Ebi Asim Dahhak Shejbaniu, “Sunnet” (Sunneti), vëll. 2, fq. 605, Hadithi Nr: 1361, viti i botimit 1400 / viti sipas kalendarit gregorian), Vërtetimi Nga Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, Shtëpia Botuese: “Institucioni Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

“Shejh Albani në fund të këtij hadithit pohon: “Ky është një hadith i mirë”.

14. Transmetimi i Imam Taberaniut, Nga Zejd Ibn Erkami:

“Jahja Ibn Xhude, shënon nga Zejd Ibn Erkami: “Ne po udhëtonim me të dërguarin e Allahut (l.m.t.) dhe mbërritëm në vendin e quajtur Gadiru’l-Humi. Aty pranë kishte një pemë. I dërguari i Allahut (f.m.t.), bëri me shenjë drejt kësaj peme dhe bashkëkohësit e tij, e pastruan pjesën e poshtme të kësaj peme. Nxehtësia e kësaj dite, ishte jashtëzakonisht e madhe”.

“I dërguari i Allahut (k.m.t.) mbajti një fjalim. Ai pasi falenderoi Allahun (l.m.t.) urdhëroi: “Nuk do të kalojë shumë dhe do t’i përgjigjem ftesës hyjnore. Unë po lë në mesin tuaj, një porosi Librin e Allahut, që për sa kohë që do të lidheni pas tij, nuk do të shmangeni kurrë. Më pas u ngrit në këmbë, kapi për dore Imam Aliun (p.m.t.) dhe pyeti: “O njerëz! Vallë cili është më i dashur për ju se vetë ju?!” “Ndërsa ata ia kthyen: “Allahu dhe i dërguari i Tij”. “Vallë a nuk jam unë më i dashur për ju se sa vetë ju?!” “Kur ata u përgjigjën: “Po!” “Në fund urdhëroi: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”.

(Sulejman Ibn Ahmed Ibn Ejjub Ebu Kasimi, ose siç njihet ndryshe, Imam Taberaniu, viti i vdekjes 360 sipas mërgimit islam / viti 970, “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), vëll. 5, fq. 171, viti i botimit 1404 / viti 1983 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni Lulja”, Vërtetimi Nga Hamdi Ibn Abdulmexhid Selefiu, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban).

“Dijetari shqiptar, Shejh Albani, pasi ka shënuar hadithin e lartpërmendur citon: “Këtë hadith e ka shënuar Imam Taberaniu dhe ka i cilësuar muhaddithët e tij si të janë besnikë dhe të drejtë”.

(Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), vëll. 4, fq. 249, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Plotë”, Botimi i Parë, Damask, Siri).

Veprat e Shkruara Mbi Zinxhirin e Transmetimit të Hadithit të Gadiru’l-Hadithit:

“Zinxhirët e transmetimit të Hadithit të Gadiru’l-Humit, janë aq të përhapura dhe të shumta në numër, sa disa dijetarë të Ehli Sunnetit, janë detyruar që të përpilojnë dhe të përgatisin vepra të veçanta, në të cilat kanë përmbledhur tërësinë e këtyre zinxhirëve. Në këtë rast themi se i është mbyllur njëherë e mirë, rruga e hedhjes së dyshimit, mbi vërtetësinë e këtij hadithi”.

1. Muhammed Ibn Xherir Taberiu (viti i vdekjes 310 sipas mërgimit islam / viti 922 sipas kalendarit gregorian)

“Imam Taberiu, i cili është autori, i një vepre të madhe, katër vëllimëshe, në të cilën ka përmbledhur, tërësinë e zinxhirëve, të transmetimit të Hadithit të Gadiru’l-Humit, është njëri nga këta dijetarë. Imam Dhehebiu citon këto thënie mbi veprën e tij: “Muhammed Ibn Xherir Taberiu, i ka përmbledhur zinxhirët e transmetimit, të Hadithit të Gadiru’l-Humit në katër vëllime. Unë i kam parë një pjesë të tyre dhe më pas kam mbetur i çuditur, nga përhapja e madhe e këtyre transmetimeve. Unë e kam përjetuar personalisht këtë ngjarje”.

(Imam Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Ibn Kajmad Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubula” (Jetëshkrimi i  Shenjave Të Të Dërguarve), vëll. 14, fq. 277, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar, Shuajb Arnauti dhe Muhammed Naim Arkasusi, viti i botimit 1413 sipas mërgimit islam / viti 1992 sipas kalendarit gregorian)”, Botimi i Nëntë, Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”, Bejrut, Liban).

