Aleppo: E vërteta që media perëndimore refuzon të trasmetojë
Pse vallë, duke pasur parasysh se historitë rreth masakrave që pretendohet të jenë kryer nga ushtria siriane janë bërë tituj të lajmeve në mbarë botën, dhe disa njësi të organizatave ndërkombëtare të mediave ndodhen në Aleppo, pse nuk vjen qoftë edhe një agjenci ndërkombëtare e medias në Qendrën e Regjistrimit për t'i intervistuar vetë refugjatët e vendosur këtu? Ne ishim të vetmit që e kemi vizituar këtë vend. Këta njerëz, të cilët i kanë jetuar ai kohë krah terroristëve janë të gatshëm për të folur dhe treguar të vërtetën, megjithatë mediat marrin për të mirëqena pretendime të paverifikueshme të ardhura nga burime shumë të dyshimta.
Këtë mëngjes vizituam në Xhibrin qendrën kryesore të ngritur për të bërë regjistrimin e të gjithë refugjatëve brenda vendit nga Aleppo Lindor. Këta persona që janë të regjistruar në këtë qendër për arsye humanitare arrijnë të kenë akses në shërbimet publike, para se të zhvendosen tek të afërmit e tyre që jetojnë në pjesë të tjera të Sirisë, në qoftë se kanë të afërm (shumica e tyre kanë), ose në qendrat e tjera të pritjes, ku u janë siguruar strehim, ushqim dhe shërbime të tjera. Gjatë dy javëve të fundit, në këto qendra janë regjistruar 95,000 refugjatë, megjithatë mendohet se mund të jenë edhe 10.000 të tjerë të cilët nuk janë regjistruar. Brenda këtyre dy ditëve të fundit me mijëra njerëz kanë mbërritur në këtë qendër. Është e rëndësishme të bëjmë të qartë se këtë vizitë e kemi realizuar duke marrë papritmazi një taksi, pa shoqërimin e qeverisë apo të ushtrisë, madje edhe pa njoftim paraprak. Askush nuk e dinte që ne do të vinim.
Qendra është e mirë-organizuar. Gjysmëhëna e Kuqe Siriane ka ngritur tenda në dispozicion të qytetarëve që ofrojnë informacion në lidhje me të gjitha shërbimet e mirëqenies sociale në dispozicion, gjithashtu në këto tenda ofrohet kujdes mjekësor falas. Aty presin në gatishmëri ambulanca që përdorën në raste të jashtëzakonshme për të transportuar pacientët urgjent në spital. Gjithashtu shpërndahet ushqim falas nga Gjysmëhëna e Kuqe Siriane dhe nga ushtria siriane; përveç këtyre pamë edhe një konvoj të kamionëve rusë që sjellin ndihma. Së fundmi, në këtë territor gjendet edhe një spital rus, i cili ofron trajtim të menjëhershëm mjekësor.
Në mesin e mijëra refugjatëve mund të shihej shumë konkretisht ndjesia e qetësisë. Të gjithë ishin të entuziasmuar për të folur, edhe ne gjatë ditës së djeshme dhe të sotme kemi intervistuar disa prej tyre. Të gjithë thanë të njëjtën gjë. Ata thanë se më parë jetonin në frikë. Ata na raportuan se luftëtarët terroristë u kishin thënë të gjithë ata që do të tentonin të kalonin që anën perëndimore të qytetit do të vriteshin nga ushtria siriane, kur përkundrazi vetë ata kishin vrarë shumë persona që ishin përpjekur të largoheshin - burra, gra dhe fëmijë. Një grua, ndërsa na tregoi se si vetëm pak ditë më parë një nga djemtë e saj u vra nga rebelët, ndërsa tjetri ishte rrëmbyer prej tyre, nuk arriti dot t'i fshihte lotët. Ata gjithashtu kishin vranë këdo që tregonte ndonjë shenjë se ishte mbështetës i qeverisë. Refugjatët na treguan gjithashtu se për "rebelët" vetëm ata që i mbështesin ata ishin "myslimanë të vërtetë", ndërsa të gjithë të tjerët janë "të pafe" dhe e meritojnë të vdesin.
Gjithashtu, ata na treguan se gjatë atyre ditëve u jepnin shumë pak për të ngrënë, ata nuk mund të merrnin asgjë nga ndihmat humanitare që u dërgohej, ose mund t'iu shiteshin me çmime shumë të larta. (Një mjek i cili kishte punuar për javë të tëra me refugjatët, mbrëmë më shpjegoi se në një zonë që është çliruar së fundit, është gjendur një magazinë e mbushur plot me ilaçe të firmave ndërkombëtare.) Shumica e refugjatëve na thanë se të gjithëve u ishin vrarë anëtarë të familjeve të tyre nga rebelët, gjithashtu ata na treguan për për vrasjet e përhapura, torturat, përdhunimet dhe rrëmbimet në mënyrë të vazhdueshme të rebelëve. Ata treguan se në momentin që dikush vendoste të largohej nga shtëpia e tij, pronat dhe të gjitha sendet e tij vidheshin menjëherë.
