Në Iran po ndërtohet fabrika më moderne në Lindjen e Mesme për prodhimin e insulinës
Kryetari i këshillit udhëheqës së kompanisë Novo Nurdisk Pars ka bërë me dije se do të ndërtojnë në Iran fakrikën më moderne dhe më efikate të prodhimit të insulinës në Lindjen e Mesme.
Xhem Ozenc, kryetari i këshillit udhëheqës së kompanisë Novo Nurdisk Pars gjatë fjalimit të tij që ka mbajtur në sipoziumin e prezantimit të projektit ka bërë me dije se punimet për ndërtimin e fakrikës më moderne të prodhimit të insulinës së Lindjes së Mesme do të fillojnë muajin e ardhshëm.
Kryetari i këshillit udhëheqës së kompanisë Novo Nurdisk Pars është shprehur se në momentin që kjo fabrikë do të fillojë të japë shërbimet e saj nuk do të mbetet më nevoja që të importohen nga vendet e tjera ilaçet e nevojshme për të sëmurët me diabet, madje për më tepër këto ilaçe që do të prodhohen aty do të jenë të gatshme që të eksportohen.
Novo Nurdisk ka shpjeguar se insulina është ilaçi më i besueshëm për të sëmurët me diabet dhe që jep efekt të menjëhershëm, duke zgjatur kështu efektin e saj edhe për një kohë më të gjatë, gjë që mundëson që të sëmurët të kenë nevojë për ta injektuar vetëm një herë në ditë.