50 shtete marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Unitetit Islamik në Iran
Edicioni i 30-të i Konferencës Ndërkombëtare për Unitetin Islamik do të mbahet në kryeqytetin e Iranit, në Teheran, më 15 deri më 17 dhjetor 2016
Sipas Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave Islame të Mendimit (WFPIST), i cili organizon ngjarjen, tema e konferencës së këtij viti është "Unitetit dhe Domosdoshmëria e Kundërvënies së Rrymave Tekfiriste”.
Figura të shquara muslimane dhe mendimtarë nga mbi 50 shtete, duke përfshirë këto shtete Malajzia, Rusia, Indonezia, Iraku, Libani, SHBA, Britania, Australia, Tunizia, Kina, Egjipti, Tajlanda dhe Algjeria do të marrin pjesë në conference.
Roli i rrymave tekfiristë në nxitjen e përçarjes në mesin e muslimanëve, nevoja për luftën kundër rrymave tekfiriste në mënyrë për realizimin e Unitetit Islamik, rreziku i rrymave tekfiriste për çështjen e Palestinës, dhe përdorimi i regjimit sionist të rrymave tekfiriste janë në mesin e temave që do të diskutohen në këtë ngjarje tre-ditore.
Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave Islame të Mendimit (WFPIST) organizon Konferencën Ndërkombëtare me rastin e përvjetorit të lindjes të Pejgamberit Muhammed (a.s.) dhe Javës së Unitetit Islam.
Dita e 17-të e muajit Rebiul al-Avvel në kalendarin hënor sipas Hixhretit besohet nga muslimanëve shiitë se është përvjetori i lindjes së Profetit Muhammed (a.s.), ndërkohë që muslimanët sunnitë e konsiderojnë ditën e 12-të të muajit, si ditëlindjen e pejgamberit të fundit .
Intervali midis dy datave përkujtohet çdo vit si Java e Unitetit Islamik.
Themeluesi i Revolucionit Islamik, Imam Humejni (r.a.) e ka shpallur këtë rast si Java e Unitetit Islamik në vitin 1980.
Burimi: IQNA News