Ministri Hyseni ende nuk ka kthyer asnjë përgjigje Amnesty International
Letra e plotë e organizatës Amnesty International, e datës 29 shkurt 2016, drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, lidhur me arrestimet brutale dhe shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera nga Policia e Kosovës kundër aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! pas manifestimit paqësor të datës 28 nëntor 2016.
Ministri Hyseni ende nuk ka kthyer asnjë përgjigje dhe nuk ka ndërmarrë asnjë masë ndaj zinxhirit komandues të Policisë së Kosovës që drejtoi operacionin policor kundër subjektit më të madh opozitar në Kosovë në datën 28 nëntor 2016. Sakaq, 78 paditë penale kundër Policisë së Kosovës, të ngritura në datën 18 dhjetor 2015 nga aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që u arrestuan dhe keqtrajtuan atë ditën, ende nuk janë trajtuar nga gjykatat e Kosovës.