PKK fajtorë të sulmeve, sot është shpallur ditë zie për Turqinë
Sot është shpallur ditë zie në Turqi, pas sulmeve të mbrëmshme në Stamboll, njofton zyra e kryeministrit të vendit.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë “Anadolu” raporton se zyra e kryeministrit ka njoftuar përmes një komunikate se e diela (sot), do të jetë ditë zie në vend.
Turqia u godit mbrëmë nga dy sulme, një me makinë-bombë jashtë stadiumit “Vodafone Arena” në Stamboll, dhe nga një tjetër vetëvrasës afër një parku, pas vetëm një minute.
Të paktën 44 persona u vranë dhe 155 të tjerë u plagosen në këtu dy sulme.
Shumica e të vrarëve janë policë, është raportuar. Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por Turqia i fajëson PKK për ato.