Liban

'Tekfiristët devijuan nga Islami origjinal'

"Tërheqja e Daesh-it (ISIS-it) nga fushë-betejat e ndryshme është konsideruar si një fitore e madhe për të Rezistencën e Boshtit", theksoi Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut

Shejh Na'im Kasim, zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, është takuar me një delegacion nga Lëvizja e  Reformës dhe Unitetit të Libanit, e kryesuar nga kryetari i lëvizjes, Shejh Maher Abdul-Razzak.

Shejh Kasim tha: "Ditët e ardhshme do të përcaktojnë se qëndrimet e dijetarëve trima në mbështetje të Boshtit të Rezistencës kundër fenomenit terrorist tekfirist janë plotësisht të sakta dhe të mençura, sepse tekfiristët kanë komplotuar kundër muslimanëve  kërkojnë t’i devijojnë ata nga Islami origjinal dhe  t'i bëjnë ata t’i harrojnë shkeljen e të drejtave palestineze. "

"Për shkak të veprimeve të Boshtit të Rezistencës, Daesh (ISIS) është në proces të tërheqjes nga fusha të ndryshme dhe kjo është konsideruar si një fitore për të Boshtin e Rezistencës, kjo forcon Unitetin Islamik, theksoi ai..

Shejh Kasim vazhdoi duke shtuar, "Hizbullah është i palëkundur përkrah aleatëve të tij të koalicionit, duke shtuar se nuk ka asnjë problem apo veprim i cili mund të distancon  aleatët nga Hizbullahu, edhe pse armiqtë kërkojnë të dëmtojnë këtë koalicion duke përhapur dhe rritur gënjeshtra."

Anëtari i lartë i Hizbullahut vuri në dukje: "Ne kemi besim në mundësitë e tyre dhe me durim dhe këmbëngulje, ne do t’i krijojmë sukseset lokale dhe rajonale."

Burimi: TNA