“Sërish në veprën e tij me titull: “Tedhkiretu’l-Huffadhi” (Përkujtimi i Hafidhëve), Imam Dhehebiu, duke shqyrtuar jetëshkrimin e Imam Taberiut shkruan:

“Unë pasi lexova një vëllim të veprave, të cilat kanë të bëjnë, më zinxhirët e transmetimit të Hadithit të Gadiru’l-Humit, të shkruara nga Ibn Xheriri, më duhet të kallëzoj se u habita, nga shumica e përhapjes, së këtyre udhëve dhe zinxhirëve të transmetimit”.

(Imam Dhehebiu, “Tedhkiretu’l-Huffadhi” (Përkujtimi i Hafidhëve), vëll. 2, fq. 710, Hadithi Nr: 728, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

“Në veprën e tij me titull: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), Ibn Kethiri përshkruan se Ibn Xherir Taberiu, i ka përmbledhur hadithët e Gadiru’l-Humit në dy vëllime të trasha. Për më tepër Imam Taberiu, ka përmbledhur dhe zinxhirët e transmetimit, të Hadithit të Zogut (hadith i cili argumenton, se Imam Aliu (p.m.t.), është më i virtytshmi, në mesin e bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.)), në një vepër tjetër”.

(Ebu Feda Ismail Ibn Umer Kurejshi Ibn Kethir Dimeshkiu, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 11, fq. 147, Shtëpia Botuese: “Dituria”, Bejrut, Liban).

2. Ebu Abbas Ibn Ukde (viti i vdekjes sipas mërgimit islam 333 / viti 944 sipas atij gregorian)

Ibn Haxher Askalani tregon: “Këtu dua të përmend faktin se Ebu Abbas Ibn Ukde, ka përpiluar një vepër më vete, në të cilën nga fillimi deri në fund, ka përmbledhur tërësinë dhe larminë, e zinxhirëve të vërtetë të transmetimit, të Hadithit Gadiru’l-Humit”.

“Ahmed Ibn Ali Ibn Haxher Ebu Fadl Shafiiu, ose sicc njihet ndryshe Ibn Haxher Askalani, Fethu’l-Bari Fi’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Çlirimi i Qartë Në Shpjegimin e Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), vëll. 7, fq. 74, Shtëpia Botuese: “Dituria”, Vërtetimi Nga Muhibuddin Hatibi).

“Ndërsa në veprën e tij me titull: “Tedhhibu’t-Tedhhibi” (Afrimi i Afrimeve), Ibn Haxher Askalani sqaron: “Hadithi i Gadiru’l-Humit, është shënuar dhe përcjellur, nga më shumë se shtatëdhjetë bashkëkohës të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

(Ibn Haxher Askalani, “Tedhhibu’t-Tedhhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 7, fq. 297, (viti i botimit 1404 sipas mërgimit islam / viti 1984 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi”, Botimi i Parë Bejrut, Liban).

3. Imam Shemsuddin Dhehebiu viti i vdekjes sipas mërgimit islam 748 / viti 1347 sipas kalendarit gregorian)

“Imam Dhehebiu, në veprën e tij me titull: “Tedhkiretu’l-Huffadhi” (Përkujtimi i Hafidhëve), shprehet në këtë mënyrë, për Hadithin e Zogut dhe Hadithët e Gadiru’l-Humit: “Hadithi i Zogut, ka shumë zinxhirë transmetimi dhe unë i kam përmbledhur ata në një vepër të veçantë. Ajo që dua të them është se, kur të tërë këta zinxhirë transmetimi mblidhen bashkë, nuk të lënë asnjë më asnjë shteg dyshimi. Për sa i përket Hadithit të Gadiru’l-Humit, sërish theksoj se zinxhirët e transmetimit të tij janë të mirë dhe rishtas unë i kam përpiluar në një vepër në veçanti”.

(Imam Dhehebiu, “Tedhkiretu’l-Huffadhi” (Përkujtimi i Hafidhëve), vëll. 3, fq. 1403, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

 

Përfundim:

“Rikujtojmë dhe theksojmë, se Hadithi i Gadiru’l-Humit, është shënuar dhe përcjellur, vetëm me zinxhirë të vërtetë transmetimi, madje sipas rrëfimeve të disa muhaddithëve sunnitë, është shënuar dhe përcjellur në mënyrë të pashkëputur. Për më tepër duam të bëjmë të ditur, se disa muhaddithë sunnitë, kanë shkruar vepra nga fillimi deri në fund, në të cilat janë përmbledhur të tërë zinxhirët e transmetimit të Hadithit të Gadiru’l-Humit. Megjithatë pohimi i së vërtetës, nga ana e këtyre dijetarëve të nderuar të shkencës së hadithit, kërkon një zemër të pastër dhe një zbatim të adhurimit, ndërgjegjies dhe përgjegjësisë fetare. Fatkeqësisht njerëz si Ibn Hazmi, Ibn Tejmijje, dhe Taftazaniu, të cilët janë armiq të hapur, të Ehli Bejtit, janë të privuar nga këto vlera të larta”.

