Kerkimet Filozofike Fetare

Për të arritur deri tek Allahu duhet përshkuar një rrugë e gjatë duke përdorur mjetet e duhura

Ajetullah Xhevadi Amuli
Ajetullah Xhevadi Amuli

Imam Hasan Askeri (a.s) urdhëron: Që t'i afrohesh Allahut dhe të arrishë në statusin e duhur të afërsisë pranë Tij duhet ndjekur një rrugë e gjatë; mjeti më i përshtatshëm për të përshkuar këtë rrugë është namazi i natës.

Gjatë cermonisë së organizuar për të përkujtuar rënien dëshmor të Imam Hasan Askerit (a.s), Ajetullah Xhevadi Amuli ka folur mbi këtë thënie të trasmetuar nga kjo figurë enderuar. Ajetullah Amuli, duke i vënë theksin faktit se namazi i natës e përforcon shumë lidhjen e robit me Allahun theksoi se sipas trasmetimit të Imam Hasan Askerit, që t'i afrohesh Allahut dhe të arrishë në statusin e duhur të afërsisë pranë Tij duhet ndjekur një rrugë e gjatë. Më pas vazhdoi kështu: Nuk mund të nisesh për një rrugë të gjatë pa një mjet të duhur: mjeti më i përshtatshëm për të përshkuar rrugën e gjatë drejt Allahut është adhurimi i namazit të natës. Nëse vërtetë dëshironi të jeni të [astër dhe nëse dëshironi të ndjeni kënaqësinë e vëretë të kësaj bote duhet tëpërfitoni nga begatia e vaktit të seherit (koha para lindjes së diellit)

Ajetullah Amuli ka theksuar gjithashtu se mëkatet janë ato që e privojnë njeriun nga falja e namazit të natës, më pas ka vijuar kështu: Shpeshherë, një njeri i cili e ka humbur shqisën e nuhatjes, kur sheh një ushqim që në pamje është i bukur e dëshiron atë. Kur në të vërtetë ai ushqim është i prishur dhe mbart një armoë shumë të pakëndshme; nëse do të mund ta ndjente këtë aromë nuk do ta dëshironte kurrë. Nga ana tjetër, një njeri që nuk mund të shohë shpeshherë mund të ndikohet nga aroma e këndshme e një ushqim të papastër dhe e dëshiron atë. Kur në të vërtetë, nëse do të mund të shihte papastërtitë në atë ushqim nuk do ta preferonte kurrë... Namazi i natës i jep njeriut mendjemprehtësi; i jep atij aftësinë për të parë të vërtetat.

Kur’an-i Kerim na flet për faktin që Hz. Jakubi arrinte që të ndjente aromën e këmishës së Hz. Jusufit nga tetëdhjetë qytete larg... Ne të harrojmë të ndjejmë aromën nga 80 qytete larg; të paktën a mund ta ndjejmë aromën e parave të pista të zgjatura në mes të dosies poshtë kësaj tryeze?! Nëse nuk arrijmë ta ndjejmë aromën e keqe të korrupsionit dhe të parasë së paligjshme, a nuk duhet të marrim kurën e nevojshme?!...

Ajetullah Amuli është shprehur kështu: nëse një besimtar i përulet ndokujt i cili është i njëjtë me atë, atëherë ky është një poshtërim dhe degradim për atë. Një besimtar nuk i përulet askujt përveç Allahut dhe nuk ka nevojë për ndihmën e askujt përpos Allahut.

Burimi: Rasthaber