Një zotëri i moshuar, në një karrocë invalide, që është duke marë ndërkohë trajtim falas në Spitalin Field rus na tha se ai për tre vjet kishte kërkuar trajtim, po pavarësisht kësaj nuk i ishte dhënë. Ai vazhdoi kështu: "Falenderimi i takon Zotitqë tani jemi të lirë. Tani kemi për të ngrënë. Tani mund të jetojmë jetët tonë. Allahu e bekoftë Ushtrisë Siriane." Të gjithë u shprehën se ishin të lumtur që kishin mundur të dilnin nga rajoni dhe tani janë të lirë. Të gjithë refugjatët, pa përjashtim ishin lehtësisht të qartë për lehtësimin dhe lumturinë që i kishte kapluar duke qënë se ishin të lirë. Një grua u shpreh kështu: "Ky vend është një parajsë në krahasim me atë ku kemi jetuar gjatë kësaj kohe." I pyetëm nëse kishin parë ndonjë rast ku ushtria siriane kishte keqtrajtuar ndokënd. Ata thanë se nuk kishin parë kurrë një gjë të këtillë. Një zonjë tjetër na tha se: "Ata na ndihmuan për të shpëtuar dhe na japin ndihmë dhe për të ngrënë."
Për këtë arsye kam ngritur dy pyetje:
1. Në këto momente, të gjithë dhjetë mijëra njerëz që janë arratisur nga Aleppo Lindor po marrin ndihmë nga Gjysmëhëna e Kuqe Siriane, Ushtria Siriane dhe rusët. Pse asnjë nga organizatat ndërkombëtare nuk po i ndihmon ata?
2. Pse vallë, duke pasur parasysh se historitë rreth masakrave që pretendohet të jenë kryer nga ushtria siriane janë bërë tituj të lajmeve në mbarë botën, dhe disa njësi të organizatave ndërkombëtare të mediave ndodhen në Aleppo, pse nuk vjen qoftë edhe një agjenci ndërkombëtare e medias në Qendrën e Regjistrimit për t'i intervistuar vetë refugjatët e vendosur këtu? Ne ishim të vetmit që e kemi vizituar këtë vend. Këta njerëz, të cilët i kanë jetuar ai kohë krah terroristëve janë të gatshëm për të folur dhe treguar të vërtetën, megjithatë mediat marrin për të mirëqena pretendime të paverifikueshme të ardhura nga burime shumë të dyshimta. Shkatërrimi i çdo forme të gazetarisë investigative të besueshme, që në një kontekst ka rëndësi globale është krejtësisht tronditëse.
Sot është bërë me dije marrëveshja për dëbimin e 4000 luftëtarëve terroristë nga Aleppo ka dështuar duke qënë se luftëtarët kanë refuzuar që t'i përmbahen kësaj marrëveshjeje. (Nuk kam ndonjë informacion për detajet, por nëse mendojmë rreth kësaj gjëje ... Nuk ka asnjë arsye të logjikshme që qeveria siriane të ketë ndonjë pretendim për të prishur këtë marrëveshje, duke qënë se zbatimi i saj do të sjellë çlirimin e plotë të qytetit!) Është raportuar se luftëtarët kanë refuzuar që të largohen, apo që t'i lejojnë civilët që të largohen.
Refuzimi i mediave perëndimore për të raportuar në mënyrë objektive, ose për të mbledhur informacione të sakta nga mijëra civilë të ardhur nga Aleppo Lindor, të cilët janë të gatshëm për të ndarë me ata historitë e tyre, ndërsa nga ana tjetër dhënia e besueshmërisë së plotë për terroristët pa asnjë informacion paraprakisht të verifikueshëm mbi pretendimet e tyre nuk është asgjë më shumë sesa një gjë e turpshme.
Çdo gjë që kam parë dhe dëgjuar në Aleppo nga civilët që vinin nga të gjitha komunitetet, nga Lindja dhe Perëndimi; gjërat që kam dëgjuar dhe nga bisedat me mjekët, me bashkësitë fetare dhe me njerëzit e ushtrisë siriane si dhe dëshmitarët që kanë rrezikuar bombardimet në të dy anët, më bindin edhe më shumë se raportet e publikuara nga media perëndimore janë fabrikime të shtrembëruara të tmerreve që janë duke ndodhur në zonat e kontrolluara nga "rebelët". Dhe ende, mediat refuzojnë që të dëgjojë dëshmitë e vetë popullit.
Shënim: Krishtlindjet po afrohen në Siri. Ky është një vend dhe një qytet, në të cilën njerëzit e të gjitha besimeve janë të lirë për të bërë adhurimet e tyre fetare; ku xhamitë dhe kishat qëndrojë krah për krah; dhe ku muzika e Krishtlindjeve dëgjohet në kafe dhe restorante të ndryshme. Dhe ende bota po mban zi për humbjen e ekstremistëve në Aleppo që prishin vendet e adhurimit të të krishterëve dhe të myslimane, dhe që thernin çdokën që nuk ndiqte ideologjinë e tyre të turpshme.
Andrew Ashdown është një prift i një kishe angleze në Sirir që merret me marrëdhëniet mes të krishterëve dhe myslimanëve. Gjatë ditëve të fundit ai kishte vizituar Aleppon. Ky shkrim është një raport që ai ka publikuar në Facebook, të cilin e ka përgatitur në lidhje me vizitën e tij (më 14 dhjetor).
Burimi: Talfanzine.info / Medya Şafak