“Në veprën e tij me titull: “Lisanu’l-Mizani” (Peshorja e Gjuhës), Ibn Haxher Askalani, përcakton kriterin matës, të vlerësimit të hadithëve, të Ibn Tejmijjes si vijon: “Ibn Tejmijje, ashtu siç ka hedhur poshtë padrejtësisht, shumë hadithë të vërtetë të argumentuar, nga dijetar Hili, ka shkuar shumë larg, madje në skajin më ekstrem, në mohimin e një larmie hadithësh të vërtetë”.

(Ahmed Ibn Ali Ibn Haxher Ebu Fadl Shafiiu, ose siç njihet ndryshe, Ibn Haxher Askalani, “Lisanu’l-Mizani” (Peshorja e Gjuhës), vëll. 6, fq. 319, viti i botimit 1406 sipas mërgimit islam / viti 1986 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni Botëror”, Vërtetimi Nga Këshilli i Zyrës së Diturive Osmane, Hajdarabad, Indi, Botimi i Tretë, Bejrut, Liban).

“Gjithashtu në veprën e tij me titull: “Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë) përkufizon: “Ibn Tejmijje, si kundërpërgjigje ndaj veprës së shkruar, nga dijetar Hili, ka kundërshtuar dhe mohuar aktin e vëllazërisë mes mërgimtarëve mekkas, veçanërisht aktin e vëllazërimit, të të dërguarit të Allahut (l.m.t.), me Imam Aliun (p.m.t.), duke pretenduar: “Qëllimi i vëllazërisë mes dy njerëzve, është krijimi i lidhjes së miqësisë dhe dashurisë në mesin e tyre, ndërsa vëllazëria mes dy mërgimtarëve mekkas, nuk mund të ketë asnjë lloj kuptimi!” “Më tej Ibn Haxher Askalani shton: “Këto fjalë i përkasin një njeriu, i cili nuk është aspak në dijeni, të urtësisë së kësaj shkence!”

“Ibn Haxher Askalani, “Fethu’l-Bari Fi’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Çlirimi i Qartë Në Shpjegimin e Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut)”, vëll. 7, fq. 271, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Muhibuddin Hatibi, Shtëpia Botuese: “Dituria”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban).

“Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, pasi e përcakton, si tejkalim në ektsrem, orvatjen e Ibn Tejmijjes, në cilësimin si të dobët, të Hadithit të Gadiru’l-Humit përcakton: “Synimi i hetimit tim, të përmbajtjes së Hadithit të Gadiru’l-Humit, është kundërpërgjigjia ime, ndaj cilësimit si një hadith i dobët, nga ana e Ibn Tejmijjes, së pjesës së parë të tij: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij” dhe si një hadith i shpikur, së pjesës dytë të tij: “O Allahu im! Duaje atë që do Aliun dhe armiqësohu me atë që është armiku i tij”.

“Më tej Shejh Albani vijon: “Duke u mbështetur, në pohimet e Ibn Tejmijjes, arrijmë në përfundimin se Ibn Tejmijje, e ka tepruar jashtë mase, duke shkuar shumë larg, në vlerësimin e një sërë hadithësh të mirë dhe të vërtetë, si hadithë të dobët dhe të shpikur, pra në përgënjeshtrimin e plotë të tyre, pa hetuar dhe shqyrtuar, aspak zinxhirin e transmetmit të tyre!”

(Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), vëll. 4, fq. 249, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Plotë”, Botimi i Parë, Damask, Siri).

“Si përfundim, duam t’iu bëjmë të qartë, se deri më tani, ne kemi paraqitur, vetëm përmbledhjet e shkurtuara, të atyre dijetarëve të shkencës së hadithit (muhaddithëve), të cilët e kanë vlerësuar, Hadithin e Gadiru’l-Humit, si një hadith i vërtetë, i cili zotëron, zinxhirë të vërtetë transmetimi. Për lexuesit që kanë dëshirë, që të mësojnë më shumë, ju lutemi që t’i adresohen, që nga faqja 294 e më tej e vëllimit të të parë, të veprës me titull: “Gadir” (Gadiri), e dijetar Eminit, sepse ky i fundit, përmend një për një, emrat e dyzetëetre dijetarëve të Ehli Sunnetit, të cilët kanë miratuar dhe pohuar, vërtetësinë e Hadithit të Gadiru’l-Humit”.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Burimi: Medya Şafak