Libani zgjodhi kryetarin e ri, Michel Aounin
Parlamenti libanez ka zgjedh kryetarin e ri të shtetit, ish gjeneralin krishter Michel Aounin. Pas dy vite e gjysmë, pasi që vendi i kryetarit ishte bosh, gjenerali Aoun më në fund në rrethin e dytë arriti të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave, saktësisht 2/3 e votave nga 128 deputet të parlamentin libanez. Michael Aoun është lider i “Lëvizjes së lirë patriotike” dhe gjatë votimeve të kaluara zgjedhjen e tij e bllokonte ish kryeministri Saad Hariri, përfaqësues i popullatës sunite në vend si dhe lideri i druzëve libanez Walid Jumblat. Në shkurt të këtij viti Aouni fitoi përkrahjen e partive shiite Hezbollah dhe Amal dhe partive të vogla Baath dhe SSNP si dhe pjesën më të madhe të krishterëve libanez, e pas kësaj mbështetje të gjerë më në fund u detyrua që edhe partneri i koalicionit të Saad Haririt Samir Geagea ta përkrah. Pas kësaj edhe partia e Saad Haririt votoi për gjeneralin Aoun, që në këmbim të kësaj të zgjidhet Saad Hariri kryeministër i ri i Libanit. Sipas kushtetutës së Libanit parashihet që kryetari i Libanit të jetë nga radhët e të krishterëve, ndërsa kryeministri nga radhët e myslimanëve.
Pas betimit në parlament, kryetari i ri Michel Aoun ka mbajt një fjalim në parlament. Ka theksuar në mes tjerash rëndësinë e sjelljes së ligjit të ri zgjedhor i cili do të përfaqësojë të gjithë pjesët e shoqërisë libaneze, me theks të veçantë se qëllimi kryesor i tij do të jetë lufta kundër korrupsionit. Njashtu ka theksuar rëndësinë e rezistencës dhe çlirimin e hapësirave libaneze të okupuara nga ana e shtetit sionist, dhe ka shtuar se Libani me veprime parandaluese do të luftojë kundër kërcënimeve të terrorizmit global.
Libani ka mbet pa kryetar shteti që nga viti 2014, kur ish kryetari libanez Michel Sleimani ka braktis postin e tij, dhe prej asaj kohe partitë libaneze nuk kanë mundur të dakordohen për zëvendësimin apo zgjedhjen e kryetarit të ri libanez. Izraeli është i zhgënjyer me zgjedhjen e kryetarit të ri të Libanit Michel Aoun, ndërsa gazeta ditore izraelite Israel Today ceku se zgjedhja e gjeneralit Michel Aoun do të thotë se”fituesi më i madh” është pikërisht Lëvizja e Hezbollahut dhe sekretari i saj i përgjithshëm Hasan Nasrallahu.
Burimi: Alter Mainstream Info